LAJMI I FUNDIT:

Dasma e madhe për t’i ikur pyetjeve rreth nuses dhe familjes së saj

Dasma e madhe për t’i ikur pyetjeve rreth nuses dhe familjes së saj

Vëllezër dhe motra, ju e dini fort mirë se bajram nuk mund të ketë ai që mohon me fjalë dhe me vepër ramazanin dhe kurbanin. Sot, shumë njerëz i shoh të harlisur e të dalldisur me flamuj gjithandej duke festuar për një dëshirë dhe jo për një të vërtetë të prekshme. Penguesit historikë të kauzës shqiptare këtë pluhur e duan, ngase populli i mbërthyer prej emocioneve nuk do të pyet se ku mbeti amaneti i të parëve, ku jemi sot dhe përse kemi ecur me hapa të ngadalta duke u kthyer shpesh mbara me hapa të shpejtë. Madje dëgjoj për një marsh, marsh që në vend se ta ketë si pikënisje fakultetin, do të ishte shumë më i sinqertë të bëhet brenda vetë godinës së fakulteteve dhe brenda disa shkollave të mesme, të cilët me disa profesorë të shitur e të paditur, në të vërtetë mbytën e masakruan arsimin shqip, me këtë edhe kauzën shqiptare e njerëzore.

Të tjerët ia kanë gjetur fort mirë formulën shqiptarëve. Le të kalojnë kërkesat dhe faljet e tyre në folklorizëm e në mitizim, mënyrë kjo e përsosur për t’i harruar kërkesat e vërteta dhe padrejtësitë e shumta që sot bulëzojnë harbueshëm në mjedisin tonë.

Sot, sa njeriu vuan në burg pafajësisht, ndërsa në anën tjetër sa shkrime, vepra a fjalime në formë thirrjeje dhe kushtëzimi i dëgjojmë për fatin e tyre? Secili që sot me dalldi feston duke përqafur edhe kriminelin, të shiturin, servilin e spiunin vetëm pse mund ta ketë një flamur kombëtar në dorën e tij keqbërëse, le ta pyet veten ndershmërisht (kuptohet nëse pak grimcë ndershmërie i ka mbetur), fundja mos t’i përgjigjet askujt. Pyetja do të ishte: Çka kam bërë unë për këtë vend? Sa herë e ngrita zërin si intelektual e bujk për malin e padrejtësive? Kur isha vetëm me të tjerët teksa ata me përdhosjeje flisnin për shqiptarët, si u kundërpërgjigja unë ose heshta prore nga shkaku i frikës për një rrogë, ose për një mosprishje qejfit të atij që paska në dorë kruan ku unë furnizohem për çdo mëngjes të hershëm me ujë.


Vëllezër e motra, mund t’ju dukem i tepërt, por unë kam argumente të tepërta që mund ta mbroj këtë “tepri”! Unë qyshkur i largova emocionet, fillova të mendoj se sa të thatë që jemi, sa shumë e duam drejtësinë duke e urrejtur njëkohësisht njeriun e drejtë, si dhe sa shumë e duam bashkimin kombëtar duke i përqafuar penguesit e këtij bashkimi.

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Botë
Kalo në kategori