Negocimi dhe psikologjia
Si në çdo aspekt tjetër të fushës politike dhe zhvillimeve në marrëdhëniet ndërkombëtare, edhe në rastet e fillimit dhe rrjedhës së negociatave të ndërlikuara ndërkombëtare, mbi çështje mjaft komplekse (sikurse janë edhe bisedimet Kosovë-Serbi), anashkalohet përpjekja për të depërtuar thellë në faktorët psikologjikë, si dhe konsulta me psikologë të specializuar mbi çështjet e proceseve psikologjike në marrëdhëniet ndërkombëtare (aq më tepër mbi psikohistorinë dhe sociopsikologjinë në Ballkan). Sepse, në çështje të tilla politike ekzistojnë edhe pengesa të natyrës tjetër, përveç asaj politike.
Kompleksiteti i bisedimeve të kësaj natyre është saktësisht i parashikueshëm dhe rezultat i pritur, për faktin se kemi të bëjmë me shtete të cilat janë në armiqësi të hapur. Për më tepër, njëra ka qenë okupuese e shtetit tjetër (me ç’rast, pra, ende nuk ekziston një pajtueshmëri psikologjik mbi humbjen e saj), dhe skema kognitive – modeli i depozitimit të veçantë dhe heuristikat e gatshme në relacion me vendin (e humbur) dhe liderët e saj – tashmë janë të formësuara dhe vështirë të menaxhueshme nga forcat e pavetëdijshme subjektive dhe emocionaliteti për t’i lënë hapësirë kompromisit të mundshëm.
Më pak fjalë, janë këto raste ku mbizotëron fuqia e “përfaqësimit metaforik” për të cilën flasin Francesco Aquilar dhe Mauro Galluccio, në projektin e tyre të përbashkët mbi psikologjinë e negociatave ndërkombëtare. Bisedime të tilla ndërshtetërore mund të konsiderohen edhe luftë (ku kërkohet dobësimi i tjetrit) apo përpjekje për fitoren e njërit dhe humbjen e tjetrit. Kjo do të thotë që palët mund të pajtohen formalisht për të bërë kompromis, por që më vonë gjithçka mund të katapultojë në subjektivitet dhe theksim të motiveve personale. Aq më tepër nëse njëra palë njëherë ka dalë si “humbëse”, ajo nuk do të lëshojë pe aq lehtë në çështje të tjera me rëndësi thelbësore.
Kjo është ajo pikë ku, siç pohojnë hulumtuesit, fokusimi funksional kthehet tek subjektiviteti dhe ndodh eskalimi i situatës. Por, eskalimi mund të ketë rol pozitiv këtu: sepse, të dy palët arrijnë të kuptojnë se janë në humbje dhe se komplikimi i mëtutjeshëm nuk është ai çfarë ata mund të përballojnë më tutje. Prandaj, mund të hapen mundësitë për gjetjen e domosdoshme të një kompromisi nga udhëheqësit dialogues.
Bazuar në rastin konkret të bisedimeve Kosovë-Serbi, këtë formulë mund ta mbështes edhe mungesa e bisedimeve formale shtesë mes palëve.
Përkundër tendencës për kristalizim të normës si konvergjencë e pritjeve të të dy grupeve për arritjen e një perspektive dhe alternative të përbashkët bashkëpunimi, vështirësitë në arritjen e kompromisit mund të jenë sërish aty. Kjo sepse armiqësitë mes shteteve janë vazhdimisht “të freskëta” në kuptimin që konvulzionet politike vazhdojnë, efekti i narracionit historik është aty dhe elementet heterotipike dhe hendeku i thellë mes ideologjive grupore është po aty.
Negocuesit duhet të arrijnë t’i njohin mirë botëkuptimet e secilit përfaqësues shtetëror (dhe ata mes vete), dhe konceptet e tyre mbi fuqinë, pronësinë territoriale, historinë dhe kulturat e tyre në përgjithësi. Mos kujdesi në këtë pikë, sjell gabimin e absolutizmit fenomenal (gjykimi personal mbi tjetrin perceptohet si tipar ekzistent i atij grupi) dhe ai përfundimtar atributiv (përdorimi i paragjykimeve dhe besimeve paraprake në vlerësimin e tjetrit). Prandaj, për t’iu shmangur një rezultati të tillë, propozohet realizimi i hipotezës së kontaktit: që përfaqësuesit shtetërorë të kenë më shumë kohë në dispozicion për të bashkëbiseduar në mënyrë joformale, pa ndërhyrjen e shumë përfaqësuesve tjerë në proces.
Me rëndësi thelbësore është edhe ajo që quhet “menaxhim i kompleksitetit vertikal dhe atij horizontal”. Kompleksiteti vertikal nënkupton interaksionin në mes të politikës së brendshme dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, ndërsa kompleksiteti horizontal i referohet rritjes së numrit të përfaqësuesve në procesin negociues. Prandaj, duke u ndërlidhur me ndërhyrjet e tjera në proces (siç u theksua më lartë), ndërveprimi i shtuar ndërkombëtar dhe brenda shtetëror mund të çojë në dështimin e marrëveshjes, sepse lindin mospajtime (të tjera) qoftë nga anëtarët e të njëjtit grup (kryeministër – zëvendësministër), qoftë mes shtetesh të ndryshme në raport me palët negociuese.
Është në interesin e të dyja vendeve për të arritur objektivat e tyre integruese në BE dhe normalizimin e raportit ndërshtetëror pas nënshkrimit të këtij dialogu, dhe mbi të gjitha kushtëzimin instrumental në terren. Natyra e dialogut ndërshtetëror për gjetjen e një zgjidhjeje kërkon kompromis dhe kompliancë nga kërkesa e udhëheqësit të dialogut. Andaj, edhe Serbia – e cila momentalisht përballet me konfliktin tërheqje-tërheqje (gjendje në të cilën joshen nga dy qëllime në masë të njëjtë të dëshirueshme, por që nuk përputhen) – do të duhej të kufizojë ekspektacionin kognitiv ndaj kërkesave të shtuara, e që janë në kundërshtim me sovranitetin brenda territorial të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë