Këto ditë në media u raportua për nivelin e papunësisë në Kosovë. Që ditën e publikimit të asaj shifre nga ASK-ja, nuk duhej ndonjë aftësi e madhe për të dyshuar në korrektësinë e saj. Ajo që më çudit është fakti se si mundet një agjencie shtetërore t’i ndodhin gabime të tilla?
Arsyet mund të jenë të shumta. Njëra nga ato me gjasë politike. Kurse për mënyrën se si ato do duhej të llogariteshin, një mundësi të tillë kishte ofruar Instituti Riinvest.
Nëse analizohet se sa traditë ka statistika në Kosovë, përkatësisht sa institute të specializuara për përpunimin e të dhënave ekzistojnë tek ne, del se nuk ka vend për entuziazëm. Të paktën i referohem kohës së studimeve të mija para 10 viteve.
E besoj edhe sot e kësaj dite nuk ekziston një departamenti mirëfilltë për statistikë në universitetet kosovare. Edhe pse shumë profesorë hiqen si ekspertë të këtij lëmi, për fat të keq mungesa e këtij kuadri mungon dukshëm në Kosovë. Ministria e Arsimit para disa kohësh refuzoi dhënien e bursave për kuadro të tilla, pasi qe ato ishin kuadro jo deficitare, thuhej në vendim, ndër të tjerash.
Gjeneratës sime i mjaftohej një skript apo një libër thjesht me definicione statistikore, por pa praktika, që të kalonin provimin e statistikës. Kurse, për projekte hulumtimi as që diskutohej. Nuk ishte për tu çuditur, pasi jo rrallë profesorët që mbanin këtë lëndë s’e kishin idenë vet.
Shumë prej nesh ikëm për studime në Perëndim, ku edhe u ballafaquam me realitetin në të cilin ndodheshim. Ne kishim pas vetës vetëm dy orë statistikë, kurse këtu duhej së paku një “specializim” për të fituar të drejtën për të hulumtuar apo shkruar disertacion në fusha empirike.
Në vazhdim do të përmend disa nga paragjykimet mbi lëmin e Statistikës, e të cilat sikur e dëshmojnë se nuk janë aspak paragjykime, të paktën për raportin e AKS-së mbi shkallën e papunësisë në Kosovë.
Shpesh paragjykohet ndër të tjerash, se Statistika është shembull i përkryer:
1. Për gënjeshtra: "Mos beso asnjë statistikë të cilën ti vetë nuk e ke falsifikuar më parë.
Ka tre tipa gënjeshtrash: gënjeshtrat e ‘bardha’, gënjeshtrat e ‘pakripura’ dhe Statistika".
2. Për t’u qeshur: "Dy njerëz qëndrojnë në një tavernë. Njëri e hëngri me zor një pjesë te madhe mish viçi dhe atë një ramstek (afër 2,5 kilogramë), kurse tjetri piu dy litra birrë. Shikuar në aspektin statistikor, për secilin do të kishte nga një litër birrë dhe nga një gjysmë copë mishi, mirëpo njeri nga ta tashmë ishte dehur kurse tjetri i sëmur nga stomaku”.
3. I mërzisë etj.
Raporti i punësimit në Kosovë nga ana e ASK-së sikur shton edhe më shumë skepticizmin e atyre të cilët nuk presin aq edhe nga llogaritjet me numra, e që kanë qellim sqarimin e fe nomeve me anë të varësive kauzale të faktorëve të ndryshëm.
Raporti në fjalë dëshmon se paragjykimi i parë mbi Statistikën nuk është gjetje, por se Statistika mund të jetë gënjeshtër, e në ketë rast edhe gënjeshtër e “pakripur” bile. Tekefundit një gjë e tillë nuk servohet për herë të parë në media.
Statistika mund të jenë shpesh edhe qesharake dhe pa fije logjike në brendësi. Ky raport sikur e bën edhe më të fort paragjykimin e dytë mbi Statistikën. Nëse sondazhet janë realizuar në mesin e familjeve të funksionareve, s’do koment se niveli i papunësisë kap shifrën 30 për qind, në mos në nivel më të ulet. Një ish profesor thoshte, po ta fusësh sondën në ujë s’do mend se nga ajo do dalë ujë, siç do nxjerrë edhe po të futet në arë. Këtu sikur nuk mbetet shumë vend për spekulime, ashtu siç nuk duket aq e vështire për ta kuptuar se niveli i papunësisë në Kosovë është ndjeshëm më i lartë.
Si për ironi edhe paragjykimi tjetër del të jetë me bazë. Statistikat me të vërtet shpesh din të jenë të mërzitshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri