Liria dhe demokracia
Liria, si e drejtë natyrore është thelbi i të menduarit sipas bindjeve individuale, bazuar kryesisht nga vullneti i lirë i të menduarit ndryshe nga tjetri. Pra, koncepti i lirisë përbën parimin substancial apo thelbin e zhvillimit dhe përparimit intelektual e shoqëror të njeriut. Ndërkohë, filozofi gjerman Friedrich Nietzsche është munduar të japë një mendim më të përgjithësuar për konceptin e lirisë. Ai mendonte se liria është vullneti që të bën përgjegjës ndaj vetvetes, që ka për veti të të distancojë dhe të të veçojë nga ndikimet e të tjerëve për një pavarësi mendimi unik mbi këtë ekzistencë.
Pa pasur liri dhe të drejta themelore nuk mund të kemi edhe politikë progresive, që të mund të shërbejë në të mirën e shtetasve të vet. Njeriu si qenie, para së gjithash ka nevojë për liri e barazi, që të përjetojë të mirën brenda llojit. Njeriu duhet ta vlerësojë lirinë që ia ka përcaktuar Perëndia, sepse falë lirisë mund të krijohen kushte të nevojshme veprimi për ta zhvilluar mendimin individual drejt një rezultati konkret. Liria, si e drejtë natyrore rregullohet me kushtetutë dhe ligj. "Pra, historia e natyrës fillon nga e mira, sepse ajo është vepër e Zotit; historia e lirisë fillon nga e keqja, sepse ajo është vepër e njeriut", mendonte filozofi gjerman Imanuel Kant.
Shoqëria dhe avancimi i saj nga varshmëria politike ende nuk mund të shihet si vullnet i lirë në vetvete, por në njëfarë mënyre ekziston trysnia e pushtetit ndaj shoqërisë për ta detyruar këtë të fundit të zgjedhë karshi interesit të një grup individësh që përfitojnë për hir të pushtetit. Askush nuk e pëlqen të përjetojë një realitet të hidhur ndryshe nga tjetri, andaj kërkohet ndryshimi për të pasur liri dhe veprim të arsyeshëm për ta realizuar të drejtën e vetëvendosjes.
Demokracia është vullneti dhe dialogu i qytetarit, dhe jo monopoli. Në demokraci nuk ka pushtet të përhershëm, por qeverisje për një periodë të caktuar. Demokracia është thelbi i qeverisjes liberale, dhe jo pushteti. Gjithashtu demokracia si sistem politik është një shprehje e qeverisjes së mirëfilltë, ku vullneti i palëve ka rolin e barabartë në politikat e vendimmarrjes që ndikojnë drejtpërdrejt apo tërthorazi në jetën dhe rendin shoqëror. Ky sistem politik u lejon njerëzve që të marrin pjesë aktive në konsolidimin, zhvillimin dhe krijimin e ligjeve për ta ndërtuar në tërësi një shtet të së drejtës.
Pra, demokracia në një shtet mund të nënkuptohet edhe si vetëvendosje politike për të krijuar hapësira praktike për planet ekonomike, sociale dhe kulturore, që realisht shërbejnë për të mirën e qytetarëve. Demokracia i shpreh të drejtat dhe liritë e individit për të mirën e përbashkët brenda shtetit, por jo gjithherë demokracia ka dhënë reflektime efikase mbi prosporitetin e shtetit në përgjithësi.
Samuel Huntington pohon mendimin se edhe qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike mund të jenë të natyrave jo të përshtatshme për një shtet të së drejtës, pasi mund të paraqiten si joparimore në përmbushjen e kritereve politike, joefektive në sferën e sundimit të ligjit, me sektor publik të korruptuar dhe pushtet diskriminues. Duke u nisur nga ky mendim mund të nënkuptojmë qartë se edhe qeveritë e tilla mund të jenë pjesë integrale e një politike të vrazhdë dhe rivale, të cilat në të shumtën e rasteve nuk stimulojnë ekonominë, por aplikojnë regjime të rrepta që nuk përkojnë në dobi të shtetit dhe shoqërisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDeputetja Fjolla Ujkani: 110 mijë eurot e ndara nga Komuna e Prishtinës janë për operacionin e ardhshëm të Elzës
Shkaku i mbështetjes së Rezolutës për Srebrenicën, partia pro-serbe tani po e shantazhon qeverinë malazeze
Barcelona kontakton ish-yllin e tyre i cili ështe ende aktiv në futboll, për t’u bërë asistent i Flickut
Avancimi i Kosovës në NATO, Lancaster: Aleatët duhet të konsultohen
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
Real Madridi do të nënshkruajë këtë verë me sulmuesin që shënoi 18 gola për vetëm 1.5 milionë euro
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë