LAJMI I FUNDIT:

Të drejtat dhe liritë e njeriut

Të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të qytetarit janë kryesisht kriter thelbësor që shërbejnë në ngritjen dhe avancimin e statusit dhe rolit të njeriut dhe qytetarit në shoqëri. Të drejtat dhe liritë e njeriut dhe qytetarit burojnë nga e drejta natyrore, dhe jo nga vullneti i pushtetit shtetëror. Prandaj, të drejtat dhe liritë e njeriut garantohen me Kushtetutë, si akt më i lartë juridiko-politik.

"Njerëzit lindin të barabartë dhe të lirë", ka shkruar filozofi Ruso, ndërsa mendimin e tij e argumentoi edhe Deklarata për Pavarësi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e vitit 1776. Të drejtat e njeriut dhe të qytetarit kryesisht trajtohen si të drejta të rregulluara dhe të përcaktuara me "ligj hyjnor", të cilat njeriu i gëzon që nga lindja e tij, dhe ndërkohë ato janë të paprekshme dhe të domosdoshme në këtë ekzistencë.

Të drejtat e njeriut janë themeli i lirisë, paqes dhe drejtësisë për vendosjen e mirëqenies së përbashkët, si mekanizëm që avancojnë statusin dhe rolin e njeriut në shoqëri. Të drejtat dhe liritë e njeriut mund të konsiderohen si të drejta universale, që çdokush duhet t’i gëzojë në sensin për të përjetuar një ekzistencë me kushte optimale e jetike.


Mirëpo, garantimi i lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të qytetarit bie mbi institucionet qeverisëse, dhe nga organizata të ndryshme joqeveritare që angazhohen seriozisht për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut nga diskriminimet e mundshme. Institucionet kanë më shumë hapësirë për t’i trajtuar e mbrojtur të drejtat e njeriut dhe qytetarit, pasi u japin më tepër mundësi për t’u integruar në pjesëmarrje të ndryshme politike e shoqërore.

Spinoza e ka fokusuar njohjen e lirisë së mendimit dhe të fjalës, si vlera të pazëvendësueshme në jetën shoqërore dhe politike, duke argumentuar hollësisht se kjo s’është në kundërshtim me sistemin demokratik, por përkundrazi del nga ai.

Kjo e drejtë s’është e rrezikshme për paqen në shtet, as armiqësore për pushtetmbajtës. Përkundrazi është e mirëseardhur dhe e dobishme, sepse vetëm në këtë mënyrë manifestohet liria që është qëllim i shtetit demokratik. Duke u nisur nga kjo, Spinoza shkruante se askush s’mund të heqë dore nga liria e mendimit, por, gjithashtu, askush s’mund ta detyrojë këdo pa pasoja fatale të flasë sipas recetave të pushtetit suprem (Prof. dr. Gruda, Zejnullah. Mbrojtja ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Furkan, 2007, f. 5-6).

Realisht, të drejtat e njeriut dhe të qytetarit duhet të shërbejnë për shprehjen e lirisë, barazisë, paqes dhe drejtësisë. Mirëpo, në vendet e rajonit, të drejtat e njeriut dhe të qytetarit nuk respektohen në thelb, por gjithnjë e më shumë vazhdojnë të pengohen dhe të shtypen nga pushteti.

Vendet e rajonit duhet të përpiqen të respektojnë të drejtat dhe liritë e njeriut në përgjithësi, dhe sidomos të zbatojnë në praktikë një politikë integruese dhe aspak diskriminuese për liritë dhe të drejtat e njeriut e të qytetarit, si dhe të angazhohen në përmirësimin dhe avancimin e statusit të gruas në shoqëri.

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori