LAJMI I FUNDIT:

Sërish mbetemi në fund të Evropës

Sërish mbetemi në fund të Evropës

Sot jemi shteti me demokracinë më të dobët në Evropë, jemi vendi Ballkanik me më së shumti njerëz që emigrojnë në perëndim. Ne kemi rreth 700 mijë shqiptarë emigrantë në Greqi e rreth 300 mijë "kosovarë" në Zvicër e po kaq në Gjermani e Itali e gjetiu. Dhe, shtetet shqiptare nuk ndajnë asnjë lek për një abetare të atyre trashëgimtarëve tanë, që ta mësojnë gjuhën e historinë e Atdheut të tyre, e të baballarëve të tyre.

Ne i përjashtojmë nga jeta sociale ata të cilët na i sjellin gjysmë miliard euro, që si shtet në kurrizin e tyre jetojmë. Ndërsa serbët pas 200 vitesh shkojnë në Shqipëri dhe shpikin “serbët myslimanë”. Në anën tjetër, në Medvegjë, Bujanovc e Preshevë, ironizohen shqiptarët; tkurren në lëkurën e tyre, e krahasimi me serbë të Kosovës me ta është e paimagjinueshme.

Kujdesemi të mos i lëndojmë të tjerët, e për të përbashkëtën tonë jemi tejet të pakujdesshëm, duke e mbyllur shtegun e lirisë së individit! Sot Shqiptaret janë më të izoluarit në Evropë, veçmas Kosova. Pse? Sepse ne nuk kemi personalitet, e identitet të shtetit të mirëfilltë, se politikanët janë të papërgjegjshëm.


Ekzistencën, lirinë e demokracinë e kemi të linçuar, ku të gjithë sot, të shkolluar e të pashkolluar, të rinj dhe pleq e ëndërrojnë migrimin "drejt tokave të premtuara", për një jetë më të mirë. Prandaj, të mos jetë sot vetëm një ditë e humbur e punës, në emër të kësaj feste shumë sublime të pavarësisë, por të reflektojmë, e të marrim përgjegjësi për punë të ndershme e më guxim, për ndryshime pozitive në shërbim të së sotmes, e të së ardhmes.

T’i kthehemi vetës sonë që nga zanafilla, t’i marrim ato vlera që na takojnë e të mos i lëmë në duart e të tjerëve. Do ritheksuar: gjërat e imëta e bëjnë tërësinë. Të kuptojmë se liria e individit, dhe perspektiva e tij (e shumicës) te ne, sot, është e varur në një fije merimange. Dhe kjo po na thërret në përgjegjësi më shumë së kurrë! Kjo përgjegjësi, ne na takon. Të mos i gëzohemi pasurisë më shumë se lirisë! Këtu është thelbi i madhështisë njerëzore!

(Marrë nga: Shekulli)

Në trend

Më shumë
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Kalo në kategori