Kosova, botë e çudirave dhe… festave!
Realisht jemi shoqëri e çuditshme. Edhe pse kemi vuajtur e vuajmë, jemi popull shumë optimist dhe të dhënë pas festave.
Jemi të izoluar nga Evropa sa i përket aspektit të vizave, por me shumë veprime ne e izolojmë dhe e dallojmë veten nga bota demokratike.
Mjafton të kujtojmë se si e kaluam 1 Majin dhe si u manifestua kjo datë në shoqëritë demokratike.
Jam i bindur se edhe po të ishte papunësia në nivel të dy përqindëshit, kushtet që ofrohen sot për punëtorë na japin mjaftë arsye për të qenë të pakënaqur. Ndërsa, kur kujtojmë faktin se papunësia në Kosovë kalon shifrën 35 për qind, festimet që u bënë me 1 Maj paraqesin një çudi në vete.
Është i pakuptueshëm pasiviteti dhe mungesa e vullnetit në këtë shoqëri për të ndryshuar gjendjen që kemi. Ndoshta edhe do të punonim në këtë drejtim, në qoftë se nuk do të festonim çdo datë të rëndësishme e të parëndësishme.
Para nesh kemi edhe një datë tjetër që vetëm për ne paraqet festë: është Dita e Evropës, që për çudi ne e festojmë edhe pse vetëm gjeografikisht jemi pjesë e saj (integrimet dhe proceset e BE-se për ne ende janë shumë larg).
Ne festojmë pa marrë parasysh a festojnë shtetet e BE-së. Ne e nderojmë Evropën edhe pse na ka izoluar dhe nuk është e pafajshme në proceset që kemi kaluar dhe po kalojmë.
Festimi për çdo gjë është veçori dhe paradoks i shoqërisë kosovare.
Ky naivitet po na shkatërron e po na kushton. Jemi të rrethuar nga të gjitha anët me ankthin e mbijetesës, ndërsa festojmë!? Jemi të kapluar nga varfëria e papunësia, dhe prapë se prapë ne festojmë! Jemi të zhytur në një totalitarizëm për 13 vjet, i cili është i maskuar me petkun e demokracisë, e ne gjejmë arsye dhe kemi vullnet për të festuar.
Aspekti ynë ekonomik është i mjerë, e ne pushojmë kur të gjithë punojnë. Për të siguruar jetën duhet ende azil të kërkojmë. Por, “kryesorja”, festat nuk na ikin.
Realiteti kosovar është i hidhur, por i mbushur me festa. Edhe në qoftë se rastisë që një datë festë të jetë ditën e diel, ne pushojmë edhe të hënën.
Sa i përket aspektit socio-ekonomik, realiteti i qytetarit të Kosovës është sinonim i një dileme hamletiane – të jesh apo të mos jesh – por, me një dëshirë të madhe për të festuar! Dhe, fatkeqësisht, me vullnet të zymtë për të ndryshuar këtë realitet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëErjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë
"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet
E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak