LAJMI I FUNDIT:

Agimi i Kuq

Agimi i Kuq

Nuk duken krejtësisht të plota informatat nga një artikull i një agjencie të lajmeve nga Shqipëria, për takimin e dhjetë burrave të Pireut me kokë tullace dhe bluza të zeza, që u mblodhën diku “për të dëgjuar ëndrrën e Agimit të Artë për një Greqi pa të huaj dhe me kufijtë e mbyllur hermetikisht e të rrethuar me mina”, sepse koha e dëshmoi se në vijë me këtë organizatë kanë vepruar edhe elemente të policisë greke.

Që pas shpërbërjes së ish-sistemit komunist në Shqipëri, nën presionin e kushteve ekonomike, mijëra shqiptarë emigruan në Greqi dhe në vendet të tjera të Evropës perëndimore.

Pa dyshim, çdo thyerje e një sistemi prodhon “mijëra” probleme për brezin e ri dhe lidershipet e partive politike, që ngritin programe politike, herë-herë me prioritete të paqarta të ngatërruara për kohën dhe në përpjesëtim të zhdrejtë me kapacitetet e duhura që i ka një vend.


Gjendja ekonomike në Shqipërinë postkomuniste ishte aq e rëndë dhe e zymtë, sa dukej nganjëherë e pashpresë. Emigrim i shqiptarëve në Greqi, përveç përfitimeve materiale që mund të ketë pasur mijëra familje shqiptare dhe vetë Shqipëria e dërmuar nga varfëria ekstreme, tani në shtypin shqiptar po dalin në sipërfaqe edhe pasojat e këtij emigrimi.

Raportet politike Shqipëri-Greqi nuk mund të thuhet se ishin edhe aq të mira, sepse mjaftë sfida që u krijuan për më shumë se gjysmë shekulli, ende nuk u zgjidhën si duhet, por ka pasur etapa që u “mbyllën sytë” që të shënohet ndonjë përparim në planin afatgjatë.

Shqipëria e dobët ekonomikisht, me ndikim të vogël në ndërtimin e politikave me interes nacional, e gjetur në pozitë tepër inferiore dhe e varur nga fuqitë zonale dhe rajonale, më shumë ka ndjekur “vijën e butë”, që të mos përplaset me të tjerët, sepse disa veprime politike mund ta kenë pasur edhe koston e vetë.

Në asnjë shtet perëndimor nuk ka të dhëna që emigrantët shqiptarë të kenë pasur trajtim më të keq dhe diskriminues, sesa në Greqi.

Para disa ditësh shtypi shqiptar nxori shifra alarmuese për 154 shqiptarë të vrarë nga policia greke, që shikuar nga grupmoshat, shumica ishin nën moshën nën dyzetë vjeç.

Ndonjë shteti evropian, po t’i vriteshin kaq njerëz, nuk do të qëndronte kaq inferior sa politika zyrtare e Shqipërisë, e cila sikur është “pajtuar” në heshtje t’i kalojë këto tragjedi, që ndodhën pas viteve ’90-ta.

Vështruar nga aspekti i veprimit politik brenda kornizave të politikave të sigurisë rajonale dhe kujdesit që ka treguar Shqipëria me fqinjët e saj, kërkohet të ndërmerren hapa diplomatik, brenda dokumenteve evropiane dhe ndërkombëtare, që të ndryshohet qëndrimi represiv i Athinës zyrtare ndaj emigrantëve shqiptarë.

Pse Athina vazhdon të jetë jo miqësore ndaj emigrantëve shqiptarë?

Rrënjët e kësaj politike duhet kërkuar para gjysmë shekulli, kur nga Epiri u dëbuan dhe u vranë mijëra shqiptarë.

Duke iu referuar burimeve për vrasjen e 154 shqiptarëve, prapa kësaj dore të zezë qëndron policia greke dhe ithtarët e organizatës neonaziste “Agimi i Artë”, e cila pas presioneve të diplomacisë evropiane filloi shpërbërjen nga autoritet shtetërore të Greqisë.

Kjo organizatë kriminale, që prezantonte deri në një masë edhe lidershipin politik grek, dhe kishte qëllime të qarta pse dhe ndaj kujt po vepronte, nga një “Agim i Artë” me vrasjen e shumë emigrantëve nga Shqipëria po shndërrohet çdo ditë e më shumë në një “Agim të Kuq”.

Në trend

Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

Magazina
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Magazina
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori