LAJMI I FUNDIT:

Baza e reformës zgjedhore dhe përfaqësimi rajonal

Baza e reformës zgjedhore dhe përfaqësimi rajonal

Reforma zgjedhore e cila ka mbetur e pa kryer për shkak të neglizhencës se subjekteve politike. E vërteta është se që të gjithë ata që synojnë që të përfaqësojnë qytetarët (në Parlamentin e Kosovës), sidomos partitë politike që kanë ndikim, duan dëshirë që Kosova të mbetet vetëm një Zone Zgjedhore, sepse kështu mendojnë se marrin vota edhe në rajone të tjera. Por, si pasojë, ky përfaqësim nuk është i drejtë në vetvete, sepse nuk është përfaqësim real i votueseve. Kjo reformë e sotme zgjedhore prodhon më shume përfaqësues në disa rajone të Kosovës se sa do ishin në realitet. Ndërsa, një pjese e saj mund të mbetet pa përfaqësues adekuatë. Ky përfaqësim fatkeqësisht do të duhej bërë edhe në institucione tjera të Kosovës, e veçmas ne qeveri, sepse aty ka rajone që përfaqësohen shumë, por që nuk e kanë fuqinë e elektoratit.

Dikush mund të arsyetohet me dëshirën se ai që formon qeverinë ka të drejtën për këtë. Sepse zgjedh kënd të dojë. Jo. Edhe aty përfaqësimi do të duhet të jete sa me i denjë, sepse ta zëmë që dega e partisë ne pushtet diku ka një mbështetje më të fuqishme elektorale, ndërsa diku jo. Për këtë, përfaqësimi duhet bërë ashtu që mos të nënçmohen votuesit e shumtë që i kane disa degë, si Ferizaj, Gjilani, Podujeva dhe Kamenica. Pra, ky përfaqësim nuk është i drejtë, sepse nuk shpërndahet fuqia e elektoratit.

Dega e PDK-se në Podujevë ka diku afër dhjetëmijë vota, por që ne qeveri ka nja dy apo tre zëvendësministra. Kjo ka ndikuar dhe ndikon ne elektorat, i cili shpesh pyet se si është e mundur që me këto vota Llapi mos të ketë ndonjë ministër ne qeveri. E dimë se është një ministre e lindur këndej pari, por kjo nuk ka e ka bazën votuese këndej. Edhe ndikimi ne këtë parti (në qendër) është fare i vogël, apo i parëndësishëm. Kjo nuk është ashtu tek partia kundërshtare LDK.


E meta më e madhe ne degën e PDK-së në Llap është se aty nuk ka demokraci të brendshme, ose ajo e ashtuquajtur demokraci dirigjohet nga individë të caktuar, siç ishte rasti në zgjedhjet për organet e degës ku anëtareve u sugjerohej se kush duhet votuar dhe kush jo. Pra, kjo ishte dhe është një praktikë e çoroditur e cila e ndrydh veprimin demokratik dhe s’ka të beje fare me mendimin dhe dëshirën për të zgjedh. Me një fjale, për fatin e degës të vendosin dy-tre individ, apo siç thotë Adem Demaçi, të rregullojnë punët ndrikullat. Në këtë rast organet e partisë më shumë janë paçavure të cilat miratojnë në stilin lepe-peqe. Kështu ka shkuar për zgjedhjen e kandidateve për deputetë dhe kështu me siguri do jete skenari edhe tani.

Ne këtë degë ka individë dhe anëtarë që janë bashkëthemelues të partisë, me aktivitet të gjate kombëtar dhe me shkollim të lartë, por që as sot, përkundër kontributit të dhënë për lirinë e Kosovës dhe sakrificën familjare, nuk mund ta gjejnë një pune për të jetuar.

Por, mos të harrojmë se ka të atillë që vijnë si parashutist të dërguar nga qielli e që sigurojnë vende të punës e favore të tjera. Kjo formë ishte praktikë e kahershme e cila duhet reformuar. Por, reformimi duhet bërë asisoj që masa e 70 për qind e kryesisë duhet të lirojë pozitat e veta për të hapur rrugën të tjerëve që në elektorat janë me të kapshëm

Me një fjalë: të themi se nuk ka funksionuar parimi i meritës e i dijes dhe kushteve tjera. Andaj, mendoj se këto dhe shume defekte tjera që e rendojnë jo vetëm degën e PDK-se në Llap, por edhe sistemin zgjedhor të Kosovës për përfaqësuesit e vet ne Parlament, dhe defektet tjerë që janë prezentë tek faktorët politik, duhet anuluar apo riparuar, sepse vetëm si të tilla e hapin rrugën drejt demokratizimit në subjekte politike, në shoqëri dhe ne institucionet tona. Tani këto parime mungojnë, dhe kështu nuk mund të shkojmë përpara, veçse t’ia rrahim krahët njëri-tjetrit. Madje besoj se votimi elektronik do ishte si një kusht për mos keqpërdorimin e votës se elektoratit. Ti marrim shembull vendet tjera.