Qemajl Krasniqi
Vëzhguesit e kujdesshëm e kanë ditur që në fillim se zgjedhjet e 3 nëntorit nuk janë vetëm zgjedhje lokale. Fillimi i konfigurimit politik në terren është dëshmia më e mirë për këtë. Në terrenin politik nëpër fshatra, lagje të qyteteve, kafeneve dhe gjithandej ku ka pasur mundësi të “vilet” vota, i kemi parë figurat qendrore të partive politike. Ruajtja e terrenit ka qenë qëllimi kryesor, sepse në këtë mënyrë rritet fuqia politike edhe në qendër.
Përdorimi i metodave të ndryshme, siç janë kontakti dorë më dorë, derë më derë, tubime hapura, tubime të mbyllura dhe joshje e keqpërdorim të pozitës shtetërore e keqpërdorim të buxhetit të shtetit, kanë karakterizuar fushatën për arritjen e këtij qëllimi “madhor”. Ofertat qindra milionëshe, pagesa e subvencioneve dhe mbështetja qeveritare në kulmin e fushatës, janë dëshmia më e mirë e mungesës së vizionit zhvillimor lokal. Them se kjo është e pasinqertë pasi që niveli i varfërisë në vend është në kufijtë alarmant, prandaj njerëzit kanë zgjedhur të pranojnë para në shkëmbim të votës.
Në këtë rast vije në shprehje thënia e popullit: “Më mirë një vezë sot, sesa një pulë n’mot”. Pra, pranimi i 10, 20 apo 30 eurove, marrja e kuponit për derivate për 10-20 litra, shpërndarja e mbushjeve të Vala-s për një votë, sigurisht se janë joshëse për atë që nuk ka asgjë. Të luash mbi fatkeqësinë e tjetrit nuk është humane, është e pandershme dhe parashikim i ndërtimit të një shteti mafioz me përmasa kriminale dhe me pasoja të rënda për vendin. Ai që të vjedh shpirtin, të vjedh edhe xhepin.
Konfigurimi politik nëpër komuna është i domosdoshëm. Shtrohet pyetja nëse do të ketë koalicione parimore, apo këto koalicione do të jenë kalkulime matematikore për “qëllime” më të rëndësishme. Formimi i koalicioneve lokale do të ketë ndikim edhe në koalicionet e së nesërmes në nivel vendi. Mirëpo, vlerësoj se një gjë e tillë nuk është shumë e shëndetshme për demokracinë dhe aq më pak e dobishme për qytetarët.
Subjektet dhe kandidatët që deri para zgjedhjeve kanë hedhur akuza nga më të rëndat ndaj njëri-tjetrit, befas e gjejnë veten në krah të njëri-tjetrit. Njerëzit e zakonshëm nuk i harrojnë këto ngjarje. Ata e kuptojnë se në raste të tilla bëhet politikë joparimore dhe se kjo është e ndërtuar mbi interesa të individëve, grupeve të individëve (që quhen parti politike), si dhe përmbushje e apetiteve egoiste të individëve e grupeve për përfitime nga pozita udhëheqëse.
Nëse bazohemi në faktin se në politikë nuk ka inate, por ka vetëm interesa, sepse në fund të fundit partitë politike janë grupe të interesit, atëherë qytetarët nuk mund të presin më shumë. Prandaj, perceptimi qytetar se “të gjithë janë hajna” vërteton atë që thashë pak më sipër. Të gjithë njësoj janë. “Më mirë një vezë sot, sesa një pulë n’mot”, duke zgjedhur të pranojnë ryshfetin për një votë, sepse e konsiderojnë këtë përfitimin e vetëm që mund të kenë nga partitë politike.
Kjo është shumë shqetësuese për nivelin moral të shumë politikanëve lokal e qendror, si dhe nivelin alarmant të vetëdijes shoqërore për të ndryshuar diçka. Në situatë të tillë morali nuk merr notë kaluese.
Përshkrimi kaq pesimist i gjendjes nuk do të thotë se nuk ka mundësi të gjenden mënyra për të rritur nivelin e moralit politik. Angazhimi i sa më shumë të rinjve në jetën politike, njerëz që kryesisht nuk janë marrë më parë me këtë aktivitet shoqërore, siç është rasti i Partisë së Fortë në Prishtinë, mendoj se është një mundësi më shumë që duhet shfrytëzuar. Madje edhe formimi i nismave qytetare, pa ndonjë lidhje me partitë ekzistuese politike, nga profesionistë të mirë dhe të ndershëm, do të kishte ndikimin e vet pozitiv. Vetëm të tillët do të bënin të mundur luftimin e grupeve mafioze të infiltruar në pushtet, evitimin e mashtrimeve dhe manipulimeve me masën e njerëzve. Kjo kërkon kohë, durim dhe përkushtim të madh, sepse kundërveprimi nga ana tjetër është shumë i fuqishëm, duke marrë para sysh edhe bazën e fortë materiale që tashmë kanë krijuar të pandershmit.
Sa do të jetë e mundur të bëhet kjo, vetëm mund të shpresojmë, mirëpo konsideroj se asnjë lloj integrimi euroatlantik nuk mund të ndodh pa këtë përmbysje të madhe. Kosova ka nevojë për klasë politike që reflekton nevojat dhe kërkesat e qytetarëve, e jo për elita politike që synojnë ruajtjen e ndikimit me çdo kusht dhe pa zgjedhur mjete.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti flet për Sara Kolamin: Nuk kam mundur asnjëherë të zihesha me të

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri