Kush përfitoi nga bllokada e kufirit?
I gjithë opinioni shqiptar gjithandej ishte i shqetësuar me bllokadën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë. Nga këtu dolën në sipërfaqe mentalitetet politike brenda kokave ballkanike me ide komuniste, që veprojnë për fat e keq të tyre në sisteme demokratike. Me këtë, java që lamë pas do të mbetet një ogur i zi ndaj marrëdhënieve të mëtutjeshme Kosovë -Maqedoni.
Duhet thënë se ndër më të gëzuarit rreth situatës së krijuar kaotike nga bllokada e kufijve, e që “fërkonin duart”, ishin kontrabanduesit. Ata përveçse i shfrytëzonin rrugët ilegale malore në Bllacë për eksport-import, tashmë edhe me qeniet njerëzore bënin një gjë të tillë. Nuk e kanë fajin kontrabanduesit në këtë rast, por policia e cila nuk u tregua e fuqishme për të tërhequr kamionët e “Makmatransit” të Biljana Muratovskës që qëndronin aty me përkrahje indirekte nga qeveria VMRO-BDI, e lëre më t’i ndalojë rrugët ilegale përgjatë kufijve gjithandej Maqedonisë.
Nuk ka se si mos të përfitonin edhe politikanët nga kjo situatë e krijuar nga lufta tregtare Kosovë-Maqedoni. Dhe, këtë më së miri e shfaqi partia shqiptare në pushtet, BDI-ja, e cila edhe pse është në Qeveri, shpesh harron rolin e saj. Por, duhet pranuar se këtë radhë kjo parti u tregua më e mençur. Pasi që nuk rrahu gjoks para kohe, reagoi vetëm atëherë kur u zgjidh çështja që i shqetësonte shqiptarët e kufirit Maqedoni-Kosovë. Tashmë “mençuria” e tyre doli në pah. Maksima “kam më shumë se një merak” tani u zëvendësua me “ne kemi vepruar pandërprerë larg syve të publikut, për zhbllokimin e kufirit me Kosovën, dhe nuk duam të reklamohemi me këto triumfe”.
Edhe këtu janë të kuptueshëm përfaqësuesit e BDI-së. Madje, del se s’kanë faj aspak. Ja përse janë të arsyeshëm në këtë thënie funksionarët e BDI-së: si mund të reklamohesh me dështimin vetjak, me përçmimin e poshtërimin që iu bë shqiptarëve të kësaj e asaj ane të kufirit? Me një mizori të shekullit XXI, populli shihet me sy dinak vetëm për t’u manipulua! Vallë, nuk ishin në qeveri për ta parandaluar bllokadën çnjerëzore me haraç shqiptarëve të Kosovës, përderisa nuk u bë vonë. U bë vonë, sepse të sëmurët e ata me punë urgjente nuk mund ta kalonin kufirin!
Nga ana tjetër, për ministren e Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, u shfaq një pozicion nga ku vetëm duhej të “gjuante”, ashtu sikur fati ndonjëherë ta jep mundësinë, që ku të godasësh del fitimtarë. Rrjedhimisht, situata e luftës tregtare mes dy vendeve fqinje nuk ka se si mos i ngjasojë edhe një fushate parazgjedhore, ku Kusari-Lila shënoi pikë afirmative. Mbase ajo harron se si në Maqedoni po ashtu edhe në Kosovë shumëkush është i informuar se vendimi për ndalesën e importit të miellit është marrë nga Qeveria e Maqedonisë që në muajin qershor të këtij viti. Në këtë mënyrë pyesin dyshuesit e qëllimeve “dashamire” të saj: përse ajo priti pikërisht afrimin zgjedhjeve komunale të Kosovës, që të ndërmarrë vendimin e embargos ndaj Maqedonisë? Me këtë, duket se qershori i është dukur larg për “mbamendje të elektoratit gjakovar për të bëmat e saj”, prandaj e ka pritur këtë çast të volitshëm për të treguar qëndrueshmërinë si lidere.
Ndërkohë, patëm edhe reagimet e dy kryeministrave shqiptarë, Hashim Thaçit dhe Edi Ramës, të cilët flisnin ndër të tjera për përqindjet e padrejtësitë që u shkaktohen shqiptarëve të Maqedonisë. E që të dy deklaratat i përfunduan me fjalinë: “faktori politik shqiptar në Maqedoni duhet t’i çojë përpara çështjet e shqiptarëve atje”. Thuajse ne këtë nuk e dimë. Ajo që nevojitet nga kryeministrat shqiptarë është trysnia e pandërprerë ndaj faktorit politik shqiptar në Maqedoni, për t’i ecur para çështjet e lëna peng për shkak të mos ngopjes së politikanëve shqiptarë në Maqedoni nga grazhdi i pushtetit. Nuk dua ta besoj atë që shumëkush e flet nëpër qarqe të ndryshme se pikërisht trimërimi i kryeministrave për një jetesë më të mirë të shqiptarëve në Ballkan është duke iniciuar qarqe të ndryshme në Ballkan, që t’i dhunojnë vazhdimisht shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi dhe Preshevë.
Tashmë për çdo ditë e më shumë kufijtë bëhen irritues, meqë i ndajnë hapësirat në Ballkan edhe me kufij "mendorë". Ajo që bie në sy është fakti se sa më të thella që bëhen bllokadat nëpër vendkalimet kufitare, aq më të “fuqishme” e “triumfuese” dalin mendjet e vjetruara të politikanëve me ide komuniste, që veprojnë në vende të transicionit demokratik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

“Zhduket" Egli, Gjesti zgjohet duke e kërkuar, veprimi i tij ngjall reagime të fansave

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri