Një përpjekje e kryeministrit Hashim Thaçi për të na e shpjeguar se autostrada e kombit është projekt nacional, duke e mbrojtur vendimin e qeverisë së tij për ta mbajtur sekret nënshkrimin e kontratës, forcon bindjen – duke e bërë më reale – se është vjedhur në emër të kombit. Dhe pavarësisht rëndësisë së projektit, nuk duhet të heshtim, sepse vjedhja quhet vetëm vjedhje, s’ka emër tjetër.
Ende pa filluar autostrada, me ministrin e atëhershëm të Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limajn, dhe me kolegët e mi gazetarë, shkuam ta shikonim vendin se ku do të fillonte projekti “për bashkimin e kombit”. Që nga ai moment, e deri më sot kur ende nuk i dihet fundi, e kam përcjell ndërtimin e autostradës.
Kur udhëtimet e mia nëpër qytete, kalonin pranë autostradës, të gjithë kishim një pyetje: Deri ku do të vazhdojë? Morinë-Merdare. Morinë-Sllatinë. Morinë… Dhe askush nuk e kishte një përgjigje. Madje përgjigjen e kësaj pyetje nuk do ta dinte as kryeministri që e nënshkroi kontratën e fshehur.
Dhe, debati në lidhje me demokratizimin e Qeverisë këtu mbytet kur nuk bëhet publike një kontratë miliardëshe që prek interesat e çdo qytetari. Në thelb refuzimi i publikimit përkthehet qysh ndryshe, vetëm si një fshehje e së vërtetës dhe mbytje e pluralizmit. Është e pandershme që në emër të një projekti nacional që po quhet “Rruga e Kombit”, të zhvatet. Dhe tash kur u bë një inaugurim, ende askush nuk e ka idenë se sa ka kushtuar “Rruga e Kombit”.
Më e keqja është se kryeministri është thirrur tërë kohën se është projekt nacional për bashkimin e kombit dhe në emër të këtij procesi ka fshehur kontratën. Mendoj se më e pamoralshmja është kur dikush thirret në emër të kombit dhe në të njëjtën kohë keqpërdor fondet e bashkëkombësve. Përderisa nuk bëhen publike të gjitha transaksionet dhe kontrata, askush nuk ma ndërron bindjen se nuk është vjedhur në këtë autostradë.
Të gjitha shkrimet e mia dhe të kolegëve të mi për autostradën kanë qenë duke bërë përllogaritje dhe duke konsultuar ekspertë të fushës për të mos dalë të njëanshëm. Të gjitha shkrimet kanë dërguar në një pikë: s’ka transparencë.
Tash, kur kryeministri që e fillojë këtë projekt dhe inaugurojë, si për ironi, para balotazhit, është e udhës të del para qytetarëve dhe të tregojë se sa iu ka kushtuar qytetarëve kjo rrugë shumë e dobishme dhe shumë jo transparente.
Ndoshta për dikë mund të tingëllojë si antikombëtar që po shkruaj për një projekt kaq të mirë të Kosovës së pasluftës. Por, mendoj se edhe më antikombëtar është që në emër të kombit të vidhet dhe të keqpërdoret. Tradhtar duhet të shpallet ai që abuzon me paratë e taksapaguesve dhe atë në emër të kombit dhe nuk jep asnjë sqarim para tyre.
Mbi ç’bazë duhet të dyshuar se është vjedhur dhe keqpërdorur në këtë projekt? Devijimi i trasesë. Që nga fillimi deri në përfundimin e autostradës, traseja është devijuar disa herë. Në fillim projekti është quajtur Morinë-Merdare. Tash po na del se nuk ka vazhduar deri në Merdare. Një pjesë e projektit është devijuar duke u llogaritur edhe magjistralja autostradë. 20 kilometra rrugë nuk janë autostradë, por janë rrugë magjistrale.
Shpronësimet, që ka pasur ankesa edhe në media nga pronarët e atyre tokave që ka kaluar autostrada. Duhet të tregohet se ku është marr materiali, pasi është premtuar se ai material që hynë në punë në autostradë dhe që prodhohet në Kosovë, nuk do të importohet. E ka ndodhur e kundërta.
Të tregohet se sa punëtorë janë lënduar gjatë punimeve. Të tregohet se pse janë paguar aq pak punëtorët kosovarë në krahasim me të tjerët? Të tregohet se ka kushtuar kilometri i autostradës dhe nga kush është kontrolluar cilësia?
Përderisa nuk sqarohen shumë pyetje që janë shtruar gjatë kohës së ndërtimit të kësaj autostrade, kjo qeveri po tregon se është larg standardeve të transparencës.
Dhe nëse vërtet na e ka lehtësuar jetën autostrada duke na ofruar me vendet fqinje, prapë është e pajustifikueshme mos transparenca dhe vjedhja ne emër të kombit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri