LAJMI I FUNDIT:

Protestat si formë e pakënaqësisë, apo “trend” i imponuar

Protestat janë dhe gjithmonë do të jenë pjesë e strukturës se domosdoshme të demokracisë. Por, në Kosovë kjo shihet si një “Demokraci e brishtë”, ngase demokracia është gjithçka për popullin, e populli kosovar është i pakënaqur me shtetin e tij.

Kjo pakënaqësi rrjedh hiearakisht që nga institucionet me të larta, nga ekonomia e pazhvilluar, varfëria dhe mos mirëqenia në përgjithësi. Këto dhe shumë probleme të tjera po shihen nga fakti se po protestojmë për shumëçka për privatizim, për Mitrovicë, për shtrenjtim te rrymës, për negociata, për korrupsion-hajni e çka jo!

Por, sa janë të efekshtme këto protesta në vendimmarrje? Pse janë shpeshtuar aq shumë në kohën e fundit? Çka po na paralajmërojnë porosit e tyre?


Këto dilema dhe pikëpyetje po na shfaqen para syve kur po shohim njerëz të ndryshëm në protesta: qe nga pleq të thinjur, gra të lodhura, fëmijë, studentë etj. të cilët janë të revoltuar me gjendjen e përditshmërisë se tyre. Po protestojnë për një jete më të mirë, për transparencë, efikasitet dhe prosperitet në shtetin tonë të lirë. Dhe, ekziston një paradoks, sepse askush nuk po ndalon të protestojmë, por mjerisht askush nuk po na dëgjon! Sepse, ata të “pushtetshmit” nuk ia varin veshin këtyre thirrjeve në rrugë dhe shpeshherë edhe i ironizojnë qytetarët me votat e te cilëve kanë ardhur në “kolltukët e hekurta” të tyre.

Kjo neglizhencë e përgjegjësve të shtetit po shtyn që protestat të bëhet me dhjetëra herë, të shtrihen territorialisht shumë më shumë, deri në radikalizmin e tyre – që ato pankarta dhe thirrje të shumta të arrijnë në veshtë e atyre që nuk kanë problem mbijetesën dhe paratë. E, kur definojmë fjalën protestë, shohim se ajo do te thotë: “Shprehje formale apo shpallja e mospajtimit, kundërshtimit”. Pra, protestë është një akt social apo politik që kërkon të marrë diçka ose të ndryshojë një situatë përmes rrugëve, ngase rrugët zyrtare nuk kanë qenë në gjendje t’i përmbushin kërkesat e qytetarëve.

Dalja në rrugë për t’i kërkuar të drejtat që u takojnë me konventa dhe akte ndërkombëtare dhe të cilat duhet t’i gëzojë çdo anëtar i shtetit që pretendon të hyj në institucionet ndërkombëtare, nuk është e mirëseardhur për askënd, e aq më pak e dëshirueshme. Por, në jetën tonë nuk po ka rrugëdalje, ngase jemi duke shkuar drejt një regresi ekonomiko-shoqëror.

Në shoqërinë kosovare ekziston një disbalanc i popullit rreth çështjeve jetike dhe proceseve te cilat i shtyjnë të protestojnë njerëz te ndryshëm. Sepse, si shoqëri, tashmë jo zyrtarisht jemi të seleksionuar në disa kategori: në atë të familjareve dhe të qeveritarëve të pasur, atë të njerëzve të suksesshëm në biznese private dhe kategoria e fundit janë pra protestuesit të cilët kanë të ardhura aq të vogla sa për të mbijetuar mirëqenien elementare në familje. Dhe, kjo natyrshëm na pengon në unifikimin e te gjithëve për protestat të mëdha. Ngase, nuk solidarizohemi “një për te gjithë, e të gjithë për një”.

Pavarësisht kësaj, nuk mundemi të qëndrojmë të heshtur, sepse jemi dëshmitarë se na ka mbuluar korrupsioni, keqmenaxhimi, keqpërdorimi, nepotizmi… Këto janë indikatorë se ky vend nuk është aspak stabil, dhe se duhet ta ngrehim zërin ndaj gjendjes faktike.

Mjerimi më i madh është se jemi shumë optimistë se do behet mirë, por realiteti është i hidhur, andaj këto dalje në rrugët tashmë janë bërë një “ trend” i imponuar dhe i rëndomtë i kosovarëve.

Në trend

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Magazina
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Lajme
Kalo në kategori