Për qytetarin e lënduar
“Aty ku thonë se ka dredhëza shumë, merre shportën e vogël”
Janë disa cikle të zhvillimeve politike në Kosovën e pasluftës sa i përket skenës politike, krijimit të partive të reja, rolit të tyre në realizimin e programeve – vizioneve, të cilat mund të thuhet se nuk i kanë ndryshuar sa duhet as vetë partitë – promovuese të vlerave, që kanë pretenduar t’ia afrojnë “konsumatorit” në tregun politik.
Shikuar nga retrospektiva kohore, ka një zvogëlim të përmasës së ofertës politike që partitë politike në ciklin e parë të veprimit të pasluftës ua kanë afruar qytetarëve, apo para atyre që i konsiderojnë anëtarë të grupit politik përkatës. Si duket kishte fillimisht një periudhë të “adoleshencës” në rritën e tyre, ndërsa në kërkesa ishte tepër e theksuar distanca mes mundësive dhe ambicieve.
Nuk është çudi se edhe qytetari nuk ishte i përgatitur apo i pjekur sa duhet politikisht, që të mos i hidhet në përqafim që me shikim të parë atij apo këtij subjekti politik.
Paslufta i nxori dy kampe më të fuqishme në skenën politike, shembull që e kërkon analiza: LDK dhe PDK, të cilat në garën mes tyre, qoftë nga e kaluara apo aktualiteti, kishin filluar ta identifikonin veten në saje të krijimit të vlerave që derivonin nga disa procese pak a shumë të ndryshme politike, ku njëra ose tjetra në një masë përjashtimi po ngriheshin duke hyrë në fazën e identifikimit, jo edhe të një profilizimi të mirëfilltë duke ia gjetur njëra-tjetrës “shkarjet” esenciale gjatë veprimit politik për një periudhë kohore, që me gjuhën politike kuptoheshin si “dështime” të njërit apo vetëm si “suksese” për tjetrin.
Ky cikël i zhvillimeve kishte të bënte më tepër me fazat e çlirimit dhe të shtet-ndërtimit, që nganjëherë shiheshin nga njëri apo tjetri subjekt si vënia e qerres para kalit. Sidoqoftë, të dy subjektet politike e konsiderojnë veten parti politike shtetformuese në Kosovë, pa mohuar rolin edhe ndonjërit dhe pa gjykuar këtu për ecurinë e këtij procesi, me gjithë arritjet, dështimet dhe lëshimet e papërmirësueshme që janë bërë në fazat vendimtare.
Cikli i dytë i zhvillimeve politike mund të ketë zënë fill pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, që konsiderohet se do të jetë periudha më sfiduese, jo vetëm për këto dy parti politike, por edhe parti dhe lëvizje të tjera, të cilat pretendojnë të jenë pjesë e institucioneve dhe ndërtimit të shtetësisë së Kosovës, që jo pa të drejtë mund të vlerësohet se kemi një ambient politik ku është dobësuar kohezioni i brendshëm i shtetit, për hir të “përmirësimit” të statusit të komuniteteve pakicë (si rezultat edhe i mungesës për ta ndërtuar një vizion të kapshëm politik nga brenda dhe presioneve të faktorit ndërkombëtar, që shikuar nga zhvillimet aktuale e synon paqen nganjëherë edhe në “dëm të drejtësisë” e cila nuk garanton stabilitet afatgjatë).
Aktualisht mund të shtrohet disa pyetja se nga po rrëshqet skena politike në Kosovë? Cili është objekti vendimtar i shqyrtimit politik nga partitë politike? A po merren partitë seriozisht me detyrat që ia kanë vënë vetës për t’i realizuar në dobi të qytetarëve të Kosovës? A janë grumbulluar aq shumë probleme në shtetin e ri sa të gjithë po digjemi para flakës së tyre? A janë të paqëndrueshme dhe jo pragmatike vizionet dhe programet e subjekteve politike? A po komunikohet tani më shumë me gjuhën e demagogjisë? Sa jemi vonuar shumë në raport me elementin kohë brenda kësaj hapësire, në krijimin e një qasje realiste politike në raport me shtetin dhe qytetarët?
A do të thotë se fati i politikës në Kosovës dhe i atyre që bëjnë politikë është në mohimin e vazhdueshëm të njërit- tjetrit pafundësisht, dhe a e kemi kuptuar realisht se sa e kemi lënduar qytetarin e Kosovës moralisht, materialisht, drejtësisht, sa nuk mund t’i zihet besë më akujt. Cili qenka ai qytetar që sipas partive politike është në qendër të programeve të tyre? Nëse ky që është lënduar rëndë dhe përbën komunitetin shumicë jo, atëherë për të cilin po flasim!?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Gjesti pasi Rizarta ndan kufirin e shtratit: Nata është pa kontrollë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri