Shkrimi “Kundër standardit”, i Milazim Krasniqit, ka mjaft pasaktësi shkencore. Kështu, sipas M. Krasniqit, gjuha shqipe “është shkruar vetëm në shekullin XVI” dhe se rrethanat për shkrimin e saj u krijuan në periudhën e sundimit osman! Vërtet veprat e njohura shqipe datojnë nga shekulli XVI, por kjo nuk do të thotë se shqiptarët nuk kanë shkruar vepra në gjuhën e tyre para kësaj kohe dhe se ata zbuluan pikërisht veprën e parë të shkruar në gjuhën shqipe.
Mungesa e njohjes së veprave të mëhershme shqipe nuk do të thotë edhe mungesë e shkrimit të tyre. Nga vepra e Buzukut p.sh. sot njihet vetëm një ekzemplar i vetëm, por kjo nuk do të thotë se botimi i saj pati vetëm një ekzemplar. Sipas shënimeve të Pjetër Budit, ka ekzistuar shkrimtari Pali i Hasit, po ne ende nuk i njohim veprat e tij. Kështu, veprat shqipe të shkruara edhe gjatë shek. XVI e këtej, e lëre më ato para shek. XVI, u zhdukën për shkak të rrethanave të vështira dhe ne nuk i njohim. Ato nuk i njohim edhe për shkak se nuk janë bërë kërkime të nevojshme. Por, kjo nuk domethënë se ato nuk ekzistojnë.
Për ekzistencën e tyre studiuesit përmendin fakte të shumta. Sipas pikëpamjeve të Milazim Krasniqit, pasi veprat e njohura shqipe datojnë nga koha e robërisë osmane, në këtë kohë u lejua dhe pati rrethana të përshtatshme për shkrimin dhe krijimin shqip. Por, ishte e kundërta. Në rrethanat e robërisë osmane nuk kishte kurrfarë kushtesh të përshtatshme për shkrimin e shqipes. Shkrimi shqip dhe krijimi i veprave shqipe në ato rrethana nuk lejohej dhe ishte një veprimtari jashtëzakonisht e rrezikshme për autorët, si dhe për pronarët e tyre. Një sulltan turk pronarët e veprave shqipe i pati kërcënuar me djegien mbi turrën e druve. Zhdukja e veprave të hershme shqipe, prandaj, shpjegohet edhe me luftën e pushtuesit osman kundër shkrimit e krijimit shqip.
Milazim Krasniqi, i nisur mbase nga pikëpamjet e tij fetare, mohon kontributin jashtëzakonisht të madh të autorëve të vjetër shqiptarë, të cilët, në rrethanat e rrezikimit tejet të madh të gjuhës shqipe dhe të vlerave të tjera të identitetit kombëtar shqiptar nga pushtimi osman, luftuan për ruajtjen e gjuhës shqipe nga zhdukja e bastardimi dhe për kultivimin e saj, si një përbërës kryesor i identitetit kombëtar. Sipas Krasniqit, “është patentuar një version ideologjik, sipas të cilit gjuhën e kanë ruajtur dhe shpëtuar priftërinjtë katolikë Buzuku, Budi, Bardhi e Bogdani, që e shkruan këtë gjuhë në shekujt XVI e XVII?!” Nëse njohim dhe pranojmë kontributin e vërtetë të autorëve të vjetër shqiptarë për gjuhën shqipe, atëherë nuk mund të pajtohemi se lidhur me kontributin e tyre “është patentuar një version ideologjik”, siç thotë Krasniqi.
Përkundrazi. Autorët e vjetër shqiptarë dëshmuan një dashuri të jashtëzakonshme për gjuhën shqipe. Ata gjuhën shqipe e bënë gjuhë të shkrimit, të kulturës, të artit, të shkencës, të arsimit kombëtar dhe të kishës e besimit të tyre. Autorët e vjetër, sipas veprave të njohura, duke filluar nga Buzuku, u përpoqën për një shqipe të përbashkët. Niveli dhe bukuria e gjuhës së autorëve të vjetër shqiptarë ishin aq të admirueshme edhe nga rilindësit, aq sa, gjuhën e Bogdanit p. sh., Sami Frashëri e konsideronte si më të përshtatshme për bazë të gjuhës standarde shqipe etj. Prandaj, pohimi i M. Krasniqit, se: “Në fakt, që nga Rilindja kombëtare e këndej, gjuha shqipe ka qenë njëra nga argumentet më të fuqishme për identitetin e veçantë shqiptar dhe për idenë e krijimit të një shteti etnik shqiptar”, në radhë të parë duhet thënë lidhur me atë që bënë për gjuhën shqipe autorët e vjetër shqiptarë.
E vërteta është se lidhjet e ndryshme të shqiptarëve me Evropën i kanë rrënuar mjaft pushtuesit e ndryshëm, por kurrë nuk kanë mundur t’i shkatërrojnë tërësisht ato lidhje, ashtu siç del nga mendimi i M. Krasniqit se marrëdhëniet e shqiptarëve me Evropën nuk i shkatërroi pushtuesi osman, po pushtuesit para tij. Në qe se akëcili pushtues arriti të shkatërrojë tërësisht lidhjet e ndryshme të shqiptarëve me Evropën, atëherë kush i krijoi lidhjet e sërishme? Apo mos, për dikë, ato lidhje mungojnë tani?!
(Marrë nga: Shekulli)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri