“Veç du me dalë jashtë vendit”! E dëgjon shpesh këtë shprehje te shumë nga të rinjtë e Kosovës të zhgënjyer, pa motiv dhe pa vizion për një të ardhme të ndritur në Kosovë, në gjendje lëngimi e pasiviteti.
Shumë të rinj që s’kanë pasë sukses në aplikimin për një vend pune, rëndom e dëgjojmë të thonë: “Nuk ka punë në këtë vend”. Pavarësisht asaj që Kosova nuk po shpërthen me vende pune, rinia sot duket të jetë jo konkurruese dhe këmbëngulëse për të qenë konkurrent në mënyrë që të mos arrijë aq lehtësisht në përfundime pasive të shprehjes së më lart.
Ajo çka të bën të mendosh është që pjesa më e madhe e rinisë ndjek një sjellje pasive dëshpëruese, depresive dhe agresive, duke kërkuar llogari veç ndaj shtetit e asnjëherë edhe ndaj vetes. Fatkeqësisht, shteti asnjëherë më shumë se sot nuk ka prodhuar pseudo-profesionistë me plot diploma dhe tituj, institucione plot me njerëz jo adekuat, që për një pjesë mjaft të madhe të rinisë përbën arsye zhgënjyese dhe arsyetim që procesi i rekrutimit në punë është jo i drejtë.
Kosovës sot më shumë se kurrë i duhet dije, intelektualë të rinj, specialistë e ekspertë të fushave të ndryshme, më shumë se diploma e militantë partish. Jo universitete që prodhojnë vetëm diploma e mentalitet oportunizmi.
Shumë nga të rinjtë sot ideal kanë pasurimin e shpejtë brenda natës, duke marrë shkas nga udhëheqja e vendit, ose në rrugë të botës me çdo mjet dhe mënyrë.
Gjendja e rinisë është në gjendje amullie. Pa kreativitet, imagjinatë dhe dinamizëm. Ka energji, por po e shpenzon kot. Rini pa të ardhme. Karakterizohet nga mungesa e vetëbesimit dhe e energjisë pozitive.
Gjatë vizitave nëpër shkolla të mesme has në të rinj që nuk e dinë drejtimin që do ta marrin. Rrugëzgjidhje shohin rrugët e botës ose rrugë të tjera për të zënë një vend pune: të gjesh dikë të njohur ose të japësh ryshfet.
Shoh të rinj që kalojnë ditën kot dhe presin t’u kalojnë orët e mësimit për të ikur vrap në kafene. I dëgjon të flasin, por pa ndonjë kuptim, qëllim, vizion. Sot “i riu” shqiptar qëndron mbi tetë orë koti në internet dhe në mënyra pasive e shqetëson e ardhmja e këtij vendi, për të mos thënë nuk e shqetëson fare.
Mund të theksojmë lirisht se Kosova viteve të fundit po vazhdon të prodhojë “analfabetë”; të rinj që vijojnë mësimin me mendje të ngatërruar. Prandaj, mund të pohohet lirisht: asgjë më shumë s’e ka penguar Kosovën të ecë drejt progresit viteve të fundit, sesa degradimi i sistemit edukativ e arsimor i cili po vazhdon të prodhojë mediokritet dhe injorancë.
Nëse mbesim në diagnozën dhe vëzhgimin pasiv të gjendjes, nuk shoh mundësinë që në një të ardhme të afërt të dalim nga hendeqet.
Ne kemi nevojë për “ udhëheqës” të denjë, për rini me prirje për të udhëhequr, për ta drejtua Kosovën përpara dhe jo për militantë partish dhe vazhdimësi e llojit të politikanëve që presin të pasurohen brenda natës.
Shpresoj që rinia shqiptare do t’i bëjë thirrje energjive të reja dhe potencialit rinor për të punuar me veten dhe për të mirën e vendit, se vetëm kjo sjell mbarësi dhe krijon forcën për të mundur çdo sfidë që ka kapluar vendin tonë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania