LAJMI I FUNDIT:

Kosova si Shqipëria para një shekulli

Dy historianë gjermanë ishin habitur se si Perëndimi po jep miliarda euro për të ngritur kombin kosovar, ndërkohë që vetë kosovarët janë kundër këtij kombi. U shpjegova që e njëjta gjë ka ndodhur edhe me kombin shqiptar. Se Perandoria Osmane me t’i humbur territoret e veta në Evropë pas Luftës së Parë Ballkanike, kërkoi që në këmbim të njohjes së realitetit të ri të krijohet një shtet shqiptar me kufij që do t’i përcaktonin Fuqitë e Mëdha, kush me më shumë entuziazëm e kush më me hezitim iu përvishen punës, derdhën para të majme për të ngritur kombin shqiptar e Shqipërinë si shtet.

Në atë kohë shqiptarët nuk donin t’ia dinin se Perandoria Osmane ishte në grahmën e fundit të jetës së vet dhe se kushti për një shtet shqiptar ishte klithma e fundit e saj. Jo, jo, shqiptarët e donin akoma osmanlinë t’i drejtonte ata dhe shqyenin flamujt e kuq me “sorrë” të zezë. E donin flamurin e osmanlisë dhe të jenë pjesë e miletit turk.

Sot shqiptarët e Kosovës e bëjnë po të njëjtën gjë që e kanë bërë shqiptarët para 100 viteve. Nuk duan të jenë komb në vete po duan të jenë pjesë e kombit shqiptar, që shteti i Kosovës të jetë vetëm i përkohshëm derisa të bashkohemi me Shqipërinë. Harrojnë se Shqipëria ka bërë maksimumin e vet për Kosovën, se ka prioritete me të mëdha se bashkimin me Kosovën dhe se zërat në Kosovë që klithin bashkimin me Shqipërinë shihen në Tiranë në po të njëjtën mënyrë si është parë puna e Haxhi Qamilit në Stamboll.


Pyetja e historianëve gjermanë ishte: Përse Perëndimi që po derdhë miliarda euro për Kosovën e për të ngritur kombin kosovar në të njëjtën kohë përkrahë ata që kundërshtojnë kombin kosovar ?

Kjo është një çështje tjetër. E vërteta është se përderisa mbështetet kombi kosovar mbështetën përkrahësit e kësaj ideje. Se mbështetës të vërtetë ke atë që t’i mbështetë idetë dhe jo atë që përkohësisht të përkrahë politikisht.

Projekti i kombit kosovar është mbuluar me mjegull. Këtë mjegullim kryesisht e kanë bërë këlyshët e Serbisë. Derisa unë kam shkruar një artikull për këtë çështje, kundërshtarët e mi i kanë shkruar 10 shkrime. Derisa unë kam bërë një paraqitje televizive, kundërshtarët e mi i kanë bërë 100 paraqitje televizive. Për pasojë opinioni kosovar është njohur me ketë ide shumë më shumë nga kundërshtarët e mi se sa nga unë.

Në një panel të pan-evropianëve ku isha edhe unë, Jusuf Buxhovi që foli para meje, tha se nuk mund të ketë komb kosovar, sepse shqiptarët dhe serbët nuk mund t’i takojnë një komb. Po se kush e ka thënë se për tu bërë kombi kosovar do të duhet që shqiptarët e serbët t’i takojnë një kombi këtë nuk e tha. Këtë e kanë thënë ata që e kanë luftuar autorin e këtyre rreshtave duke ia përçudnuar idetë.

Le që për t’u ekzistuar kombi kosovar nuk është e thënë që serbët e Kosovës të jenë pjesë e këtij kombi, madje këtë nuk e paragjykon as plani i Ahtisaarit. Plani i Ahtisaarit i paragjykon serbet si pjesë integrale të kombit serb. Ata mbajnë shtetësinë serbe, sistemin e edukimit si dhe kishën me qendër në Beograd. Plani i Ahtisaarit ua mundëson serbëve që të jenë pjesë e shoqërisë kosovare po që së duan, por me asgjë nuk i orienton drejt kësaj. Pra, serbët e Kosovës bëjnë edhe jetën e kombit edhe jetën e pakicës etnike. Pikërisht për këtë Kosova është një rast sui generis. Kjo sepse serbët e Kosovës për afër një shekull kanë bërë jetën e kombit dhe kjo është pasur parasysh nga Ahtisaari.

Komb është ai komunitet që ka krijuar shtetin përkatës dhe është pronar i tij, qoftë ky komunitet shumicë apo komunitet pakicë. Dhe në rastin e Kosovës ky komunitet që përbën kombin janë shqiptarët e Kosovës. Problemi pse këtë ende e kemi të mjegullt është se këtë shtet nuk e krijuam vet, na e krijuan të tjerët. Por, megjithëkëtë ky është shtet i shqiptarëve të Kosovës, sepse ata që e krijuan këtë shtet në radhë të parë e krijuan për këtë komunitet. Shih përbërjen e Parlamentit të Kosovës, Të gjitha komunitetet etnike që janë pakicë kanë deputetë shtesë, vende të rezervuara. Vetëm shqiptarët nuk kanë. Përse? Sepse konsiderohen komb.

Në trend

Më shumë
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave

Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave

Magazina
Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re

Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re

Serbia
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë

"Fitore e shitur", Rezarti me akuza të forta për produksionin e BBVK: A jeni gati t'i nxirrni votat Drilon-Gjesti në gjykatë? Me qëllim i tërhiqnit kamerat për Drilonin

Magazina
Robert Nolfe thyen heshtjen: Parashqevia nuk u paraqit në gjykatë plot katër seanca, kam paguar qiranë 12 vite për të

Robert Nolfe thyen heshtjen: Parashqevia nuk u paraqit në gjykatë plot katër seanca, kam paguar qiranë 12 vite për të

Magazina
Kalo në kategori