Aty ku nënshkrimi i Dekanit, kushton pesë euro!?
Universiteti – tempull i dijes? Jo, në Kosovë Universiteti është gjithçka tjetër pos tempullit të dijes. Ky sistem ka prodhuar një Universitet që e degradon dijen dhe nuk e jep apo prodhon atë. Universitet partiak. Universitet ku çdo ditë prodhohen vende të reja pune ad hoc dhe natyrisht për anëtarët e partisë. Universitet ku nepotizmi është i legjitimuar. Universitet ku në emër të së mirës, aplikohet e keqja. Universitet ku personeli IT i fakultetit, e ka lirinë e manipulimit me notat online. Universitet ku Këshilli Drejtues i dyfishon pagat e anëtarëve të saj, përderisa studentët janë të obliguar të paguajnë edhe për një certifikatë të notave.
Për ta marrë një certifikatë të notave, së pari të duhet të shkosh te referenti, i cili i kryen shërbimet për të cilën paguhet nga taksat tona, në shkëmbim të një buzëqeshjes apo diçka më shumë. Po nuk i buzëqeshe, atë ditë nuk ke kryer punë dhe ky akt reciprok është legjitimuar nga studentët të cilat e pranojnë këtë shkëmbim të shërbimeve. Çështja fillon të komplikohet më tej. Në mënyrë që ta marrësh këtë certifikatë, ti duhet të paguash një shumë prej pesë eurove në bankë. Për çka? Pesë euro për një letër dhe ngjyrë apo për një nënshkrim të Dekanit?
Nënshkrimet këtu kushtokan shtrenjtë. Duke mos harruar që ti shkollohesh në një Universitet publik, ku prindërit e tu dhe ti paguan taksa, pos kësaj ti pa të drejtë paguan edhe semestër, u dashka të paguash edhe për certifikatë të notave?
Pagesa bëhet, ti kthehesh me fletëpagesë tek referenti, ai ta dorëzon certifikatën dhe të thotë ta marrësh vulën e Dekanit. Troket në zyre të Dekanit. Asistenti i tij thotë që Dekani është duke u përgatitur për takimin e tij me Pandeli Majkon dhe se nuk ka kohë për të dhënë nënshkrime. Asistenti të sugjeron të shkosh te “shefi i studentëve”, i cili paskësh nisur punën sot.
Duke mos e gjykuar fort të drejtën statutore të këtij pozicioni, shkon tek shefi. Kërkon nënshkrimin e tij i cili tërësisht i pakualifikuar për këtë detyrë ad hoc të pyet ku duhet të nënshkruajë dhe nëse duhet ta mbajë ndonjë prej kopjeve. Pasi ia sqaron punën për të cilën është paguar ta bëjë, shkon të sekretaresha e Fakultetit për t’i vulosur dokumentet. Troket, ajo duke të thënë që duhet të presësh, vazhdon kafen dhe muhabetin me një prej profesorëve. Pas insistimit që s’ke kohë ta presësh, ajo i vulos dokumentet dhe të tregon që ato duhet të protokolohen.
Çdo gjë përfundon pasi kjo certifikatë protokollohet. Mirëpo, marrë parasysh procesin e marrjes së një certifikate, ti indinjohesh dhe fillon ta analizon burokracinë dhe funksionalitetin e “tempullit të dijes”, ku degradimi i tij është i legjitimuar me heshtjen e studentëve.
Universiteti, me këtë strukturë shkel pothuajse të gjitha nenet e statusit të Universitetit, duke filluar nga misioni, strukturat, barazia gjinore e deri tek administrata dhe të dhënat.
Unë jam një studente që refuzoj të jem pjesë e këtij sistemi të degraduar. Unë, edhe nëse e vetme, dua ndryshim. Unë jam një studente që refuzoj të shtypem nga burokracia dhe të hesht para nepotizmit dhe partizimit të strukturave të Fakultetit. Unë mund të mos kem thënë shumë dhe mund të mos kem dhënë ndonjë risi informacionesh sa i përket parregullsive dhe informalitetit, mirëpo pikërisht njohja e problemeve dhe heshtja para problemeve mundëson regresin dhe jo avancimin e dijes – mision ky i Universitetit.
Andaj u bëj thirrje të gjithë studentëve, që e meritojnë këtë emër, të mos e heshtin krimin. Degradimi dhe dhunimi i institucioneve publik është krim. Heshtja e studentëve po e legjitimon krimin. Të bashkohemi kundër shtypjes!
Studentë të shtypur… Bashkohuni!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë