Roli i mediave në epokën e lirisë
Midis qiellit dhe tokës, në universin e pafundmë të dijes
Midis qiellit dhe tokës, në universin e pafundmë të dijes, ndodh që në shekullin e kapërcimeve gjigante të teknologjisë të marrim mesazhe shkruar nga mendje të turbulluara, të mbetur peng jo thjesht tek xhelozia njerëzore, injoranca dhe padija, por tek tentativat për pengmarrje të historisë, kur njerëz tepër të vegjël në përkohësi me të vërtetën, fyejnë inteligjencën kombëtare, duke na përmendur si kërcënim të vazhdueshëm privacinë tonë njerëzore e cila është e garantuar nga karta ndërkombëtare e të drejtave të njeriut.
Në fluturimin tim të zakonshëm nga Aeroporti i Frankfurtit drejt Tiranës, në qiell paralel në mendimet e mia, në kujtesën time kthehej shtëpia muze e shkrimtarit më të madh gjerman Gëtes, dhe lajmi nga PEN Internacional se Salman Rushdie do të ishte në një bisedë ekskluzive në BBC së bashku me John Ralston Saul, President i PEN Internacional, në ditën ndërkombëtare të lirisë së shprehjes. Po në Tiranë?- fluturoi mendimi im i zakonshëm midis qiellit dhe tokës? ç’ndodh në Tiranë në atdheun tim të gjuhës dhe origjinës në epokën e kapërcimeve të mëdha?
Testamenti i Kadaresë për shqiptarët
Sot aktualisht shtetet po përcaktojnë rolet e tyre në botë ngaqë era ideologjike është kapërcyer. Për disa popuj, kryesisht popujt e mëdhenj ekzistenca nuk kushtëzohet prej lirisë, shkruan Kadare, Zhdukja e një kombi për shkak të mungesës së lirisë është e pamundur!
Kina jo vetëm më si shtet por si kombi i një qytetërimi të lashtë, gjatë shekullit XX i ka ndërruar disa herë pozicionet e veta sipas kahut të fuqisë me qëllim që të përcaktonte rolin e saj në raport me botën dhe superfuqitë e kohës. Pas rënies së erës ideologjike ajo i është kthyer konfucianizmit, identitetit të saj racor, të gjakut dhe gjuhës, e në këtë mënyrë synon rolin e saj hegjemon në zonën e saj të përkatësisë si udhëheqëse e vendeve të Azisë Juglindore me këtë identitet kulturor.
Rusët e post erës ideologjike janë kthyer tek ortodoksizmi rus, e amerikanët janë kthyer tek Kredoja amerikane.
Shekulli XXI është shekull i riformulimit të identiteteve kombëtare. Vitet e kanë lënë pas erën ideologjike dhe më së shumti ndarjet e botës sipas pikëpamjeve komuniste të Internacionales III.
Roli i mediave në epokën e lirisë
Shpesh në takime ndërkombëtare shkrimtarësh, madje edhe në Seul, ndërsa midis nobelistëve diskutohej ‘Roli i mediave në epokën e lirisë’, në Shtatorin e vitit 2012, paralel në mendimet e mia kthehej roli i mediave në Shqipëri, dhe hapësirat shqiptare. Në diktaturë mediat ishin një mjet në duart e pushtetit kriminal të diktaturës, i cili përveç krimeve të programuara mbi një doktrinë, kreu edhe gjenocidin mbi popullin e vet dhe zëvendësoi historinë me një surrogat, prej së cilës u deshën më shumë se dy dekada për tu çliruar. Cili është roli i mediave në kohën e lirisë? Të presin pyllin e tërë e ta zëvendësojnë të vërtetën me një surrogat të saj, apo të shndërrohen në mohues të zhvillimeve të mëdha, e si gjithmonë, të vonuar në këtë moskuptim, ta eklipsojnë historinë, ndërsa era e ideologjike është kapërcyer, dhe shqiptarët në këtë moment kyç të historisë së tyre si komb janë shndërruar në një faktor të stabilitetit të Ballkanit, i cili pas rënies së Murit të Berlinit, njeh orën e sigurisë dhe të ardhmes së shkëlqyer.
Në tranzitin e aeroportit të Romës
Në tranzitin e aeroportit të Romës, mu kthye në kujtesë si një paralajmërim i zi, viti i mbrapshtë kur një media e shqiptarëve kishte ngritur studiot në Neë York, për të sulmuar në mënyrën më të ulët shkrimtarin më të madh të letërsisë në gjuhën shqipe, Ismail Kadarenë. Ndërsa në fluturimin drejt Tiranës,të para disa ditëve, kur avioni u ul në aeroportin që mban emrin e Nënës Terezë, ndjeva se ora e ligë ishte sinkronizuar përsëri me një sulm amoral të radhës, ndaj shkrimtarit i cili është një pasuri për kulturën kombëtare dhe atë botërore , ndërsa kisha lënë pas, Frankfurtin e Gëtes, nën shkëlqimin e një dielli të bukur mbi lumin Majn.
Në të Premten e Pashkës, natën vonë të datës,3 Maj, ishte prerë pylli i tërë për të nxirë me karbon faqet e shtypit shqiptar me versionin surrogat të historisë të një gruaje, të cilën nuk ka mundur ta çlirojë as liria, e as ëndrra amerikane e Luterkingut , sepse shqipfolës të pandreqshëm të ushqyer me bukën e ‘dreqit’, e cila, si gjithmonë për të keqen e shqiptarëve, është gatuar dhe pjekur në doktrina të programuara, gjenocidesh të kryera, ndaj shqiptarëve në Ballkan. Kjo grua, shembull tipik i njeriut që i pëlqen të përdoret si në diktaturë ashtu edhe në liri, në përmbajtjen e vet të qenies si lëndë fizike, shpirtërore dhe psikike, është tërësisht e shëmtuar, në dokumente të publikuara në libra, nxjerrë nga dosjet famëkeqe të sigurimit dhe policisë sekrete të Shtetit të diktaturës, nga cilat duket vetëm maja e ajsbergut.
Në datën 4 maj, një tjetër gazetë, publikonte në faqen e parë një sulm ekskluziv ndaj Kadaresë, si rrufe në qiell të pastër.
Më lejoni ti kthehem Salman Rushdies, me jetëshkrimin e tij ‘Joseph Anton’, ku rrëfen se si Ajtollah Khomeini, e kishte dënuar me vdekje, në çastet e fundit të jetës. Më lejoni të ndaloj tek libri ‘Kohë e pamjaftueshme’ i Helena Kadaresë, tek romani ‘Darka e gabuar’ i Ismailit, i cili është i nominuar për një çmim prestigjioz nga ‘The Independent’, në Londër, kur Kadare ka lënë pas edhe Pamukun. Amoraliteti i sinkronisë të disa mediave dizinformuese, në kohën e lirisë, për të vërtetat e viteve të kohës së luftës së Kosovës, gjenocidit mbi shqiptarët, si edhe kthimi tek vitet 1981-1985, në Shqipërinë e diktaturës, na bëjnë sot të kuptojmë të vërtetën e urdhrit të familjes së diktatorit Enver Hoxha për sulm ndaj Kadaresë dhe familjes së tij, ndërsa vazhdoj të lexoj jetëshkrimin e S.Rushdie dhe urdhrin e A.Khomeinit, për dënimin me vdekje të shkrimtarit dhe familjes së tij.
Sebastiano Grasso, gazetar i Kulturës në “Corriere de la Sera”, poet dhe President i PEN në Itali, duke shëtitur në Bllokun e famshëm më tha: ‘Ju besoni se Enver Hoxha ka vdekur?’. Kjo pyetje e thjeshtë dhe në dukje me një humor të zi ishte e njëjtë me kumtin e retorikës së tij, se në mjedisin shqiptar nuk endet thjesht hija e diktaturës, por eklipsi i saj, ndjehet në ‘Shqipërinë Londineze’ dhe në ‘Shqipërinë atlantike’, këndej dhe andej Drinit. ..
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë