Shëndetësia e sëmurë
Sa është gjendja e mjerueshme në shëndetësi e kupton vetëm atëherë kur je pacient dhe gjendesh i shtrirë aty ku askush nuk dëshiron të jetë.
Shëndeti është në nivel kur ke sistem të shëndetësisë të mirëfilltë. Gjendja e sotme tek ne flet ndryshe. Pacientët aty shkojnë për t’u shëruar e shpeshherë ndodh e kundërta: nga aty ata nuk mund të dalin as si pacientë bile, por kufoma, si pasojë e moskujdesit nga ana e mjekëve aty.
Pasojat e kësaj gjendjeje kanë adresë. Spitalet tona mund t’i gjesh të pajisura shumë pak me barna të nevojshme, sepse drejtorët e spitaleve dhe disa nga mjekë kanë nevojë për furnizim për ordinancat e tyre private. Kjo më së miri mundësohet nga spitalet ku ata shërbejnë, sepse nga aty i marrin pa pagesë fare. Në shumë raste terminët për kontroll nga spitalet i transferojnë për në ordinancat e tyre private. Mjekët kujdestar në shumicën e rasteve kujdesen për pacientin vetëm pasi t’i mbushet gusha: futë në xhep disa të holla nga ana e familjarëve të pacientit, tek pastaj kujdesi për të është në nivel. E, për këtë ende askush nuk jep përgjithësi.
Përgjigjen për këtë gjendje askund tjetër nuk mund ta kërkojmë: është Ministria e Shëndetësisë dhe vetë ministri Agani dhe ministrat tjerë të mëparshëm, të cilët vazhdimisht e kanë neglizhuar këtë fenomen në spitalet tona dhe në shëndetësinë tonë. Vlen të theksohet se vetëm në Komunën e Prizrenit, spitali dhe qendrat tjera të mjekësisë familjare kontrollohen nga njerëz të lidhur me pushtetin ose nga familjarët e pushtetarëve lokalë, të cilët mjekësinë familjare njëmend e kanë shndërruar në mjekësi familjare.
Në veçanti, në spitalin e Prizrenit për pacientët përkujdesje ka vetëm nëse i jep të holla mjekut (e korrupton), ose nëse ia bën një telefonatë shefit të grupit të këshilltarëve të PDK-së që të intervenojë tek mjekët kujdestarë në spital për një tretman më të veçantë për pacientët e caktuar, e pastaj kjo të përkthehet në votë!
Kjo është edhe logjika e pushtetarëve të sotëm, të cilët pushtetin e fitojnë me logjikën e klientelizmit: për pushtet dhe kundër shtetit.
Qytetari i Kosovës ka nevojë për shëndetësi dhe arsim të mirëfilltë, sepse vetëm kështu mund të kemi koka të mençura dhe koka të shëndosha. Deri tash patëm arsim dhe shëndetësi të brishtë, andaj edhe kemi pushtetarë të pa ditur që çdo ditë e më shumë vendin tonë e shpijnë drejtë një humnere pa kthim: e vjedhin dhe plaçkitin sikur të mos të ishte e tyre. Mbase edhe nuk mund të jetë e tyre, sepse ata me milionat e tyre mendojnë edhe të mos jetojnë në Kosovë.
Duhet ta kemi arsimin dhe shëndetësinë në nivel që më pastaj të prodhojmë edhe pushtetarë të ditur. Për të pasur këtë nuk mundemi ta bëjmë me këta që i kemi sot, sepse janë kundër çdo gjëje që i thuhet vlerë. Mjekëve tanë nuk u mungon profesionalizmi – atyre u mungon sistemi i mirë dhe kushtet e mira për punë. Kjo gjë mundësohet nga organet shtetërore që deri më tani ka munguar dhe me gjasë nuk do të ndodh fare deri atëherë kur kupola e shtetit tonë udhëhiqet nga njerëz të cilët mendojnë vetëm për familjet e tyre dhe vetëm për shëndetin e fëmijëve të tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri