Globalizimi – problem global
Globalizimi, në përgjigjen më të shkurtë është integrimi i çdo gjëje me çdo gjë tjetër. Globalizimi, në përkufizim më të kompletuar, është integrimi i tregjeve, ekonomisë dhe teknologjisë në mënyrën që e minimizon botën nga një përmasë e madhe në një përmasë të vogël. Globalizimi ka mundësuar që të gjithë njerëzit të jenë më afër njëri-tjetrit, pavarësisht ku jetojnë, duke krijuar kështu lidhje më të shpejtë dhe të lirë, dhe si asnjëherë më parë lejon botën të na arrijë secilin prej nesh në të njëjtën formë.
Në këtë fshat global integrimi i ekonomisë politike ndërkombëtare shfaq fundin e sovranitetit të shtetit si principi organizues i sistemit global, duke u integruar nëpërmjet rritjes së rrjetit social, komunikues dhe të tregut, dhe duke krijuar kështu një sistem global. Në njëfarë forme shtetet po humbin kontrollin e ekonomive të tyre, sepse janë të frustruara nga globalizimi. Paraja po e lëvizë botën, por, në çfarë drejtimi po orienton atë?
Debati mbi monedhat dhe politikat monetare do të mbetet intensiv, sidomos në arenën e turbullt ndërkombëtare. Akterët jo shtetërorë po shndërrohen në udhëheqës ndërkombëtarë. Një treg global nuk krijon një komunitet global. Një parakusht për rend ekonomik është hegjemonia e cila i krijon një shteti aftësinë për të drejtuar politikat botërore, duke promovuar këndvështrimin e saj dhe gjithnjë duke qeverisur mbi marrëveshjet që qeverisin ekonomitë dhe politikat ndërkombëtare.
Organizata e Kombeve të Bashkuara tani ka 192 shtete dhe në të ardhmen mund të ketë dyfishin, por sa do të jenë kombe të mirëfillta nëse merren parasysh ndarjet etnike, grupet racore dhe fetare të cilat mund të kenë presion nga poshtë?
Bota e zhvilluar rreth kolapsit të shteteve të botës të ardhur nga globalizimi mahnitës në dukje dhe thjeshtë e këndshme si fjalë, është problem global. Shpesh korporatat ndërkombëtare e përdorin globalizimin për të mundësuar përpjekjet e tyre për komercializëm. Përplasja midis vlerave liberale dhe atyre merkantiliste krijon frustrim, sepse për liberalizmin marrëdhëniet ekonomike janë harmonike, por për merkantilizmin ato janë konfliktuale.
Sipas liberalizmit, qëllimi i zhvillimit ekonomik është maksimalizimi i mirëqenies globale, por sipas merkantilizmit qëllimi duhet t’i shërbejë interesave kombëtare. Sipas liberalizmit, ekonomia duhet të përcaktojë politikat dhe gjithashtu shpjegon ndryshimet globale në një ekuilibër dinamik të rregullueshëm, por sipas merkantilizmit politikat përcaktojnë ekonomitë dhe për globalizimin thekson se transformimet e botës janë produkt i zhvendosjes së shpërndarjes së fuqisë relative të shteteve.
Këto perspektiva ekonomike janë aq të ndryshme dhe çka nëse qasemi në perspektivën e marrëdhënieve ndërkombëtare? Apo në globalizimin e punës?
Globalizimi i cili siguron integrim të shpejtë të tregjeve në mbarë botën, tregun e punës e ka prekur thellësisht. Globalizimi ka shfaqur një vijë ndarëse ndërmjet grupeve dhe rënies e punësimit është e lartë. Kushtet e punës janë përmirësuar me ndryshimin e reformave progresive për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve. Konkurrenca për punëtorë është rritur duke u bërë shumë konkurruese, dhe meqë globalizimi është i pabarabartë apo shumë kualitativ, disa janë bërë fitues e disa humbës.
Sigurisht se shumë nga ju keni menduar se si është e mundur që pikërisht me këtë integrim të tregjeve dhe me teknologji kaq të shpejtë të krijimit të rrjeteve dhe të informacionit, do të duhej të zhdukej papunësia. Me një popullsi botërore prej 6. 7 miliardë, qeveritë kombëtare ndeshen me detyrën e tmerrshme të të krijuarit të miliona vende pune shtesë çdo vit. Ky integrim ekonomik global po vazhdon: punëtorë me tepricë kudo dhe ky zhvillim i shpejtë teknologjik ka ulur kërkesën për disa lloj punëtorësh. Edhe pse globalizimi ka ngushtuar distancën mes njerëzve, disa kanë humbur objektivin.
Ky fshat global nuk po duket mikpritës për të gjithë. Impakti problematik i globalizimit po intensifikohet pa vendosmëri. Koncepti i nëpërkëmb kufijtë e vlefshëm ndërsa për disa të tjerë është e vërtet se shtetet bëjnë rregullat dhe se qeveritë e fuqishme janë akoma nën kontroll të formësimit të fshatit global, sepse fuqitë e mëdha detyrojnë ata që nuk pajtohen me ta në pranimin e të njëjtit libër rregullash.
Pra, globalizimi është pozitiv apo negativ?
Mendimi juaj ka rëndësi, por e vërteta është se globalizimi ekziston qoftë i mirë apo i keq. Kështu që mendoni me zgjuarsi. Shihni se globalizimi është problem global. Globalizimi i jep pushtet të plotë korporatave, por në anën tjetër bën liberalizimin e tregut, integrimin e shteteve, të kapitalit dhe migracionit ndërkombëtarë duke përmirësuar kështu qeverisjen dhe përshpejtimin e agjendave sociale përmes teknologjisë së shpejtë duke krijuar një kulture globale të përbashkët.
Globalizimi mund të jetë një e mirë e dykuptimtë, me disa anë të errëta që mendimi dhe përpjekja mund t’i zbusë. Problemet do të na krijojnë gjithmonë vështirësi, sepse të gjitha problemet e rëndësishme kërkojnë zgjidhje të zgjuara. Ja pse ato janë të rëndësishme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë