“Popull zombi”… Sa jemi të tillë?
Edhe pse kurrë nuk jam pajtuar me këtë udhëheqje të BSPK-së të cilën e konsideroj tërësisht si ilegjitime dhe aspak në funksion të interesave reale të punëtorëve të Kosovës, vendimin e tyre të fundit për mos organizimin e protestave për nder të 1 Majit, e vlerësoj si një hap të qëlluar.
Se sa ka pas të drejtë BSPK-ja në këtë ndërmarrje, u pa së fundi edhe nga vullneti i treguar i shumicës së qytetarëve tanë të cilët në këtë festë ndërkombëtare të punëtorëve, më me ëndje përzgjedhin të kremtojnë dhe të jetojnë me shpresa të rreme se nesër do të bëhet më mirë, sesa, së paku këtë ditë në vit, të dalin në rrugë dhe hapur ta shprehin pakënaqësinë e tyre për këtë gjendje vërtet alarmante të pozitës së tyre e cila aktualisht në Kosovë karakterizohet me një shkalle të lartë të papunësisë, standardit të ultë të jetesës, rritjes së vazhdueshme të përqindjes statistikore të asaj kategorie që jetojnë në varfëri të skajshme, mosekzistimit të një fondi ligjor të sigurimit shëndetësor, pensional dhe invalidor… Nga ana tjetër, edhe të asaj pjese që e kanë pasur atë fat të jenë të punësuar, nga ana punëdhënësve të tyre, në çdo hap ju bëhen shkelje drastike të të drejtave më elementare të punës.
Të gjitha këto padrejtësi të numëruara si më sipër, po na ndodhin çdo ditë dhe vërtet i hasim në çdo hap të shoqërisë tonë. Mbase, ashtu si të tilla, ato po na bëhen si dukuri të zakonshme të realitetit tonë të përditshëm, duke na imunizuar kolektivisht dhe duke na shndërruar kështu në një “popull zombi” (zombi figurativisht nënkupton një njeri që me sjellje duket, as i vdekur dhe as i gjallë, dhe i cili si funksione vitale i ka të shprehura vetëm ato veprime të kufizuara motorike dhe mendore të ndjesisë së nevojës për ushqim).
Andaj, në këtë rast, çfarë faji kanë pra sindikatat tona që së paku këtë herë e kanë vlerësuar drejtë këtë gjendje të indiferentizmit tonë patologjik popullor, e cila, me asnjë formë të fuqishme të reagimit rezistues grupor, kaherë ka reflektuar se kurrsessi nuk dëshiron ta prishë këtë rahati të vetë iluzore dhe besimin e fortë në atë shpresë të kotë se nuk ka qarre pa u bë mirë një ditë?
Po ashtu, në këto raste, pse mos t’i jap të drejtë edhe mikut tim Hasanit, i cili shpesh më këshillon se këtij mileti më lehtë mundesh me ja marr gruan, paratë, shtëpinë, automjetin… por, kurrsesi nuk guxon t’i prekësh iluzionet e tyre.
Fati i popullit më optimist në botë i shpallur disa herë edhe zyrtarisht, është ky… pa dyshim!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin