Shqipëria, në sytë e mi
Pas një distance kohore prej pesë vitesh, vendosa serish t’iu rikthehem pushimeve ne Shqipëri. Nëse eventualisht edhe ju keni zgjedhur për destinacion të pushimeve tuaja bregdetin shqiptar, duhet ta vizitoni edhe Tiranën. Në çastet që do jeni në kryeqytetin shqiptar, mos shprehni habi aspak nga bukuria që ka qendra e saj, por duhet t”i shikosh me vëmendje pikat kryesore të qytetit. E, për ta kuptuar këtë më së miri, si pikë reference mund ta merrni stacionin qendror të autobusëve, ose stacionin hekurudhor. Që aty e kupton se Tirana, ky qytet me të cilin mburremi, ka shumë për të bërë, sepse në vend që këto stacione të jenë ndër të tjera edhe si atraksione turistike, ato i ngjajnë një ”mejhani mesjetar” ku nuk ke se ku të blesh as bileta (lexo: stacioni qendror i autobusëve në Tiranë). Gërmadhat e gurëve të rrëzuar për toke në këtë stacion, vetëm se i takojnë një ndërtimi në një epokë të errët, të diktatorit Enver Hoxha, e që tani ende vazhdojnë të mbeten aty pa u larguar, si relikte të një vendi të mbetur peng, nga pakujdesia qeveritare.
Para se të arrini në Vlorë apo Sarandë, mund të ndaloni në Tepelenë, Gjirokastër, por jo në Lazarat. Sepse Lazarati është një “kartel hashashi” ku për një vit prej aty fitohen më shumë se katër miliardë euro. Assesi nuk dua ta besoj se pikërisht, nga Lazarati, burojnë tërë ato probleme që shpijnë për çdo ditë në vrasje të njëpasnjëshme në shtetin amë. Mbase, këtu qëndron heshturazi mesazhi i një policie të dobët që ka frikë të ndërhyjë për ta pastruar këtë piktë të zezë, maten të futen brenda Lazaratit, por që mbeten me “dylbi” në dorë, duke mos iu afruar as cepit të saj. Kur jemi këtu, dua të theksoj faktin se shumë bashkëmoshatarë të etnitetit maqedonas më kanë thënë se hezitojnë të shkojnë për pushime në Shqipëri, shkaku i vrasjeve të shpeshta që ndodhin atje. Kurse ne, shqiptarët, këtu që shpesh me dashje apo pa dashje quhemi “maqedonas” nga vëllezërit tanë shqiptarë, mundohemi t’i bindim se ato janë qerime hesapesh “brenda klaneve mafioze”.
Unë, meqë kisha zgjedhur Sarandën si destinacionin tim ku do t’i kaloja pushimet, më parë e kisha studiuar me anë të leximeve e gudiave turistike se ç’ofron ky vend bregdetar për pushuesit. Kur arrita atje, u ndjeva shumë këndshëm nga bukuria e këtij vendi shqiptar. S’do të jem aspak modest për të thënë: Saranda është perla më e vlefshme e bregdetit shqiptar. Jo se Durrësi e Vlora nuk e kanë atë bukurinë mahnitëse, por që Saranda ndër të tjera, përpos bukurive të saj, aty pranë ka dhe Butrintin historik. Përderisa ndodhesha për pushime në këtë vend, që me siguri i ka po thuajse të gjitha që kërkon, nuk ka se si mos të të bjerë në sy ndërtimi i objekteve hotelerike vend e pa vend, betoni i shumtë që ia prish merakun edhe thithjes së ajrit aq të shëndetshëm që lëshon deti aty pranë.
Duke menduar se kontestet historike tashmë kanë ndryshuar, dhe se Greqia “dinake” më nuk është ajo e mëparshmja që na ka shkaktuar aq shumë tragjedi e humbje toke në të kaluarën neve si komb, teksa isha atje ndodhi ngjarja “Kisha e Përmetit”. Mbase u bë për të gjithë e qartë se klerikët e veshur në emër të Zotit të tyre, fshehin qëllimet mizore: shpërndarjen e ideve grekofile, në Labërinë që e konsiderojnë Vorio-Epir. Dhe, kështu e kupton se Shqipëria, aty ku ne të gjithë i kemi sytë, ndër të tjera ende nuk është çliruar nga fryma agresore e fqinjëve të saj. E mbase do të duhet një kohë e bollshme që këto probleme që shfaqen si rrufeja për tu larguar. Sepse, agjentët e shteteve ballkanike e kanë shumë kollaj t’i shpërfaqin idetë e tyre, me ata që në emër të fesë pretendojnë t’i vjedhin tokat e huaja.
Shqipërisë nuk i duhet një “Rilindje”. Ajo kohë përfundoi më vitin 1912, kur plaku i urtë i familjes se fisme Vlora, Ismail Qemali, ngriti flamurin në Vlorë dhe shpalli shtetin shqiptar. Por, ajo që i duhet Shqipërisë është shtytja për të marrë veten. Pra, një projekt gjithëshqiptarë për zhvillim të përbashkët ekonomik, social, kulturor e shkencor. Shkatërrimi i pakompromis i ndërtimeve pa leje. Në këtë mënyrë shqipja do të mund të filloj] fluturimin e saj drejt së ardhmes së sigurt edhe pse gjatë gjithë kohës do ta shoqërojë “goditja” e fqinjëve agresor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri