Skandal i Këshillit “Nacional”!?
Këshilli “Nacional” i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, pas rrëmujës që shkaktoi rreth drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme, në këtë rajon, me të njëjtin avaz vazhdoi edhe me sektorin joqeveritar, duke dhënë “pëlqime” për projekte vetëm për ato shoqata të cilat i shkojnë për lale dhe interesi.
Ministria e Kulturës dhe Informimit e cila këto ditë ka bërë publike rezultatet e dy konkurseve për ndarjen e granteve të bashkësive etnike në Serbi, ka gjetur pikëmbështetje në pëlqimin e Këshillit “Nacional”, pa kurrfarë kriteri, profesionalizmi dhe korrektësie.
Ne saje të “pëlqimit” të Këshillit “Nacional”, bashkësia shqiptare e Luginës së Preshevës është dëmtuar financiarisht në krahasim me bashkësitë tjera etnike në Serbi.
Në konkursin e parë të kësaj ministrie, falë pëlqimit të Këshillit “Nacional” grante kanë fituar: Klubi artistik – 100 mijë dinarë, Shtëpia e Kulturës “Abdullah Presheva” me dy projekte në vlerë prej 100 mijë dinarëve, Këshilli për të Drejtat e Njeriut – 200 mijë dinarë, dhe Agjencia Turistike nga Medvegja me 100 mijë dinarë, duke mos i dhënë pëlqim vetëm Bashkësisë Kulturore Shqiptare “Perspektiva”, e vetmja e këtij lloji e cila merret me zhvillimin dhe afirmimin e kulturës shqiptare në Luginë të Preshevës.
Nga shuma e përgjithshme, ndarjes së granteve nga Ministria e Kulturës dhe Informimit, në vlerë prej tetë milionë e 200 mijë dinarë (mbi 80 mijë euro) për pakicat kombëtare në Serbi, shqiptarët kanë fituar vetëm 500 mijë dinarë (afro pesëmijë euro).
Ndërkaq, tragjedia më madhe e “pëlqimeve” të këtij Këshilli (a)nacional, në konkursin tjetër të kësaj Ministrie, favorizon një bizion atraktiv interneti me 470 mijë dinarë, duke anashkaluar të vetmin medium të shkruar, revistën javore “Perspektiva”, e cila nuk ka pasur konkurrencë në këtë drejtim.
Llogaritni, nga 18.689,536,oo dinarë (mbi 180 mijë euro), shqiptarët e Luginës kanë fituar vetëm rreth katërmijë euro, falë “pëlqimit” të Këshillit “Nacional”.
Në mungesë të “pëlqimeve” të Këshillit, pakicat tjera kanë fituar shumëfishin e mjeteve financiare, si: boshnjakët 2.169,342,oo (mbi 20 mijë euro), bullgarët 840,000,oo (mbi tetëmijë euro), romët 4.404.4347 (mbi 40 mijë euro) etj.
Këshilli “Nacional” me këto veprime ka shkelur me dy këmbë profesionalizimin, të cilin nuk e ka pasur që nga themelimi; ka shkelur kodin etik, duke bërë krim ndaj kulturës dhe informimit shqiptar.
Këshilli “Nacional” i udhëhequr njëanshëm nga Galip Beqiri, kryetar i shpallur “non grata” nga shumica e partive politike shqiptare dhe sektori civil në Luginë, me këto veprime e ka pasuruar me të këqija biografinë e këtij institucioni, duke filluar nga “pëlqimet” famëkeqe për drejtorët e shkollave shqipe, “pëlqimet” për projektet në ministritë përkatëse të Serbisë, për Abetaren pa identitet, si dhe për një revistë fantome me emrin “Nacional”.
Këshilli “Nacional” i udhëhequr nga një specie e rrallë e monstrumit njerëzor dhe ca hienave, që i shkojnë nga prapa, dukë zhvatur kërma nga gjahu i tij, e kanë sjellë gjendjen e kulturës dhe informimit shqip më keq se në kohën e regjimit diktatorial të Millosheviqit. Për krijesa të tilla, të cilat kanë si ushqim shpirtëror urrejtjen patologjike ndaj atyre, që nuk mendojnë e veprojnë si ata, pat thënë një mendimtar: “Qanë toka për varre!”
Këshilli “Nacional” nga selia ku është vendosur (ish komiteti komunist i Bujanocit) dhe nga kolltuku ku është ngritur i vetëshpalluri kryetar i këtij institucioni gjysmak, Galip Beqiri, i pëlqen shqiptarët e Luginës të zhveshur kombëtarisht, të varfër shpirtërisht dhe të sakatosur materialisht.
Bashkësia Kulturore Shqiptare “Perspektiva” kërkon nga institucionet komunale dhe sektori civil të kërkojnë llogari për veprimet çmendurake të këtij Këshilli “Nacional” dhe klanit të tij mafioz, për t’i dhënë fund manipulimeve të ngritura në emër të popullit shqiptar të Luginës së Preshevës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri