LAJMI I FUNDIT:

Oh sa mirë me qenë budalla… o hej!?

I. “Kush është budalla në Romë është budalla edhe në Budapest”, thotë një fjalë e urtë. Kjo nënkupton se budallai është budalla kudo që shkon, por, mbase, ky parim logjik sikur nuk vlen për tek ne në Kosovë. Këtu, pa marrë parasysh sa je i tillë, vetëm e vetëm pse vjen, ta zëmë, nga Uashingtoni, Roma, Londra, Parisi, Brukseli…e merr epitetin dhe vlerësohet si mik – “mik ndërkombëtar”. Kur ta kesh këtë status, atëherë je edhe absolut në këtë vend. Sovran i vërtetë. Mund të bësh çdo gjë.

Ta zëmë, si diplomat këtu je i lirë të shash dhe ofendosh vendorët me lloj-lloj epitetesh banale, dhe ky veprim, nga shumica nesh, e posaçërisht nga ata të politikës në pushtet, do të konsiderohen si vërejtje “dashamirëse”, “miqësore”, “vëllazërore ”… Bile-bile, në efektshmërinë e këtyre etiketime poshtëruese ndaj vetvetes tonë, atyre në këtë fushatë do t’ju ndihmojnë edhe disa pseudo intelektualë tanë (ba)analistë të përkrahur nga disa media të shkruara dhe elektronike vendore.

Haj medet, haj! Si ta kuptojmë këtë marrëzi? Të kënaqesh kur të huajt, kinse në emër të miqësisë, vijnë në shtëpinë tënde dhe paturpshëm t’i ofendojnë fëmijët e tu që janë nderi dhe e ardhmja e jote. Kky amoralitet tejkalon çdo kufi të lejueshme, çdo normalitet dhe tolerancë.


“O tempora, o mores”!

Deri kur ma kështu?!

II. Nga të gjitha vlerat e njeriut, thuhet se mendja është më së miri e shpërndarë në botë, sepse askush nuk ankohet se i mungon. Por, sado që të jemi të kënaqur me mendjen dhe inteligjencën tonë, realiteti i përditshëm na dëshmon të kundërtën: mbi pamundësitë, kufizimet intelektuale dhe marrëzinë tonë, e mos të flasim për urtësinë, e cila ndoshta edhe nuk ekziston fare.

Mendimtari i madh grek, Sokrati, para shumë shekujsh thoshte: "Unë di aq sa s’di asgjë". Një "i mençur" i yni sot, përkundrazi beson se di çdo gjë dhe për këtë është në gjendje që me orë të tëra t’ju bindi për njohurinë e vetë që ka nga të gjitha lëmenjtë e jetës: shkencë, politikë, sport, kulturë… Vaj halli, nëse rastësisht në këto tentime të këtij "të mençuri" provoni t’i kundërviheni.

Kohët e vështira janë këto, pa dyshim. Fundja, në këto rrethana nuk është edhe aq keq të jesh budalla. Ose, së paku të dukesh i tillë. Sepse, në krahasim me të mençurit e zakonshëm, ti ke një përparësi: gjithnjë je i kënaqur me vetveten. Dhe, jo vetëm kaq. Si i tillë, bëhesh edhe i suksesshëm në jetë. Mu për këtë shkak, shpesh më ndodh që vetes t’ia parashtroj atë dilemë dëshpëruese: a thua pse sot budallenjtë po kanë suksese në të gjitha sferat të jetës, e unë jo?! Ndoshta pse ata në këtë rreth kanë prirje të gjejnë budallenj edhe më të mëdhenj se vetja e që mahniten me ta?

Nuk e di, por ka mundësi të jetë edhe e kundërta: në realitet, janë të mençur, ndërsa qëllimshëm para tjerëve reflektojnë sa më shumë si budalla. Pse është kështu – dihet. Sot e ha pazari të jesh i tillë.

Oh sa mirë me qenë budalla, o hej… A po?!

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori