Kujtimet e Rexhep Mitrovicës
Kujtimet e papërfunduara të Rexhep Mitrovicës (1888-1967) janë botuar për herë të parë në kuadër të një monografie të bollshme për Rexhep Mitrovicën, me autor Fazli Hajrizin. Duke pasë parasysh se librat voluminozë i lexon vetëm një pjesë e vogël e studiuesve e jo edhe publiku i gjerë, ia vlen që kujtimet e papërfunduara të Rexhep Mitrovicës të botohen si një libër i veçantë.
Kjo nga arsyeja se në letërsinë shqipe kemi shumë pak libra nga tradita me kujtime nga fëmijëria. Së fundit u botuan kujtimet e Eqrem bej Vlorës që përfshijnë edhe kujtime nga fëmijëria e tij në Vlorë, por kujtimet e Rexhep Mitrovicës janë i vetmi përshkrim i fundshekullit XIX-të dhe fillimshekullit XX, i katër qyteteve të Ballkanit (Mitrovicës ku ai u lind, Pejës ku i kishte dajët dhe Shkupit e Selanikut ku ai u shkollua), dhe kjo jo nga ndonjë autor i zakonshëm po nga ish-kryeministri i Shqipërisë (1943-1944).
Rexhep Mitrovica u lind në Mitrovicë më 1888 dhe vdiq në Stamboll më 1967. Ai ishte pjesëmarrës në Kuvendin e Vlorës më 28 Nëntor 1912, nënshkroi aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, deputet i Pejës e Gjakovës në Parlamentin e Shqipërisë, ministër i Arsimit i Shqipërisë (1922-1924), reformator i arsimit kombëtar, kryetar i organizatës “Lidhja Popullore Shqiptare” me seli në Mitrovicë, kryetar i Komitetit Qendror të Lidhjes së Dytë të Prizrenit (1943) dhe Kryeministër i Shqipërisë (1943-44).
Botimi i kujtimeve të tij si një libër i veçantë, do t’ishte me interes për shumë aspekte.
Interesi historik, sepse na furnizon me shumë detaje të asaj kohe të përshkruara me hollësi, të cilat pa një dokument të tillë vështirë se historianët do të mund t’i konstruktonin.
Interesi letrar, sepse letërsisë shqipe i ka munguar plotësisht ky zhanër. Kujtimet e fëmijërisë së Rexhep Mitrovicës mund të lexohen me shumë kënaqësi nga të rriturit e sidomos nga fëmijët. Rexhep Mitrovica ka stil të lehtë dhe është mjeshtër narracioni. Madje në këtë pikë ai është i pakrahasueshëm me shkrimtarët shqiptarë të traditës. Kur lexon kujtimet e fëmijërisë së Rexhep Mitrovicës, e kupton se çfarë gabimi fatal është bërë që ky autor nuk është i përfshirë në antologjinë e letërsisë shqipe si njëri ndër shkrimtarët më të mirë. Do t’ishte një gabim tjetër fatal nëse ky libër me kujtimet e fëmijërisë së Rexhep Mitrovicës nuk do të bëhet lekturë shkollore për klasat e VII-ta apo VIII-ta.
Derisa unë po i shprehja idenë që kujtimet e fëmijërisë së Rexhep Mitrovicës të botohen si një libër i veçantë, miku im, studiuesi Bejtullah Destani, më njoftoi se ka gjetur në arkivin e Londrës një pjesë të letërkëmbimit të Rexhep Mitrovicës, të papërfshira në monografinë voluminoze të Fazli Hajrizit. Në këto letra ndriçohen fakte të rëndësishme për historinë shqiptare dhe atë të Kosovës të shekullit XX.
Do t’ishte mirë po ashtu që këto zbulime të Bejtullah Destanit, pra faksimilet origjinale të këtyre letrave, të publikohen si një libër po ashtu i veçantë me titull letërkëmbimi i Rexhep Mitrovicës.
Është bërë traditë tani që shtëpitë botuese të konkurrojnë pranë Ministrisë së Kulturës për financim të botimit të librave me interes publik, por Ministria e Kulturës dhe ajo e Arsimit do të duhej të krijonin edhe mekanizmin tjetër: të shpallnin tenderë për botimin e librave të caktuar për të cilët ka interes publik. Një interes i tillë publik ekziston edhe për botimin dy librave që përmenda në këtë shkrim.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëStërvitja më e madhe e NATO-s që nga Lufta e Ftohtë - paralajmërim për Putinin
Pasi u shpall fituese e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno bëri veprimin e papritur në Instagram që habiti të gjithë
Efekti "TikTok", mbi 15 nxënëse të dy shkollave në Fushë-Kosovë dyshohet se i kanë gërvishtur duart e tyre
Kompany ka gjetur tre problemet më të mëdha të Bayern Munich
Barcelona do të marrë një 'shpëtim financiar' nga sponsori i madh
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete