Pansllavizmi, tragjedia që solli komunizmin ndër shqiptarë
Me shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik, ku sllavët përbënin pjesën më të madhe të popullsisë, si dhe me shkatërrimin e shteteve federative sllave të Çekosllovakisë dhe Jugosllavisë, ideja për një union pansllavik është më e largët se asnjëherë, që kur pansllavizmi kishte filluar si ideologji. Përtej kësaj, pas luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi, ndër shtetet që kanë luftuar kundër Serbisë dhe aleatëve të saj, ndjenjat për një identitet të përbashkët mes sllavëve jo vetëm që kanë një shkallë të papërfillshme të popullaritetit, por edhe vet identiteti sllav mohohet si asnjëherë më parë (kroatët dhe boshnjakët). Aktualisht, të vetmet ndjenja të përbashkësisë gjithë-sllave janë në relacionin Rusi-Bjellorusi-Serbi, ku Ukraina është e kyçur në mënyrë shumë jo-stabile për shkak të ndryshimeve politike që shkaktojnë edhe ndryshimin e kursit të politikës së jashtme të shtetit.
Pra, në rrafshin global, sikurse edhe në shumë segmente të cilat i kishte pretenduar, pansllavizmi sot ka pësuar humbje, mbështetur në faktin se ai tani mbetet një ideologji në mënyrë shumë të kufizuar e të dëshiruar, por edhe me faktin se gati çdo politikë për integrime në rrafshin gjithë-sllav është jo vetëm e vdekur politikisht, por i tillë është edhe vetë disponimi ndërmjet vetë popullsive sllave.
Por, nëse sot cilësohet si ideologji e kufizuar, megjithatë rezultatet e pansllavizmit në të kaluarën kanë ditur të vulosin apo edhe ndërrojnë kahet e zhvillimeve historike. Mbesin pasojat, e ato në mënyrën më të saktë dallohen përmes shtrirjes territoriale të shteteve sllave të cilat ishin jo vetëm produkt, por edhe instrumente të pansllavizmit (Serbia, Mali i zi, përvetësimi territorial i gjysmës së Bosnje-Hercegovinës).
Politikat pansllaviste në raport me shqiptarët kanë bërë që Atdheu etnik shqiptar të jetë i cunguar, përtej faktit se ai sot është i fragmentuar në disa pjesë (njësi shtetërore). Shqiptarët më nuk jetojnë në qytete dhe territore të gjëra, ku dikur ishin jo vetëm pjesë substanciale e popullsisë, por përbënin edhe shumicën etnike. Kësisoj, një varg qytetesh ku u formësua dhe u zhvillua kultura dhe kombi shqiptar, mbesin pjesë e memories mbi Shqipërinë historike, por jo edhe potencialisht pjesë të një atdheu të mundshëm të bashkuar shqiptar, ngase mungon faktori kyç demografik.
Pra, pansllavizmi gati zhduku shqiptarët nga Manastiri, ku u formësua alfabeti shqip; nga Tivari ku u botua libri i parë në gjuhën shqipe, deri tani i zbuluar nga historia; i zhduku tërësisht nga Urkubi (Prokuple) ku ka zhvilluar një pjesë të aktivitetit të tij Pjetër Bogdani; apo edhe Ohri, qytet ky që nga ana e Sami Frashërit shihej si një nga propozimet për të qenë kryeqytet i ardhshëm i Shqipërisë së pavarur.
Dëmet e mësymjes pansllaviste mbi trupin atëherë të brishtë të etnikumit shqiptar, nuk janë vetëm territoriale. Përtej kësaj, duhet shikuar edhe një varg procesesh tjera të cilat kanë ngecur dhe sigurisht që si të tilla bartin edhe sot pasoja jo vetëm kombëtare-politike për popullin shqiptar, por edhe pasoja ekonomike e sociale gjithashtu. Në këtë drejtim, pansllavizmi parakomunist, komunist dhe postkomunist, ka pak dallime në qasje, dhe kryesisht këto dallime shkaktohen për shkak të evoluimit të rrethanave globale në botë.
Ndonëse në rrafshin gjeografik në dy kontekste të ndryshme veprimi, pansllavizmi (rusifikimi) në Rusi dhe pansllavizmi karshi shqiptarëve, gati asnjëherë nuk kanë dalluar, madje dalin me metoda të njëjta, si në rastin e kolonizimit, aranzhimit të strukturës së popullsisë, apo sikurse në rastin e përpjekjeve asimiluese të sllavizmit të mbiemrave, dukuri kjo ende aktive në një varg visesh shqiptare. Kështu, shqiptarët në Komunën e Medvegjës detyrohen që në mbiemrin e tyre të bartin prapashtesën viq-iq, kurse ata në Maqedoni, duke filluar nga fshatrat e para të Velesit dhe tutje përgjatë gjithë Pelagonisë, detyrohen të bartin prapashtesat sllave ov-ovski.
Sigurisht që pansllavizmi, kishte qëllime më të gjëra, si rasti i vizionit për Carigradin si qendër të botës sllave. Por, askund sikur në Evropën Juglindore, ai nuk ishte kaq haptazi agresiv duke mbetur i tillë deri në rrethana fare të vonshme historike. Për fat të keq, vetë shteti shqiptar pas vitit 1945, ka ditur periudha dramatike në të cilat binte pre e qarqeve pansllaviste. Sikur flasin edhe ngjarjet e kohës, komunizmi shqiptar jo vetëm që e renditi Shqipërinë në kuadër të sferës gjeopolitike sllave me qendër në Moskë, së paku deri sa Stalini ishte gjallë, por krijoi nga ish lideri diktatorial sovjetik një “idhull” ndaj të cilit shqiptarët e kohës duhej të përkuleshin, kurse sipas shembullit të tij zhvillohej politika dhe raporti i shtetit karshi me qytetarin.
Burime të reja historike, shpërfaqin edhe një herë dhe me më shumë fakte konkrete, atë që as vetë komunizmi shqiptar nuk ka arritur ta mohoj, faktin që Partia Komuniste shqiptare, më vonë e riemëruar në Parti të Punës, ishte krijuar si një degë e Partisë Komuniste jugosllave, e cila vet ishte pjesë e një rrjeti më të gjerë pansllavist komunist. Ideatorët e Partisë Komuniste Shqiptare, Boro Vukmiroviq, Dushan Mugosha e Miladin Popoviq, njëkohësisht kishin parandaluar çdo lloj bashkëpunimi ndërmjet forcave politike shqiptare të kohës. Ky i fundit, Popoviq, me preferencat e tij personale, ka përzgjedhur edhe liderin e ri të Partisë, Enver Hoxhën.
E tëra kjo të kujton infiltrimin e Ambasadorit rus Ignatiev në oborrin e Sulltanit në Stamboll dhe teposhtëzen historike që i dha Perandorisë, por në kontekstin shqiptar Popoviq e tejkalon atë, ngase ky arriti që personalisht të përzgjedhë njeriun i cili për dyzet vite do të sundojë mbi Shqipërinë duke e rreshtuar atë kah lindja pan-sllaviste, në rrafshin e brendshëm duke eliminuar që në fillim çdo elitë intelektuale të vendit, kurse me politikën izolacioniste do ta bëj vetë Shqipërinë e kufijve londinez të pamundur për tu prekur nga gjysma tjetër e kombit e cila në kuptimin praktik, kishte mbetur pa shtet amë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës