LAJMI I FUNDIT:

Salltanet në Perzeren

Salltanet në Perzeren

Takimi i përbashkët i qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë me 11 Janar në Perzeren, u paraqit nga shumë faktorë politik dhe në publik si një e arritur e madhe, si një moment historik, apo edhe si “bashkim kombëtar” që atë ditë kinse paska ndodhur. E vërteta është se ndryshe nga trumbetimi pompoz, mbledhja e përbashkët ka qenë një takim formal, administrativ, kortezie, që vetëm ka ripërsëritur me një frazeologji të ndryshuar shumë nga ato që janë thënë deri tani.

Edhe marrëveshjet e nënshkruara për nga ndikimi në jetën politike, shoqërore, ekonomike dhe tregtare të shteteve dhe qytetarëve, nuk do të japin ndonjë rezultat fantastik për një të ardhme afat mesme. Ajo që duhet shënjuar ndërkaq është se megjithëse ka gjashtë vjet që Kosova po bën si shtet, pse një takim i tillë nuk u mbajt më parë? Unë kam bërë thirrje që në pranverën e vitit 2007 që jo vetëm qeveritë të mblidhen së bashku, por Kosova dhe Shqipëria të nënshkruajnë dokumentin e partneritetit strategjik me marrëdhënie speciale mes dy shteteve shqiptare. Ky hap akoma nuk po ndërmerret nga frika se mos po i prishet shija ndonjë prej fqinjëve tanë. Serbia qysh nën Voislav Koshtunicën si kryeministër, ka nënshkruar një marrëveshje të tillë me Republikën Serbe të Bosnjës, duke anashkaluar tërësisht shtetin boshnjak pjesë integrale e të cilit është rajoni serb atje.

Pse pra ky takim nuk ndodhi më përpara?


Sali Berisha sa ishte kryeministër, e që Kosovën e përdorte si poligon politik për shkarravitjen e politikës në Republikën e Shqipërisë, as edhe një herë nuk u kujtua që të takonte Qeverinë e Kosovës me ministrat e tij. Ai madje ka punuar në ngurtësimin e politikës mes dy vendeve shqiptare deri aty sa partneriteti tregtar i Kosovës me Maqedoninë akoma është më shumë se dyfishi i atij me Shqipërinë. Të gjithë e mbajmë mend aferën e patateve të Kosovës apo çimentos nga Shqipëria që priste në doganën e Morinës duke u karbonizuar.

Qeveria e Kosovës po ashtu ka treguar një ngurtësi persistente në hapjen e vendit përballë rajonit, duke u përqendruar në dy-tre sfera pune me efekte kryesisht anësore, por pa një hartografi të qartë se çfarë mundet dhe duhet të bëhet me shtetet përreth. Po ashtu, duke u përqendruar në procesin e dialogut me Serbinë, kjo qeveri ka dështuar të hapë horizontet e bashkëpunimit në të gjitha fushat e mundshme, duke demonstruar kështu qartazi mungesën e kapacitetit të të qënit në krye të detyrës dhe të politikbërjes gjithëpërfshirëse, atributi ky qenësor i çdo organi qendror ekzekutiv.

Megjithatë, takimi i dy qeverive duhet përshëndetur ngrohtësisht si akt i parë i vëllazërimit të njëmendët mes dy shteteve shumë të vogla, të cilat s’po dalin dot nga rrethi i të qënit shtete gati të dështuara, me korrupsion të lartë dhe siguri e ekonomi të dobët. Takimi po ashtu duhet përshëndetur, sepse mundet të jetë motor i lëvizjes së integrimeve hqiptare në të gjitha sferat e jetës, dhe si fuqi bashkimi edhe për shqiptarët e Maqedonisë, Çamërisë Malit të Zi dhe atyre të Luginës së Preshevës, por pse jo edhe të diasporës. Takimi po ashtu duhet të përshëndetet, sepse më në fund po fillon epoka e kuptimit dhe mirëkuptimit mes popullit shqiptar, proces i cili do të shpije pashmangshëm deri te bashkimi shpirtëror dhe krijimi i një bërthame të shëndoshë për kombin tonë në të gjitha sferat e jetës.

Sidoqoftë, salltanetet euforike, por edhe dalldisëse që janë vërejtur nëpër disa qarqe nga e shtuna e kaluar, nuk duhet të na verbojnë sytë. Aq më tepër kur vetëkënaqësia e shpiu Hashim Thaçin të deklarojë se “takimi mes dy qeverive shqiptare ka qenë ideali i Lidhjes së Perzerenit”. Athua harruam se ideali i delegatëve të Lidhjes ka qenë një qeveri për të gjitha trojet shqiptare, të shtrira në të katër vilajetet historike. Ndoshta gurët e kalldrëmit në qytetin e lashtë u kanë kujtuar dy qeverive tona të punojnë drejt këtij qëllimi madhor.

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Botë
Kalo në kategori