Sfidat e integrimit evropian
Bashkëpunimi regjional i cili është nisur në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, si pjesë e planit të ministrit të atëhershëm francez të punëve të jashtme, Robert Schuman, me qëllim të zhvillimit të industrisë së rëndë gjermane, por edhe procesit të pajtimit gjermano-francez (i cili për rezultat ka pasur themelimin e Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut në vitin 1951), ishte gurthemel për formimin e Unionit sot më të njohur ndërshtetëror në botë: Bashkimit Evropian (BE).
Ndonëse Bashkimi Evropian nuk ka formë formale të rregullimit shtetëror, federatë apo konfederatë, nuk ka kushtetutë, është shembull i funksionimit tepër të mirë mbi bazat e marrëveshjes, gjegjësisht dokumenteve të njohura si Traktati i Bashkimit Evropian (apo traktati i Lisbonës), si dhe Traktati mbi funksionimin e Bashkimit Evropian. Ky Union ka kaluar të gjitha fazat themelore të bashkëpunimit regjional, ndërsa sot gjendet në fazën më të lartë të organizimit, që i ngjan organizimit të brendshëm të një shteti, të cilën unionet joformale të tjera në botë nuk e kanë arritur dhe e cila dallohet me katër liritë e njohura, si: ajo e qarkullimit të lirë të njerëzve, të mallrave, të fuqisë punëtore dhe kapitalit.
Ndonëse Bashkimi Evropian, i cili sot në përbërje të vetë ka 27 shtete e të cilit më 1 korrik 2013 do t’i bashkëngjitet edhe Kroacia, ka arritur kulmin e organizimit në kuadër të procesit të integrimeve Evropiane në Evropën Juglindore në fushën e bashkëpunimit regjional dhe ndërtimit të partneritetit që të mirë vazhdon të luajë rol të veçantë si faktor shumë i rëndësishëm i stabilitetit ekonomik, politik dhe social të Evropës.
Procesi i integrimit Evropian ka nisur pas Luftës së Dytë Botërore në themele të bashkëpunimit regjional dhe si qëllim primar ka pasur zbutjen e armiqësisë mes disa shteteve të porsadala nga lufta: Franca, Gjermania dhe Italia, parim ky i cili edhe sot gjendet në listën e prioriteteve të BE-së. Përveç kësaj, ky integrim ka pasur për qëllim krijimin e një bashkëpunimi të mirëfilltë ekonomik në mes të këtyre shteteve, me qëllim të sigurimit të pavarësisë ekonomike të pjesës së Evropës Perëndimore për të neutralizuar ndikimin e Rusisë si aleate të forcave triumfuese të Luftës së Dytë Botërore dhe dominimit të sistemit të saj politik dhe ekonomik në këtë pjesë të Evropës.
Disa nga provat të cilat dëshmojnë se Bashkimi Evropian është më tepër një projekt politik sesa ekonomik, është Programi i ndihmës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendet demokratike evropiane në atë kohë dhe pranimi i Greqisë në këtë union, borxhi i së cilës është kamufluar.
Ndonëse bashkëpunimi regjional shihet si një proces politik, në esencë ka prapavijë ekonomike. Bashkëpunimi regjional ka për qëllim promovimin dhe ndërtimin e bashkëpunimit të ndërsjellë të shteteve dhe për të inspiruar procese të reja të zhvillimit ekonomik, politik dhe social duke u bazuar në praktika të mira të cilat sjellin dobi të ndryshme për qytetarët. Nga kjo pikëpamje, bashkëpunimi regjional shihet si rrugë për zgjidhjen e problemeve, para së gjithash ekonomike, të cilat janë të pazgjidhura për një vend të caktuar me kapacitete vetanake.
Procesi i globalizimit dhe bashkëpunimi regjional kanë ndihmuar njëri-tjetrin. Globalizimi në masë të madhe e ka intensifikuar nevojën për bashkëpunim regjional të shteteve anë e mbanë botës, dhe ky bashkëpunim shihet si mundësi për ndërtim të raporteve të mira në fushën e ekonomisë dhe biznesit, si dhe ka në fokus edhe zgjidhjen e problemeve të zhvillimit rajonal, bashkëpunimit ekonomik, hulumtimit të resurseve natyrore, mundësimit të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe të mallrave, kapitalit, fuqisë punëtore mes dy apo më tepër vendeve dhe njëherazi shihet si mundësi e një përparimi të përgjithshëm në një “fshat global”, siç perceptohet sot bota.
Gjithashtu, bashkëpunimi regjional ka ndihmuar përshpejtimin e procesit të globalizimit. Si rezultat, bashkëpunimi regjional shihet edhe si mundësi për instalimin e reformave me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve, vendosjes dhe respektimit të standardeve.
Perspektiva evropiane për vendet e Ballkanit perëndimor, ku bën pjesë edhe Kosova, është vërtetuar ne samitin e Selanikut të mbajtur me 21 qershor të vitit 2003, ku të gjithë pjesëmarrësit përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe përfaqësues të shteteve të Ballkanit, kanë nënshkruar deklaratën prej nëntë pikëve me të cilën kanë definuar marrëdhëniet mes tyre. Partneriteti ndërmjet BE-së dhe Ballkanit perëndimor është në interes të Bashkimit Evropian, por edhe në interes të vendeve të Ballkanit perëndimor nëpërmes arritjes së paqes, stabilitetit, lirisë, sigurisë dhe drejtësisë, begatisë, cilësisë së jetës etj.
Duhet theksuar se procesi i Stabilizim-Asociimit është korniza politike e BE-së për vendet e Ballkanit perëndimor, deri në pranim të plotë të tyre. Instrumentet e Procesit të Stabilizim-Asociimit janë formuluar në Samitin e Zagrebit në nëntor të vitit 2000, ndërsa Samiti i Selanikut e ka plotësuar këtë proces me një sërë instrumentesh të reja. Vlen të theksohet se procesi i Stabilizim-Asociimit ka tre qëllime kryesore: stabilizimin dhe transicionin e shpejtë në ekonominë e tregut, promovimin e bashkëpunimit rajonal dhe perspektivën për anëtarësim në BE.
Kosova si shtet i ri i cili pretendon të hyjë në Bashkim Evropian, kryesisht ballafaqohet me probleme të njëjta si të gjithë fqinjët e saj, por në anën tjetër në masë të madhe ballafaqohet me problemin politik, posaçërisht në raport me Serbinë, ku kjo e fundit refuzon të pranojë de jure shtetësinë e Kosovës dhe deri më tani është paraqitur si pengesë në integrimet regjionale dhe ndërkombëtare të Kosovës. Marrëveshja e parë e parimeve që rregullon normalizimin e raporteve në mes Beogradit dhe Prishtinës e arritur në Bruksel, si dhe vazhdimi i bisedimeve, janë sinjal i parë në drejtim të krijimit të një stabiliteti politik për Kosovën, por efektet e para të këtij stabiliteti pritet të shihen pas implementimit të marrëveshjes.
Pa implementim, marrëveshja vetëm në letër nuk premton shumë. Kjo për arsye se stabiliteti politik është kusht i parë, fondamental, për tërheqjen e investitorëve të huaj, ndërsa ai duhet të jetë real, në terren, jo vetëm të jetë shkronjë e vdekur në letër. Prandaj, duhet insistuar në implementim të plotë të marrëveshjeve të arritura dhe në respektim të plotë të tyre.
Problemi mes Kosovës dhe Serbisë në rrafshin e bashkëpunimit regjional është paraqitur në kuadër të Marrëveshjes për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA), e cila njëherazi është instrument i parahyrjes në BE. Ndonëse edhe Kosova edhe Serbia janë anëtare të CEFTA-së, për shkak të implikimit të statusit politik të Kosovës Serbia ka bllokuar të gjitha mallrat dhe mjetet transportuese që hynin nga Kosova, gjë që e ka goditur eksportin e Kosovës. Në pamundësi për të gjetur zgjidhje tjetër për këtë problem, Kosova ka filluar të përdorë masa të reciprocitetit ndaj Serbisë. Veprimet e tilla nuk kanë shkuar në favor të ekonomive të të dyja vendeve.
Një proverb e vjetër thotë: "Njerëzit e mençur mësojnë nga gabimet e huaja, budallenjtë nga të vetat". Kosova tani e ka rastin të mësojë nga gabimet e shumë vendeve të tjera, jo vetëm brenda Bashkimit Evropian, po edhe jashtë tij.
Në rrafshin ekonomik problemi më i theksuar në Kosovë sot është papunësia e madhe. Sipas Agjencisë së statistikave të Kosovës, shkalla e papunësisë në vend është 35,1 për qind, ndërsa kjo shkallë në moshën prej 15 deri në 24 vjeç arrin deri në 60.2 për qind. Ky është problem që kërkon vëmendje të lartë dhe zgjidhje graduale dhe i cili duhet të shndërrohet në shans për Kosovën, posaçërisht për tërheqjen e investitorëve të huaj.
Është fakt se Kosova sot posedon një fuqi punëtore të re, të edukuar e cila për shkak të standardit i cili mbizotëron në vend është e gatshme të punojë më lirë sesa vendet e rajonit apo vendet tjera anëtare të BE-së. Lidhur me ketë, mund të merret për shembull Kina, e cila është vend i njohur që ka bërë “bum” ekonomik duke shfrytëzuar ndër të tjera fuqinë e lirë dhe të edukuar punëtore.
Statistikat ekonomike të Kinës të 20 viteve të fundit kanë magjepsur botën, por në anën tjetër është krijuar përshtypje se nga një superfuqi Kina është shndërruar në supershërbyes, ku fuqia punëtore eksploatohet, ndërsa punëtorët nuk kanë shumë të drejta. Duke marrë parasysh këtë, nëse Kosova përdorë fuqinë e lirë punëtore si strategji, atëherë duhet të sigurojë mbrojtjen e saj nga ky “sindrom kinez” dhe si garanci për këtë duhet të shërbejë Ligji i punës i cili duhet të jetë në harmoni të plotë me standardet e Bashkimit Evropian.
Natyrisht, vetëm Ligji i punës i miratuar nga Parlamenti i Kosovës që synon të rregullojë të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës nuk do të jetë garanci e mjaftueshme, por do të duhet të implementohet në praktikë pa kurrfarë lëshimesh. Do të thotë, pronarët, menaxherët e firmave, duhet të punojnë me një etikë të lartë pune, të respektojnë të drejtat dhe detyrimet e punëtorëve, të respektojnë ligjin. Në anën tjetër, këtë garanci duhet ta sigurojë shteti me mekanizma të vetë të kontrollit dhe duke ndërmarrë masa sanksionuese në rast të shkeljes së tij.
Punësimi i të papunëve në Kosovë do të ketë efekt pozitiv zinxhiror në procesin e zhvillimit ekonomik të vendit. Si rezultat të parë do të ketë zbutjen e papunësisë. Pastaj, rritja e të ardhurave të amvisërive do të ndikojë në përmirësimin e standardit jetësor të popullatës, e kjo do të ndikojë në rritjen e kërkesës për mallra dhe shërbime, ndërsa kjo e fundit do të shtyjë firmat të rrisin prodhimin dhe ofrimin e shërbimeve etj.
Procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe përfitimi i fondeve po ashtu do të jetë me rëndësi jetike. Sidomos, përdorimi adekuat i fondeve për realizimin e projekteve të ndryshme zhvillimore do të jetë vendimtar për të ardhmen e ekonomisë së Kosovës. Greqia për shembull të gjitha fondet dhe kreditë e Bashkimit Evropian i ka përdorur për zhvillim dhe ngritje të standardit jetësor të qytetarëve, një pjesë të vogël ka përdorur për infrastrukturë, një pjesë tjetër për turizëm të standardit të lartë etj. Këto fonde e kanë shtyrë Greqinë në fiasko. Andaj, duhet mësuar nga ky shembull.
Kosova fondet që do të merr nga Bashkimi Evropian në të ardhmen, duhet t’i përdorë për zhvillim të ekonomisë, për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të cilat paraqesin boshtin kurrizor të ekonomive bashkëkohore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë