Kosova ime e dashur, për ku je nisur?!
Gjendja e qytetarëve shqiptarë, edhe pas 13 vitesh pas luftës, mbetet me shumë halle, për të mos thënë është bërë e padurueshme. Skamja dhe varfëria kanë përfshirë shumicën e qytetarëve shqiptarë të Kosovës. Papunësia sa vjen e rritet. Rinia nuk e sheh perspektivën e saj as në të ardhmen e largët dhe të rinjtë tanë mezi presin ta gjejnë ndonjë shteg për të ikur jashtë vendit. Nuk funksionon pothuaj as një pore e shtetit ashtu si duhet. Dhe, lirisht mund të thuhet se dora e pushtetit për ta përmirësuar jetën e qytetarëve nuk hetohet. Të gjitha institucionet e shtetit të Kosovës kanë rënë në gjumin e ariut!
Pushtetarët e Hashim Thaçit s’e qajnë kokën fare për këtë katandisje që e ka kapluar Kosovën. Ata, pra pushtetarët, e kanë vetëm një hall: si ta mbajnë pushtetin edhe më tutje për ta trashur ende pasurinë e tyre personale, familjare dhe të miqve e dashamirëve të tyre. Ata vetëm mendojnë se si të jetojnë në këtë parajsë, sa më gjatë që është e mundur.
Nuk është në rrugë të mbarë arsimi, boshti i shoqërisë. Ka rënë cilësia, edukata dhe disiplina në shkallën më të ultë në të gjitha nivelet – që nga parashkollorja e deri në universitet. Notat dhe diplomat ose blihen me para ose me ndërmjetësime, bile edhe me kërcënime, siç do të shkruante ditë më herët Behxhet Shala: "Ose gullashin, ose kallashin". Nxënësit më të mirë mbesin rrugëve pa u regjistruar, sepse vendet zihen me të padijshmit, por që kanë njoftësi!
Një gjendje e tillë e mjerueshme mbretëron edhe në shëndetësi, sidomos në spitalet dhe ambulancat shtetërore. Mjerë ai që sëmuret dhe ia mësyn doktorit.
Po si qëndron situata në gjykata, aty ku qytetari do të duhej ta kishte mbështetjen se do ta gjejë drejtësinë dhe aty do ta zgjidhë problemin?! Gjykatat dhe policia veprojnë me forcë vetëm ndaj atyre shqiptarëve që në një mënyrë ua prishin qetësinë dhe rehatinë qeveritarëve!
I shtyrë nga kjo gjendje e papërshkruar, sot qytetari shqiptar e ka humbur besimin tek te gjitha institucionet e shtetit, bile edhe tek secili pushtetar. Morali i shoqërisë shqiptare sot është në shkallën më të ultë.
Organizmat e huaj që veprojnë në Kosovë: UNMIK-u, EULEX-i dhe KFOR-i, kanë futë veshtë në lesh dhe nuk bëzajnë fare. Sipas të gjitha gjasave edhe atyre po ju konvenon kjo gjendje e katandisur në Kosovë, për të cilën gjendje kontribuuan edhe vet.
Nëse deri dje qytetari shqiptar i Kosovës ishte zhveshur nga të gjitha të drejtat elementare: siguria për të qenë gjallë, mos siguria për ushqim e veshmbathje, mungesa e të drejtës për tu shprehur, liria e fjalës, liria e lëvizjes… e gjitha kjo nga pushtetarët okupatorë serbë, sot këtë e përjetojnë nga pushtetarët shqipfolës, e që veten e quajnë shqiptarë!
Sot Kosova është i vetmi vend në Ballkan dhe në Evropë pa të drejtën e vizave, që do t’ju mundësonte qytetarëve shqiptarë kontaktet me botën e civilizuar! Shqiptarët e Kosovës edhe më tutje presin me javë e muaj para dyerve të ambasadave të shteteve të Evropës, për të siguruar një vizë, për t’i vizituar familjarët në kurbet. Dhe, në të shumtën e rasteve, jo vetëm që nuk marrin vizën, por edhe plaçkiten me para të majme. Është pamje e mjerueshme, kur sheh rreshtat e gjatë të shqiptarëve të të gjitha moshave, duke pritur në shi e borë, para dyerve të ambasadave të shteteve të Evropës.
Pleqtë e mençur na thoshin: "Edhe toka qanë – loton, kur nuk ka kush i del zot". Sot, jo vetëm qytetarët shqiptarë, por edhe toka e Kosovës loton për zot shtëpie!
Shteti serb edhe më tutje qëndron ulur këmbëkryq në Kosovë. Jo vetëm që na ka pushtuar ekonomikisht, por struktura ushtarake, policore, agjentë të zbulimeve të shërbimeve sekrete, pjesëtarë të MUP-it serb e shalojnë atin në gjithë territorin e Kosovës duke i shërbyer me përkushtim vendit të vet. Policia e Bajram Rexhepit – Bajram shkretit, edhe kur arreston ndonjërin prej tyre për të bërë fasadë se këtu ekziston shteti i Kosovës, është e detyruar që të nesërmen t’i lirojë. Bile, policët që kanë bërë arrestimin e tyre, shkarkohen nga detyra!!
E po, nga kjo dhembje shpirtërore që ndiej sot për ty Kosova ime e dashur, vetëm mund të klithi me sa zë që kam: për ku je nisur?!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Aeroplani i American Airlines devijon nga udhëtimi i planifikuar, aterron në Romë për “shkaqe sigurie”

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë