LAJMI I FUNDIT:

Diskursi i ri – garanci për të ardhmen e rajonit

Presidenti i Serbisë nuk po flet si më parë. Papritur tingëlloi nga vet ai shqiptimi i fjalisë “kërkoj falje”. Një veprim i këtillë mund të konsiderohet goxha befasuese.

Pra, për të parën herë Serbia, gjegjësisht presidenti i këtij vendit, Tomislav Nikolic, kërkoj publikisht falje në emër të kombit të vet për krimet e bëra nga serbët mbi popullin boshnjak në Srebernicë. Por, sado befasues një veprim, kërkimfalja është e stërvonuar.


Hezitimi i gjatë i Serbisë për të ndëshkuar të kaluarën e vet dhe veprimet e saja antinjerëzore ndaj popujve fqinj, ishte si një cistë kancerogjene e cila ose duhej të hiqej e të hidhej në shportën e mbeturinave ose të sëmuret dhe të izolohet në karantinë.

Po ta shprehim këtë formë të determinizmit me terminologji politike, mund të thuhet se Serbia ka në predispozicion dy alternativa: ose të përcaktohet për politikë izoluese ose për politikë reformuese.

Fatmirësisht, kërkimi i faljes është një indikacion që Serbia është përcaktua për politikë reformuese. Me këtë politikë reformuese Serbia do ta ndihmojë vetveten duke iniciuar një shtrirje të një metodë të re të gjykimit dhe të rivlerësimit të veprimeve të së kaluarës së saj. Kjo metodë gradualisht dhe pas një kohe do të ndikojë që të rikthejë timonin e politikës ultranacionalizmit drejt një politike me nacionalizëm qytetar.

Një proces i tillë i nisur në shtetin fqinj duhet të mirëpritet ngase një hap tillë nënkupton vetëdijesimin për gabimet e kryera dhe hap shpresat se shumë shpejt Serbia do t’i kërkojë falje edhe popullit shqiptar të Kosovës.

Nisma për t’i kërkuar falje Kosovës dhe popullit të saj është në pritje posaçërisht pas vetëpohimit për krimet e kryera nga ish-gjenerali serb i ushtrisë së ish- Jugosllavisë, Dragolub Ojdanic. Ky, në Gjykatën e Hagës, tërhoqi apelin tij për aktgjykimin me të cilin fajësohej dhe dënohet me 15 vjet burg për krimet e kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë.

De fakto, Ojdanic është i pari shtetas serb që sfidoi politikën e Serbisë dhe inicioi një politikë reformuese. Ndaj, mund të konstatojmë se diskursi i kërkimfaljes filloi pikërisht për rastin e Kosovës, por fatkeqësisht jo nga niveli shtetëror.

Diskursi reformues nga Serbia ka nevojë të përforcohet dhe të fuqizohet për të ekspanduar edhe më gjerë. Nëse Serbia do t’i kërkonte falje Kosovës dhe popullit të saj, atëherë do të vetëdijesojë popullin e vet kudo që ata jetojnë dhe me këtë do të dëshmonte që Serbia nuk ndjek më politikën e së kaluarës, por është përcaktuar për politikë të re me një platformë paqedashëse.

Mu për këtë, sa më parë që të ta shtrinte këtë diskurs Serbia, aq më shumë do t’i ndihmonte vetes për ecje drejt procesit të integrimeve dhe do të rriste ndjenjën e sigurisë dhe të një garancie për një të ardhmen me stabilitet në Ballkanin e brishtë.

Në trend

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Fun
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
Kalo në kategori