LAJMI I FUNDIT:

Nelson Mandela – “Madiba” i njerëzimit

Nelson Mandela – “Madiba” i njerëzimit

Pavarësisht nga këshilla që Stephen Colbert ofroi këtë javë, edhe pse vetë nuk jam nga Afrika e Jugut, unë po i referohem Nelson Mandelës si “Madiba” (figurë atërore), për të cilën kam arsyet e mia.

Gjatë fëmijërisë time në Shqipëri, emri i Mandelës përmendej rregullisht nga mediat që kontrolloheshin nga shteti. Vëmendja që Enver Hoxha i kushtoi Mandelës ishte sa hipokrite po aq edhe paradoksale duke pasur parasysh aparteidin që qeveria e tij ushtronte mbi popullin.

Në rini kalova shtatë vite në Afrikë, ku pata mundësinë për të parë nga afër sa magjepsës është ky kontinent. Lënda “Romani afrikan në gjuhën angleze”, që ndoqa si pasuniversitar në Kajro, më dha një mundësi tjetër për të mësuar edhe më shumë për vendlindjen e historisë së njerëzimit.


Në qershor 2007 shkova në Johanesburg për të dhënë një kumtesë në Universitetin e Witwatersrandit. Pavarësisht nga rëndësia e konferencës, e cila u përshëndet nga Graça Machel, gruaja e tretë e Mandelës, një nga motivet kryesore përse ndërmora udhëtimin e gjatë për në Afrikën e Jugut ishte të vizitoja Soveton, për të cilën kisha dëgjuar aq shumë, sidomos që nga protestat e vitit 1976.

Megjithëse tingëllon si klishe, në Soveto ka kaq shumë gjëra për të parë. Si sociolog nuk mund të mos vëreja hendekun e dukshëm midis milionerëve të saj dhe skamjes së atyre që banojnë në lagjet e varfra të cilat janë shfaqur pas përmbysjes së aparteidit. Me gjithë arritjet e rëndësishme gjatë dy dekadave të fundit, Afrika e Jugut mbetet një vend me pabarazi të mprehta sociale.

E rëndësishme është që kombi ylber, që Mandela ndihmoi të krijojë, e shikon të ardhmen me optimizëm. Kjo është përshtypja që krijova nga bisedat me kolegët nga Afrika e Jugut në Universitetin e Witwatersrandit, si dhe nga vizitat që bëra në Soveto tek shtëpia e Mandelës, ku banoi nga 1946-1962, dhe Muzeun Pieterson Hector, apo në Muzeun e Aparteidit, që ndodhet ndërmjet Sovetos dhe Johanesburgut.

Logjika e Colbertit se i vjen çudi kur dëgjon njerëz që nuk janë nga Afrika e Jugut t’i referohen Mandelës si “Madiba”, më sjell ndërmend argumentin e kundërshtarëve të Nënë Terezës se asaj nuk duhet t’i referohemi si “nënë” pasi nuk pati fëmijë vetë.

Mandela është “Madiba” i njerëzimit ashtu si edhe murgesha shqiptare është “nëna” jonë. Duke mbrojtur të drejtat e njerëzve të diskriminuar në bazë të ngjyrës së lëkurës, gjë që e bëri duke sakrifikuar lirinë e tij, Mandela dha kontributin e tij të rëndësishëm për të na rikthyer dinjitetin tonë kolektiv.

Në trend

Më shumë
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori