LAJMI I FUNDIT:

Fjalimi historik me gëzof histerie

Një qëmtim, pa nxjerrje prej kontekstit të fjalimit “historik” të Edi Ramës: “Vij sot tek ju me peshën e rëndë të përgjegjësisë që ndjej si kryeministër i sapo dekretuar i Shqipërisë, prej vetëdijes së sfidave të mëdha të kohës që ka filluar në rajonin tonë, me firmosjen (nënshkrimin) e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë”.

“Vij sot përpara jush me të gjithë admirimin tim për sesi ju protagonistët e gjallë të historisë së Luftës Çlirimtare kundër fashizmit serb u bëtë edhe protagonistët e dialogut dhe të paqes me fqinjin serb”!


Ky hapur thur kurora fjalësh për ushtrinë shqiptare, ndërsa edhe më hapur sikurse paraardhësit e tij, mes rreshtave, thotë vrisne shpresën për bashkimin kombëtar shqiptar, ngase Shqipëria do të jetë e hapur ndaj Kosovës, do t’ju ndihmojë me ndonjë abetare të përbashkët, por mundësisht le të mbes me kaq. Disa u ngutën, ndoshta pa e lexuar mirë shkrimin, aq më pak ta kenë dëgjuar fjalimin në Kuvendin e Kosovës, sa këtë fjalim nxitimthi e quajtën fjalim historik.

Për mua ky fjalim është vetëm histerik, ngase këndej thur vargje lavdie për ushtrinë shqiptare dhe andej përshëndet një marrëveshje që vërtetë dëmtoi shumë Kosovën, pasojat e së cilës si një rrëshirë e pështirë edhe më tej do t’i shohim. Nuk futen me një thes miu dhe macja, ndoshta ka menduar në aleancën e mundshme të këtyre kafshëve armike, por kjo mundësi mund të shihet vetëm në filmin vizatimor “Miu dhe Macja”!

Madje ky serbët i quajti fashist, edhe pse ata nuk masakruan shqiptar në emër të fashizmit, por në emër të pushtimit, të epërsisë ekonomike e ushtarake dhe kuptohet në emër të kryqit ortodoks, duke u bekuar masakruesit e fëmijëve shqiptarë prej priftit ortodoks serb (popit) para nisjes për në katrahurën, katrahurë kjo që gjatë kohë do të mbahet në mend. Ky vetëm ata i quajti fashistë, duke lënë kështu të nënkuptohet se këta të rinjtë janë më ndryshe. Po, këta mund të kenë më pak rrudha në fytyrë krahas atyre që u bën me rrudha duke qeshur për fatkeqësinë shqiptare.

E pra të nderuar lexues, nëse edhe ky fjalim qenka historik, atëherë gjuhëtarët shqiptar duhet të na sqarojnë më mirë se çka nënkuptojmë me togfjalëshin “fjalim historik”!

Në trend

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Nemo nga Zvicra është artisti i parë i gjinisë asnjanëse që fiton Eurovisionin - ai valviti edhe flamurin e komuniteti jo binar

Nemo nga Zvicra është artisti i parë i gjinisë asnjanëse që fiton Eurovisionin - ai valviti edhe flamurin e komuniteti jo binar

Magazina
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

La Liga
Kalo në kategori