Lojë me të rinjtë
Shumë epitete po jepen për të, ”mosha e bardhë”, ”ardhmëri”, ”pararojë”, ”fuqi”… e në anën tjetër kemi vetëm përbuzje, mjegullnajë, sfilitje e shumëçka tjetër – zi e më zi.
Kush po i bën këto të zeza për rininë? Po kush tjetër pos censorëve të vetë shoqërisë aktuale demokratike dhe tarafët e partive politike.
Kush po e udhëheq këtë punë dreqi me rininë? Kush po i dekompozon idetë e të rinjve? A ka shoqëria jonë demokratike interesim të njëmendët për problemet e të rinjve?
Jo.
E ne, rinia, po mbetemi pa kurrgjë. Po manipulohemi, po shfrytëzohemi, po torturohemi nga matrapazët e ndryshëm të cilët po na grahin udhëve të paudha, siç janë-hajnia, dallaveret e ndryshme, prostitucioni, droga e shumë e shumë abuzime të tjera…
Dinjiteti i kësaj fuqie po zbehet dita-ditës. Perspektivë nuk ka. Punësim s’ka. Vendimmarrje s’ka, andaj energjia jonë e fuqishme po orientohet mbrapsht.
Më besoni, askush s’po mendon mbarë për ne. Askush! E, ne jemi të detyruar ta lëshojmë vendin tonë. Të shkojmë jashtë. Të gjejmë punë atje, shpëtimin, duke i kapërcyer shtatë autobus e duke i kapërcyer ndoshta shtatë male, shtatë lumenj…
Në mendjen tonë është ngulitë fjala ikje. Kjo është e vërtetë. Ikin të rinj e të reja, nxënës, studentë, të diplomuar me dy fakultete, magjistra, nëna e baballarë. Çka po na pret atje ndoshta nuk jemi duke e ditur tamam. Po na presin kampet, burgjet, WC-të e Evropës.
Kosovë, vendi im i dashur, mos luaj me kapitalin tënd të çmuar. Ruaje rininë tënde. Dili zot.
Evropë, vendi im i dashur, ruaje fuqinë tënde (se je plakur) se ajo është te të rinjtë.
Ju lutem mos luani me ne – rininë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri