LAJMI I FUNDIT:

Interesi kombëtar dhe fqinjësia e mirë

Interesi kombëtar dhe fqinjësia e mirë

Bashkim Pitarka

Fqinjësia e mirë ka qenë dhe mbetet jo vetëm nevojë, por edhe domosdoshmëri kudo në botë. Aq më shumë vlen kjo në Ballkanin tonë të trazuar, historikisht të përshkruar me luftëra e veprimtari shoviniste dhe ekspansioniste.

Kanë thënë në lashtësi: "Miqtë mund t’i zgjedhësh, por fqinjët jo". Shqiptarët fatkeqësisht kanë provuar ndër shekuj thënien e vjetër: "Paskemi patur një fat të zi me na ranë për pjesë do fqinj të keqin”!


Shqipëria, nën çdo regjim ka bërë përpjekje të sinqerta e ka ndërmarrë veprime të sinqerta e miqësore edhe ndaj Greqisë. Me popullin grek na kanë lidhur ngjarje të mëdha historike, por edhe gjëma e gabime të rënda që na kanë kushtuar shumë. Kjo jo për faj të dy popujve tanë, por për faj të qeverive të tyre dhe sidomos për ne shqiptarët, falë politikës dhe veprimtarive shoviniste e ekspansioniste që kanë ndjekur e ndjekin disa qarqe të caktuara të pushtetit dhe Kishës greke.

Qeveria jone është një qeveri e re dhe me një politikë të re, siç është programuar e propaganduar gjatë fushatës së zgjedhjeve. Politika e fqinjësisë së mirë sigurisht mbetet bazë e politikës së jashtme të vendit tonë, por ama tani e tutje, kësaj politike dhe veprimtarive konkrete, apo marrëveshjeve dypalëshe duhet t’u kushtohet kujdes i veçantë, sidomos në marrëdhëniet me Greqinë. Ndryshe mund të biem përsëri në gabime e hapa krejtësisht të rënda për interesat tona kombëtare (siç ndodhi me ish-marrëveshjen detare të nënshkruar nga qeveria e mëparshme), por edhe ndaj vetë marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Ju lutem qeveritarëve shqiptarë: Mos bini në ujdi "më jep, të jap", por vini në themel të çdo gjëje paqen e vërtetë dhe fqinjësinë e mirë, por mbi të gjitha interesat kombëtare. Venizellosi dhe Papulias pas tij, qofshin të mirëseardhur në Shqipëri. Uroj të vijnë me mendime e plane konkrete të fqinjësisë së mirë. Por ajo përfshirja në delegacionin zyrtar grek e tradhtarit Pirro Dhima, sikur nuk më pëlqen fort e nuk më duket një akt i menduar për mirë. Kujdes nga "dhuratat" greke!

(Marrë nga: Shekulli)

Në trend

Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

Magazina
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Magazina
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori