Kompleksi i inferioritetit intelektual
"Në Shqipëri llomotitjen e kanë importuar nga Italia, kurse në Kosovë e kemi importuar nga Shqipëria", tha këto ditë një intelektual, krijues e profesor fakulteti, në një nga gazetat e përditshme në Kosovë.
Është e vërtetë që ne mediumet tona, çdo kush flet për gjithçka, ani pse ato fjalë nuk përçojnë mendime. Por, shkaku i llafollogjisë kosovare nuk është aty ku ai pretendon. Në qoftë se Shqipëria importoi llafollogjinë nga Italia, atëherë shtrohet pyetja se nga e importuan italianët? Dhe, duke deklaruar kështu, intelektuali ynë dha mundësi interpretimi në lidhje me mungesën tonë te "importit" nga Serbia, sepse vështire të besohet se nga ky vend vetëm mallra me shumicë e pakicë importojmë?!
Nuk dua të bëj këtu krahasime, por fjalët e këtij profesori më kujtuan padashur, sulmet e propagandën tonë të viteve të }80-ta kundër Shqipërisë për eksportin e saj të nacionalizmit në Kosovë. Importi ynë i muzikës, artit, letërsisë e deri tek shtypi ilegal, cilësoheshin si vepra penale kundër interesit të kombësisë shqiptare e kundër vëllazërim-bashkimit. Janë me qindra mijëra që u persekutuan dhe u dënuan për leximin e literaturës nga Shqipëria.
Roli i Shqipërisë në ngritjen tonë kulturore është i madh. Si shembull më konkret është "konvertimi" i shumicës së këngëve të krijuara atje si këngë të autorëve kosovarë! Dhe, asnjëherë nuk dëgjuam dikë në Shqipëri të akuzojë kosovarët për "plagjiat", sepse ata sigurisht e kanë kuptuar qe kjo vjedhje ishte, në instancë të fundit, me vlera pozitive e cila ndikoi në zhvillimin e muzikës në Kosovë! Asnjëherë nga atje nuk u akuzua Kosova që në periudhën e rilindjes kombëtare nuk kishte asnjë shkrimtar, ose kishte gjithsej një apo dy etj. E pse tash ne të akuzojmë ata për "importin" tonë të llafollogjisë prej atje?
Po, ka shume llafollogë. E gjithë bota ka njerëz të tillë, ashtu siç ka shkrimtarë e poetë e libra me shumicë. Edhe greket flasin shumë, italianët po, popujt hispanikë gjithashtu janë popuj me temperament! Por, llafollogjia është më e theksuar tek popujt e pazhvilluar. Është pjesë përbërëse e nivelit të ultë të mendimit! Dhe, dihet produkt i cilave rrethana politike e historike është niveli i lartë i llafollogjisë. S’ka këtu import e as eksport!
Këta intelektualë mbështeten në teorinë se e vërteta nuk mund të dëmtojë të drejtën, në këtë rast të drejtën e bashkimit kombëtar. Por, jo gjithmonë deklarimi i një të vërtetë është në shërbim të bashkimit kombëtar. Jo të gjitha "të vërtetat" kanë të njëjtin efekt, sidomos kur të "vërtetat" e tjetrit shihen nga aeroplani e të vërtetat tua nuk shihen as nga afërsia milimetrike.
Natyrisht që atje ka llafollogji me përmasa të mëdha, siç është e vërtetë që në çdo vend më pak të zhvilluar, ky fenomen është më i shtrirë. Edhe ndikimet reciproke janë të pashmangshme. Por, të "nënçmosh" një vend, në këtë rast vendin tënd "fqinj", duke u fshehur pas termit "import", nuk është gjë tjetër përveç se kontribut për të realizuar qëllimin e armiqve të bashkimit kombëtar.
Megjithatë, ajo që ka thënë ky profesor universiteti nuk është fare e vërtetë, sepse s’ka asnjë argument, sado që ai mund të ketë bërë "studime të larta" në këtë drejtim! E keqja është se ky nuk është i vetmi intelektual që mendon kështu. Janë një armatë e tërë intelektualësh të cilët kanë kontribuar në krijimin e një opinioni përçarës, duke lansuar ide se ne jemi më të mençur, se kemi intelektualë më të mëdhenj, se ata kështu e ashtu! Janë veprat konkrete ato që tregojnë "epërsinë" e jo fjalët me të cilat mashtrohemi aq lehtë!
Është e kundërta! Në Kosovë vlerësohen shumë pikërisht llafazanët e Shqipërisë. Në jetën time ka shume raste qe kam vërejtur vlerësimin e madh ndaj atyre që në Shqipëri vetëm flasin e s’bëjnë asgjë për Kosovën e akuza ndaj atyre që veprojnë e nuk flasin për Kosovën! Mburravecllaku është barometri më i saktë i paaftësisë së një shoqërie!
Duke folur kështu, intelektuali ynë nuk bëri gjë tjetër veç se nxjerri në sipërfaqe paragjykimin klasik të "inteligjencës sonë qytetare" në raport me "inteligjencën katundare të Tiranës", që e ka burimin tek propaganda e gjatë jugosllave, e mbështetur dikur nga intelektualët komunistë të Kosovës të tipit të Sinan Hasanit e Azem Vllasit.
Një poet nga Tirana më tha se nuk e njoh këtë intelektual… I thash se këtu njihet në qarqet "intelektuale", universitare dhe në përgjithësi në rrethet krijuese. Ky është shumë më i mirë se shumë të tjerë, por ja që "padashur" ka nxjerrë në sipërfaqe kompleksin e inferioritetit tonë në raport me Shqipërinë dhe është rreshtuar me shpirtin e vogël që ka vështirësi të shkëputet nga nostalgjia e kohës së "artë" jugosllave!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Martohet për herë të dytë Fero

Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

"Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" - mesazhi për Gjestin shoqërohet me duartrokitje në Big Brother

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë