Presim… ç’presim?
Dramaturgu dhe romancieri irlandez, Samuel Beckett, që ka marrë çmimin “Nobel” për Letërsinë në vitin 1969, ka botuar ndër të tjera një pjesë teatrore me titull “Duke pritur Godonë”, vënë në skenë edhe në Shqipëri pas shembjes së diktaturës hoxhiste. Në të bëhet fjalë për dy lypës që kuvendojnë buzë një rruge fshati pranë një peme, për të vrarë kohën duke pritur që të vijë njëfarë Godoje, me të cilin besojnë se kanë takim. Por, ky zotëri nuk ka për të ardhur kurrë, megjithëse në fund të ditës, pra, edhe të pjesës teatrore, dikush vjen e u thotë se Godo do të vijë me siguri të nesërmen.
Kjo dramë tipike e antiteatrit modern, që ilustron më së miri absurditetin e fatit të njeriut, më duket se i përshtatet deri diku bindshëm edhe pritjes që po përjetojmë sot në Shqipëri, pas zgjedhjeve legjislative të 23 qershorit, e cila pritje, dëshirojmë e shpresojmë ne, do të shpërblehet në muajin shtator brenda afateve të përcaktuara nga Kushtetuta e Republikës për kalimin e pushtetit nga humbësit te fituesit e zgjedhjeve për në Kuvend.
Dhe ne presim. Presim deri diku si dy personazhet e Beckettit, Vladimiri dhe Estragoni. Emri “Vladimir” na sjell në mendje, neve shqiptarëve që kemi jetuar e përjetuar epokën e ndërtimit të socializmit “fitimtar” (fjalë që rimon edhe me mbiemrin “gjakatar”), Vladimir Iliç Leninin, babanë shpirtëror të socializmit në fjalë. Kurse, emri “Estragon”, nga ana e tij, që është edhe emri i një lloj erëze (në shqipe “dragua”), na sjell në mendje po neve, shqiptarëve, erëzën e quajtur “rigon” (aq më tepër që të dy fjalët rimojnë).
Por, çfarë presim? Presim, sipas premtimeve solemne të fituesve të zgjedhjeve të 23 qershorit (premtime të cilat uroj e shpresoj me gjithë shpirt të bëhen realitet), që të hapen vende pune për të gjithë, që prona të kthehet te pronari i ligjshëm, që të mos ketë më korrupsion, as të korruptuar e as korruptues, që mjekësia të jetë falas për të gjithë, që kriza botërore të mos e prekë më fare ekonominë shqiptare, që borxhi i jashtëm i Shqipërisë të shlyhet i tëri, që krimi dhe kriminelët të zhduken nga qytetet e fshatrat tona, që të mos ketë më asnjë diskriminim për shtresat e pambrojtura të shoqërisë sonë etj. Me një fjalë: që Shqipëria të kthehet në një parajsë të mirëfilltë.
Por, si presim, ose më saktë, si duhet të presim? Si Vladimiri me Estragonin? Duke ia marrë shtruar muhabetit, të ulur nën hijen e ndonjë peme buzë rrugës së ndritur drejt së ardhmes së lumtur të popullit tonë fatlum dhe duke e vrarë ëmbëlsisht kohën në pritje të zoti Godo?
Unë e di nga përvoja që, ashtu si një pjesë e mirë e popujve të tjerë mesdhetarë dhe, sidomos, ballkanikë, ne e kemi qejf muhabetin, e kemi qejf, ç’është e vërteta, një çikë më shumë se punën, por muhabeti nuk mjafton për t’i bërë realitet premtimet e ngadhënjimtarëve të zgjedhjeve të 23 qershorit. Nga ana tjetër, a do të vijë përnjëmend zoti Godo apo dikush do të na thotë në fund të vitit, në fund të këtyre katër vjetëve, pastaj edhe në fund të katër vjetëve në vijim, se zoti Godo do të vijë të nesërmen ngaqë i është prishur makina (treni, anija, avioni) në Godolesh?
Mos vallë (largqoftë e qoftëlarg!) kjo duhet detyrimisht të interpretohet si diçka e barasvlershme me shprehjen proverbiale shqipe, “Prit gomar të mbijë bar!”, e cila shprehje mund të aktualizohet si vijon: “Prit gomar të mbijë bar/ se Godoja ësht’ shqiptar”? Apo, mrekulli e mrekullive mrekullisht të mrekullueshme, zoti Godo do të vijë më në fund hipur mbi gomarin e vet reaktiv të ngarkuar me bar? (“Ne hamë bar dhe nuk dorëzohemi”, thoshte dikur me krenari ai Tjetri, nxënësi i Vladimirit!… Por, për ç’dreq bari e kishte fjalën, për marihuanë e hashash?).
Ah, për pak harrova Estragonin, me këtë emër erëze të ngjashme me rigonin. Mos vallë pritja jonë do të marrë kuptimin e saj të plotë kur ta shohim qartë që premtimet e ngadhënjimtarëve të zgjedhjeve të 23 qershorit do të konkretizohen me një sukses të mahnitshëm si fruta të arta me shije rigoni? Për shembull si portokalle me rigon?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPanik në Rusi pas sanksioneve të reja amerikane - rusët krijojnë radhë të gjata para bankave
Përgjimi i dytë i të dyshuarit për spiunazh, konfirmohet takimi i Bedri Shabanit me oficerin e BIA-s serbe
Rama: “Shota”, automjeti i parë ushtarak i blinduar “Made in Albania”
Parashikuesja e famshme e fatit, zbulon fituesin e Euro 2024 me anë të shpargut
Blerësi më i madh i gazit të Gazprom në BE, anulon kontratën me Rusinë
Zbulohet krijesë misterioze në ujërat australiane: Peshkatarët janë të hutuar dhe a e dini se çfarë është kjo?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Ekzekutohet vrasësi i dyfishtë në Amerikë - ky ishte mesazhi fundit para se të vritet
Laporta: Jemi klubi më i mirë në botë, kemi 48 Liga të Kampionëve
Zbulohet krijesë misterioze në ujërat australiane: Peshkatarët janë të hutuar dhe a e dini se çfarë është kjo?
Parashikuesja e famshme e fatit, zbulon fituesin e Euro 2024 me anë të shpargut
Picierno: Shpresoj që së shpejti Kosova të bashkohet në familjen e madhe të Bashkimit Evropian
Real Madridi interesohet për yllin e Ligës Premier pasi Ancelotti kërkon të ndërtojë super ekip