Panajot Barka
Karolos Papulias, në një akoma vizitë zyrtare në Shqipëri, në vizitën e dytë në postin e lartë të Presidentit të Republikës së Greqisë. Ajo që duhet thënë që në fillim është se Karolos Papulias do të shënohet në historinë e marrëdhënieve midis dy vendeve si arkitekt i tyre në gjysmë shekullin e fundit, pavarësisht nga fakti se kush është në krye të qeverive në Tiranë apo në Athinë. Papuliasi është politikani grek, i cili jo vetëm theu klishetë e një politike të mbërthyer në recetat e nacionalizmit të vjetër grek dhe bunkerizimit komunist shqiptar, por edhe politikani që hartoi një strategji të re për këto marrëdhënie, strategji e cila mbartte realitetin e marrëdhënieve midis dy popujve tanë, si dhe frymën e perspektivës evropiane.
Në këtë ndërmarrje prej me se 30 vjeçare Papuliasin e ndihmoi ndoshta origjina e tij epirotase, që e lejonte të njihte pozitivisht realitetin dhe aspiratën e të dy popujve, por edhe kultura e tij perëndimore. Papuliasi ishte i pari politikan grek që në mesin e viteve ‘80 e kuptoi nevojën imediate të Tiranës komuniste për hapje drejt perëndimit pas izolimit total dhe varfërisë së skajshme të popullit shqiptar dhe më 1985, nga posti i ministrit të Jashtëm grek në qeverinë e Andrea Papandreut, hapi dyert e ndryshkura të Kakavijës, për të realizuar takimin e parë të lirë midis dy popujve pas Luftës së Dytë Botërore.
Ishte po ky politikan, i cili pati guximin të shkelte mbi reaksionin e skajshëm të ekstremit nacionalist grek dhe më 1987, kur po si ministër i Jashtëm, ka meritën në firmën e Kryeministrit grek A.Papandreu në abrogimin e Ligjit të të Luftës, si aktin e fundit juridik nga pala greke që i jepte fund një realiteti inekzistent midis dy vendeve. Këtij politikani i takon në fakt merita e hartimit dhe përpunimit të kolonave të marrëdhënieve politike midis dy vendeve, sidomos në realitetet e reja të krijuara pas viteve 90’, me mijërat e emigrantëve shqiptarë në Greqi, marrëdhëniet e Tiranës me Athinën në raport me minoritetin etnik grek në Shqipëri, marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjët e organizmat ndërkombëtare dhe roli i Greqisë, ku spikati këmbëngulja e tij që Greqia të ishte përkrahësi permanent i Shqipërisë në integrimin e saj në strukturat Evropiane duke filluar me OSBE-në, Këshillin e Evropës etj. Po ashtu, misionet e Karolos Papulias në Shqipëri u përkasin gjithmonë momenteve kur marrëdhëniet midis vendeve hynin në zgrip e krizë të thellë dhe ai si arkitekt i prosperitetit të tyre vinte për t’i nxjerrë ato nga bataku.
Kujtojmë se ai ishte në Tiranë në nëntorin 1993, kur Shqipëria dhe Greqia kishin kaluar një verë nga më të nxehtat në historinë e tyre dhe hoqi, qoftë edhe përkohësisht, ato re të zeza (dëbimi nga Gjirokastra i arkimandritit Krisostom,mbyllja me dhunë e shkollave greke në Sarandë Gjirokastër e Delvinë, gjashtë kushtet e Micotaqisit etj.). Papuliasi nuk u tërhoq nga këmbëngulja e tij për të mënjanuar pasojat e krizës 94-96 midis dy vendeve. (Ngjarja e Peshkëpisë, arrestimi dhe gjyqi i të pestëve të OMONIA-s, të drejtat e minoritetit etnik grek në arsim dhe në marrëdhëniet në përgjithësi me shtetin shqiptar). Kësaj here ai ishte frymëzuesi i strategjinë së re në marrëdhëniet me Shqipërinë të sanksionuara në Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit midis dy vendeve nënshkruar në Tiranë më 1996 midis dy presidenteve të atëhershme të Republikës.
Presidenti grek Karolos Papulias vizitoi Shqipërinë edhe më 2005. Kësaj herë bëhet fjalë për një vizitë në Jug të Shqipërisë. Kjo vizitë ishte më së shumti një tregues i nevojës për çlirimin e marrëdhënieve midis dy vendeve nga zyrtarizmat e tepruara dhe zhvillimin e tyre në një frymë të thjeshtuar e pa protokoll, ashtu siç e kërkon realiteti i fqinjësisë së mirë. Por, kjo vizitë dhe me këtë mesazh, fatkeqësisht u shndërrua në një incident diplomatik. Papuliasi, ky politikan i butë dhe mik i popullit shqiptar, tregoi se nuk mund të komportonte incidente provokuese jashtë qëllimeve të fqinjësisë së mirë dhe se mirësia e tij nuk mund të përdorej nga askush. Tani është serish në Tiranë. Në një vizitë që deri para ardhjes së tij kaloi çuditërisht pa zhurmë nga mediat në Shqipëri. Ndoshta mendohet se Papulias bën një vizitë me shumë kortezie dhe nostalgjie në Shqipëri se sa një vizitë të një politikani të lartë të vendit fqinj. Por vizita e Pauliasit e ka sërish të njëjtin sens si deri më sot. Ai vjen në Shqipëri kur Tirana zyrtare ka adresuar drejt Athinës rreth shtatë çështje të historisë dhe të realitetit në marrëdhëniet midis dy vendeve, të parapara si kushte ndaj Athinës.
Pra, vizita realizohet kur ndjesia e Tiranës në marrëdhëniet me Greqinë mbetet e mbërthyer në konceptin e menaxhimit të krizave, kur përherë e me shumë po artikulohen në publik nevoja e rishikimit të historisë, kur në këtë valle po hyn se fundi edhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Presidenti i Republikës Greke Karolos Papulias, vjen në Tiranë me të njëjtin koncept strategjik për marrëdhëniet me Shqipërinë, atë të fqinjësisë së mirë, të bashkëpunimit e të mirëkuptimit në kuadrin e rrugës evropiane të Shqipërisë. Kjo do të thotë se nuk do të jetë aspak një vizitë honorifike e bërë nga një figurë honorifike. Do të flasë si mik i mirë e i provuar në një kohë të gjatë historike. Vizita e tij, është mesazhi i Athinës, në nivel presidencial, për këtë lloj marrëdhëniesh midis dy vendeve që Athina aspiron dhe që i duhet edhe Shqipërisë.
(Marrë nga: Shekulli)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

OKB-ja miraton rezolutën e hartuar nga Ukraina, SHBA-ja detyrohet të abstenojë nga mocioni i saj

Gjesti flet për Sara Kolamin: Nuk kam mundur asnjëherë të zihesha me të

Rizarta i drejtohet Gjestit: Kam kërkuar nga Vëllai i Madh që të mos fle më me ty

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri