LAJMI I FUNDIT:

Bota dhe shteti

Bota mund të jetë një plan inteligjent i Zotit për krijimin dhe përsosjen e njeriut, duke ia dhënë të gjitha atributet e tij të Arsyes për të njohur ose kuptuar lëndët, lëvizjet dhe ekzistencën e saj.

Koncepti për botën ndërlidhet me tërësinë e substancave jo të domosdoshme, sepse substancat jo të domosdoshme janë të ndërvarura nga njëra-tjetra dhe hasen në marrëdhënie mes tyre. Prandaj, nga varësia e sendeve që shkojnë drejt një pike të përbashkët rezultohet harmonia midis individëve duke u përshtatur fizikisht dhe shpirtërisht.

Edhe pse kjo botë ka një koncept të pafundmë mbi njohjen e vërtetë të saj, mendja njerëzore ende nuk mund të shtrihet tejpërtej mbi sqarimin dhe interpretimin e drejtë të forcës së saj lëvizëse, duke mos arritur kurrë të kapërcehen kufijtë e intelektit për ta kuptuar thelbësisht konceptin e saj filozofik e më gjerë.


Një përkufizim mjaft interesant mbi konceptin e botës është e filozofit gjerman Friedrich Nietzsche: "Bota mund të konsiderohet si një vepër arti që gjeneron vetveten".

Eudemonologjia është një lloj filozofie, e cila përmban një sërë rregullash për ekzistencën e lumtur, ndërsa ekzistenca e lumtur nga ana e vet, përkufizohet si "parapëlqim ndaj joekzistencës". "Bota, në thelbin e saj, përbëhet pra nga rastësi të kulluara", që shprehej Kanti, dhe përkufizimi "parapëlqim ndaj joekzistencës", që shprehej Schopenhaueri, shërbejnë si një shkak për ta kuptuar esencën faktike se bota është veçse një lojë e pasigurt që kundërmon mbi rregullat dhe sjelljet e racës njerëzore, duke i hamendësuar brenda llojit.

Krijesa njerëzore është e prirë për një jetë të lumtur (hedoniste) jashtë rregullave që e ngurtësojnë botën e tyre. Edhe pse dëshira e njeriut është për një qeverisje të lumtur, ndërkohë, realisht, duke u nisur nga thelbi joshës, bota nuk ua mundëson këtë lloj nderi për të qenë të lumtur e të shenjtëruar sa herë që duan apo kërkojnë ata.

Duke u ndërlidhur me këtë sqarim të shkurtër mbi botën dhe ekzistencën, në radhë të parë duhet të vlerësojmë kuptimin faktik të njohjeve tona mbi botën, ekzistencën, revolucionin mbi idetë që ndryshojnë botën; dhe atë që ne e rezultojmë në vetvete, pra ajo çfarë jemi. Vlerat e sigurta dhe personaliteti i individit mund të jenë bartës të ndryshimeve rrënjësore që sjellin lumturi dhe mirëqenie shpirtërore.

Koncepti për botën mbetet i pandryshuar në thelb, sepse ligjet e fizikës janë në bashkërenditje dhe të sistemuar në një tërësi të përkryer. Koncepti i botës është i ndërtuar në atë mënyrë që njeriut të mos i servohet asgjë e gatshme pa u përpjekur vetë t’i përfitojë përjetimet apo ndiesitë e lumturisë dhe perfeksionimin e gjendjes së tij. Natyra nuk ndodhet në gjendje të rastësishme karshi veprimeve të veta, por duket se gjithçka është sistemuar sipas një rregulli të përkryer. Njeriu me anë të arsyes do të përpiqet t’u përshtatet rregullave apo ligjeve të natyrës, me qëllim që të mund të vijë gjer në marrëveshjen e bashkërenditjes dhe bashkekzistencës, Pra, ndryshe marrëveshja detyron bashkëjetesën.

Alex George në shkrimet e tij paraqiti një ide klasike që përdoret në fushën e filozofisë dhe politikës, që quhet "Kodi Operacional". Ai e përshkruan konceptin për botën në dy lloje, ku veçmas do të mundohemi t’i shqyrtojmë sipas bindjes individuale:

Koncepti Filozofik: Bota është e përbërë nga ligjet e fizikës, të cilat i shërbejnë kontrollit dhe funksionimit të drejtë të njeriut, ku ky i fundit përpiqet me çdo formë t’i përshtatet funksionit të tij. Po qe se këtë koncept filozofik e tërheqim drejt bindjeve politike për ta krahasuar nëse një shtet është mjaftueshëm i organizuar si në kontrollin e brendshëm po ashtu dhe në aspektin e funksionimit të shtetit, atëherë një ndër shtetet më specifike për ta trajtuar mund të jetë Kosova, ku kontrolli dhe funksionimi i shtetit ndodhet në hapat e para të ndërtimit të shtetit ligjor, kontrolli dhe funksionimi duket se po mbikëqyret mjaft mirë nga bashkësia ndërkombëtare, mbikëqyrje e cila hap udhë për të pasur siguri politike e ushtarake, vetëvendosje, ekonomi stabile dhe rend politik e juridik.

Mbikëqyrja është më se e domosdoshme, pasi mund të konsiderohet si një mundësi e përbashkët për t’i përmbushur standardet e duhura evropiane për një shtet të së drejtës përballë sfidave të ndryshme politike, ekonomike e sociale.

Koncepti Instrumental: Ky konceptim i propozuar nga Alex George është i një rëndësie të veçantë për konceptin e botës. Ky konceptim ngërthen në vete idenë sesi një shtet e shikon veten në lidhje me botën. Secili shtet është i prirë më tepër të shtojë ndikimin e tij për ta kontrolluar e siguruar territorin kombëtar ndaj kërcënimeve apo krizave të ndryshme që mund të vijnë nga jashtë. Mirëpo, ka shtete që pos kësaj prirje për kontroll ndaj territorit kombëtar janë të prira të shtrijnë influencën e tyre karshi shteteve që janë më pak të zhvilluara politikisht e ekonomikisht.

Në kuadër të kësaj ideje lind përvoja se Kosova është shtet me qëndrueshmëri të brishtë ekonomike dhe politike. Pra, si shtet i ri duket se gëzon autoritet të konsiderueshëm dhe përkrahje të mjaftueshme diplomatike prej shteteve që kanë ndikim apo janë faktor relevant në politikat globale. Për më tepër Kosova është e përkushtuar të ketë fqinjësi të mirë me shtetet përreth, të ketë siguri të qëndrueshme ndaj çdo rreziku të mundshëm, rritje ekonomike, sundim dhe shtrirje të shtetit ligjor në tërë territorin e vendit, integrim në strukturat evro-atlantike.

Pra, dy idetë e konceptualizuara nga Alex George janë të nevojshme dhe të rëndësishme për mendimin filozofiko-politik, pasi ndihmon në kuptimin e funksioneve brenda një shteti përreth botës. Kodi Operacional nuk do të ishte funksional varësisht forcave të jashtme dhe të brendshme që ndikojnë në një shtet, prandaj për ta forcuar apo shtuar konceptin e Alex George do të ishte e pëlqyeshme të shtohej një koncept të tretë të titulluar Koncepti Kontekstual.

Koncepti Kontekstual: Bota është e përbërë nga ligjet e fizikës, të cilat i shërbejnë funksionimit të drejtë dhe rregullimit shpirtëror e material të njeriut. Ligjet fizike janë pjesë përbërëse e ekzistencës së njeriut që rregullojnë sistemin e tij ekzistencial me marrëveshje reale për të mirën e përgjithshme. Mirëpo, e dimë nga përvoja se ligjet e natyrës janë të pandryshueshme në thelb, pasi gjenezën e kanë nga ndriçimi absolut i Zotit, mirëpo, jo gjithmonë ligjet fizike mund të plotësojnë ekzistencën njerëzore që ta udhëheqin ekzistencën drejt sistemit transcendental.

Ky diferencim i mekanizmit të ligjeve të natyrës e bën ende më të logjikshëm krijimin e nevojës për një marrëveshje etike midis njeriut dhe natyrës. Kjo marrëveshje reale e arritur sipas një tolerance reciproke midis palëve do të mund të kthente ekzistencën e njeriut dhe natyrës drejt përsosjes së nevojshme. Bota është pjesë e arenës sonë ekzistenciale, madje si pasojë e kësaj ajo shtrin ndikimin e saj te njeriu, shoqëria dhe shteti, duke e aftësuar ose provuar në dimensione të ndryshme. Koncepti i botës është mjaft i shtrirë, nuk mund ta kuptojmë atë vetëm si një proces të rastësishëm, por si një sistematizim me mision integrues për qëndrime të ndryshme jetësore. Shtetet duhet të kenë fatin e diktimit të ekzistencës nga qëndrimi i ligjeve të natyrës, duke u krijuar në bazë të vullnetit të lirë të civilizimeve urbane.

Ekzistojnë shtete që janë të krijuar prej një varësie jo të dëshirueshme gjeografie, siç mund të provojnë disa shtete mosmarrëveshjen reale me ligjet e natyrës, duke hasur në përjetimin e lëvizjeve të brishta natyrore. Bota dhe shteti janë pjesë e ndikimeve të njëra-tjetrës, ku më pak e ku më shumë plotësojnë kushtet për një sistematizim gjithnjë më të përkryer e më të denjë.

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori