Marrëveshja Kosovë-Serbi dhe protestat në Luginë
Palët negociuese të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, më 19 prill 2013, pas shumë takimesh e bisedimesh, më në fund nënshkruan Marrëveshjen për “normalizimin e marrëdhënieve” midis Kosovës dhe Serbisë. Ky akt u mirëprit nga opinion demokratik evropian dhe rajonal, sepse, më në fund, shpresuam se do t’i jepet fund epokës së konflikteve dhe urrejtjes midis serbëve dhe shqiptarëve, si dhe do të hapet rruga për normalizimin e jetës në shtetin më të ri të Evropës, Republikën e Kosovës.
Shikuar nga perspektiva dhe këndvështrimi i Luginës së Preshevës, këtij dialogu që nga fillimi i ka munguar normaliteti. Sepse, kemi përshtypjen se ai u fillua mbrapshtë, meqë i ngatërroi punët qysh në start, duke shkelur mbi parimin e reciprocitetit të shqiptarëve të Luginës me serbët e Kosovës, të shumëpërfolur dhe të deklaruar me unanimitet të plotë të faktorit politik shqiptarë të Luginës së Preshevës, që është përkrahur unanimisht edhe nga të gjithë shqiptarët kudo që janë.
Mirëpo, sa duket, ky parim nuk u mbështetë edhe nga Prishtina zyrtare dhe nga mbështetësit ndërkombëtarë me rastin e fillimit dhe zhvillimit të dialogut Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e BE-së, duke e lënë jashtë këtyre bisedimeve dhe duke mos e përmendur çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, si të mos ekzistonte fare ajo.
Për opinionin mbarëshqiptar ishte krijuar një huti e kësaj politike “të lartë”, të cilën ata nuk e kuptonin, ashtu si nuk e kuptonte as opinion evropian dhe ai botëror. Kështu, sa më tepër që zhvilloheshin “bisedimet teknike”, ato shndërroheshin në bisedime të thella “politike”, duke qenë si palë negociuese Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë.
Krijohej përshtypja se fillimisht ishte krijuar një konsensus i fuqishëm midis palëve negociuese dhe ndërkombëtare për vetëm një çështje, e kjo ishte përjashtimi i plotë dhe jo vetëm mos përfshirja, por edhe mos përfillja dhe mos përmendja fare e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës!
Me këtë i dërgohej botës demokratike mesazhi i gabuar se në këtë pjesë të Ballkanit ekziston vetëm problem i serbëve të Kosovës dhe se problem të tjera nuk ka, duke e deformuar kështu skajshmërish kuptimin modern të demokracisë dhe të barazisë së të gjithëve, pa marrë parasysh përkatësinë racore, etnike, fetare etj. Pra, duke rrënuar parimet dhe të arriturat dhe frytet themelore të demokracisë bashkëkohore, synohej vendosja e “normalitetit” në jetën politike të Kosovës. Ky absurd nuk kuptohej nga askush nga opinion politik e shkencor jashtë tryezës së bisedimeve.
Pra, në tavolinën e bisedimeve të Brukselit, shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk ekzistonin fare! Ky mëkat, do të thosha i pafalshëm politik dhe ky absurd, krijoi së paku tre probleme madhore:
1) E para është se, sipas rregullit, çdo gjë e filluar mbrapshtë, s’ka se si përfundon ndryshe, pos me rezultate jo të natyrshme dhe me zgjidhje politike absurde, jo të drejta, diskriminuese dhe jonjerëzore. Andaj edhe janë të papranueshme për ne shqiptarët e Luginës, dhe jo vetëm për ne. Edhe pse ndokënd do ta mashtrojnë këto konkluzione absurde, si fraza politike në letër, ato, si të tilla, konsideroj se janë të pamundura për t’u realizuar, duke kërkuar “pluse” sa herë që të takohen palët negociuese për t’u marrë veshë (gjoja) për implementimin e tyre.
2) E dyta, mos përfshirja e çështjes së shqiptarëve të Luginës krijoi problemin e balancave politike dhe të krahasueshmërisë. Sepse, po të shtroheshin këto dy çështje, pra çështja e shqiptarëve të Serbisë me atë të serbëve të Kosovës, si të barabarta, pa e diskriminuar asnjërën palë, do të edukohej edhe mbarë opinioni me drejtësinë e treguar dhe me qasjen parimore ndaj problemeve ndëretnike, për të shërbyer më vonë si model dhe praktikë e drejtë politike. Duke mos u përfillur kjo e drejtë themelore e demokracisë dhe duke u diskriminuar në mënyrë mospërfillëse dhe nënçmuese të palës shqiptare, iu lanë duart e lira Serbisë që ta ngre “pazarin” deri në absurd. Sepse, nuk kushtëzohej dhe nuk obligohej ajo për të njëjtën gjë ndaj qytetarëve të vet shqiptarë.
3) Përvoja politike në këtë Ballkan të trazuar na mëson se sfidat e injorimit dhe diskriminimit të plotë të njërës palë, mund t’i përngjajnë absurdit Beketian të “pritjes së Godos”, i cili nuk vjen kurrë, apo i ndërtimit të urës së Rozafës, duke u ndërtuar ditën dhe duke u rrënuar natën. Ngjarjet e fundit lidhur me lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë na e dëshmojnë këtë, me paraqitjen e revanshizmit shkatërrues në Kosovë, si hakmarrje për grabitjen e tij nga xhandarmeria serbe dhe diskriminimin e shqiptarëve në Luginë. Prandaj, mashtrohen të gjithë ata që mendojnë se mund të vazhdojnë deri në pafundësi me injorimin e këtillë të tyre.
Mjerisht, kësaj situate të panatyrshme, të mjerë dhe absurde, vështirë se do t’i vijë ndonjëherë fundi. Sepse, janë krijuar kushtet ideale për paraqitjen në pafundësi të “pluseve”: “Ahtisari plus”, “Marrëveshja e 19 prillit plus”, e shumë e shumë pluse të tjerë që do të paraqiten gjatë kohës, deri në pafundësi.
Edhe pse Marrëveshja e arritur më 19 prill paraqet maksimumin e të gjitha maksimumeve të parapara me standardet ndërkombëtare për minoritetet, duke krijuar kështu Serbinë Brenda Kosovës. Këto forca zor se do të ndalen para se të arrijnë objektivin e tyre politik, që Kosovën ta bëjnë (sërish) Serbi.
Ragmi Mustafa, para pakë kohësh u quajt nga kreu politik i Kosovës si “matrapaz politik”, i “pa denjë”, “mashtrues”, tradhtar”, “pa ndjenja kombëtare” e tjera. Pra, u quajtë me epitete më denigruese e poshtëruese, duke i tejkaluar kufijtë e caqeve dhe poshtërimit më banal për mosveprimin e tyre në mbrojtje të lapidarit dhe për mos mbajtjen e premtimeve politike të dhëna para opinionit, për dhënien e dorëheqjes në rast se hiqet lapidari.
Megjithatë, mbetet enigmë e pasqaruar se sa ishte korrekt ky reagim dhe kjo fyerje në analet e politikës, nga kreu politik i Kosovës. Dilema dhe paqartësia u shtua edhe më tepër, sidomos me “pritjen vëllazërore” pak ditë më vonë në një tubim partiak ku mori pjesë i tërë lidershipi i Luginës, të cilët as nuk denjuan që të dalin dhe të falënderojnë mijëra protestues që ishin në rrugët e Prishtinës në mbështetje të Luginës.
Shija e hidhur e mungesës së dinjitetit elementar moral e politik, ka mbetur edhe sot e kësaj dite si hije, si zhgënjim i skajshëm dhe dëshpërim.
Avazi i vjetër i veprimit politik “kuturu” në Luginë, duke mos përfillur subjektet politike shqiptare dhe duke shpërfillur dhe denigruar çdo formë të veprimit unik dhe institucional të tyre, sikur është trimëruar dhe ka marrë hov më të madh dhe krah, në vend që të merrte mësime të domosdoshme nga pësimet dhe gabimet me rastin e keq menaxhimit dhe keq veprimit, për çka edhe i “fituan” epitetet poshtëruese që u përmendën.
Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë si organ i përbashkët politik i shqiptarëve të Luginës, deri më tani është mbledhur vetëm një herë, duke mos përmbushur nevojën e domosdoshme për miratimin e Platformës së re dhe Propozimit për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës, duke u harmonizuar edhe me Marrëveshjen Thaçi-Daçiq të arritur në Bruksel më 19 prill 2013.
Kështu, dokumentet e shumëpritura nuk janë miratuar akoma, duke pamundësuar kështu njoftimin e instancave ndërkombëtare me kërkesat institucionale politike të shqiptarëve të Luginës. Është i pakuptimtë bllokimi i punës së këtij Kuvendi nga ana e PDSH-së së Mustafës dhe “satelitëve” të tij.
Bllokada e tillë e Kuvendit ka sjell dëm politik dhe pasoja të pariparueshme për të gjithë. Mos veprimi institucional i shqiptarëve të Luginës dhe obstruksionet e përmendura politike nga ana e koalicionit për pushtetin lokal në komunën e Preshevës e kanë bllokuar dhe paralizuar veprimin e suksesshëm politik të të gjithë shqiptarëve në nivel të Luginës, duke ofruar protesta në rrugë, që më tepër shërbejnë si farsë politike.
Veprimet e tilla janë shterpe dhe pa rezultate konkrete, meqë nuk janë miratuar paraprakisht dokumentet e domosdoshme politike nga Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë, që pastaj do të mbështeteshin dhe promovoheshin me tubime protestuese masovike, e jo sikur ishte rasti i fundit, kur mezi u tubuan disa qindra protestues.
Mos sinqeriteti dhe veprimi krye në veti i kujtdo, është veprim i papranueshëm dhe shumë i dëmshëm për kauzën tonë kombëtare.
Andaj, nevojitet unitet i plotë i të gjitha subjekteve politike shqiptare të Luginës, si dhe koordinimi i veprimeve të tyre me Prishtinën dhe Tiranën zyrtare, si dhe me faktorin ndërkombëtarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë