Një histori pa të vërteta
Ajo çka i propozojnë opinionit publik, ata që e kritikojnë peticionin, është një histori pa të vërteta, një histori që iu shkon për shtati teorive të Ahmet Davutoglluit, që shqiptarët i konsideron si mbetje osmane në Ballkan.
Shqiptarët s’kanë sesi të trajtohen si mbetje osmane, sepse s’janë të tillë. Ata kanë kulturën e identitetin e tyre dhe s’mund t’i mohojnë faktet e panumërta historike për hir të marrëdhënieve të reja me shtetin turk. Shqiptarët u privuan për pesë shekuj nga liria, nën dhunën osmane dhe kështu u detyruan që identitetin e vet kombëtar e shtetëror ta formësonin në konfrontim të përhershëm me pushtimin osman.
Ndërsa, kontingjenti i atyre që morën përsipër ta atakojnë peticionin kundër ndryshimit të historisë nën mbikëqyrjen e autoriteteve turke dhe nën trysninë turke, nga ç’pamë gjer më tani, ka vetëm një mision: ata duan t’i mësojnë shqiptarët me një histori pa të vërteta.
Debati rreth peticionit është një dëshmi e mirë me pa qartë një të vërtetë të dhimbshme: kujtesa jonë është një kuti e mbuluar nga një shtresë e trashë pluhuri, të cilin pluhur po u përpoq dikush ta heq, çohen peshë gjakrat e atyre që kanë gjetur prehje brenda asaj kutie të myktë.
Kjo histori pa të vërteta, është burim i mirë për kozmopolitët, që të tredhur nga idetë kombëtare, siç do të thoshte shkrimtari Erich Maria Remarque, s’i përkasin më asnjë kombi. Këta kozmopolitë natyrisht duhet ta sulmojnë historinë kombëtare, sepse kështu legjitimojnë vetën e tyre.
Nga llomi i këtij pluhuri, s’ka sesi të mos dalë ndonjë mendje që krekoset dhe merr përsipër të mbajë ligjërata se çfarë është kombi e çfarë s’është ai, si mund të tjetërsohet kujtesa dhe si lëvizin identitet sa herë ndërrohen perandoritë.
Këto teza për identitete të lëvizshme, në thelbin e tyre s’kanë asnjë bazë shkencore dhe s’gjejnë pandehmë krahasime me asnjë komb në rruzullin tokësor. E këto toeriçka ndër ne i shpikin vetëm ata që duan mbi koncepte tërësisht imagjinare e iluzore të krijojnë një komb të ri, një komb pa kulturë, pa rrënjë e pa trashëgimi të përbashkët.
Gjitha koncepcionet tjera që përpiqen të nxjerrën nga peticioni, janë sajime imagjinare, të atyre që duan të shkruajnë një histori pa të vërteta, të atyre që flasin për identitete të lëvizshme, të atyre që duan t’i ndërrojnë identitet sa herë ndërrojnë stinët e motit, të atyre që me kauzifakte flasin për një bashkëjetesë mes shqiptarëve dhe perandorisë osmane, të atyre që për shkak të simpative të ndryshme mohojnë të vërtetën dhe kështu pjesën dërmuese të kulturës dhe identitetin shqiptar.
Ku zë fill kjo histori pa të vërteta?
Natyrisht, kjo histori pa të vërteta, pikësëpari duhet ta amnistojë pushtimin osman ndër shqiptarë, fillimisht duke e zbutur atë në formën siç kemi dëgjuar, ku vrasjet zëvendësohen me burgosje, e shpërngulja e arbëreshëve thuhet të mos jetë bërë për asnjë arsye tjetër, veçse fetare. Së dyti, kjo histori vihet në funksion të fragmentarizmit të kombit shqiptar, duke u hy në punë kjo teori disa ideve të marra për një komb të ri, që është derivat i kombit shqiptar, nën substratin e të cilit shtresat e ardhura mendohen të jenë bazë.
Kjo histori pa të vërteta, hap shtigje që shpejt të rishkruhet edhe letërsia shqipe, meqë ajo nga fillimet e saj e gjer me sot, me një gjuhë artistike e atakon kudo pushtimin osman. E s’duhet të harrojmë se letërsia shqipe është paradigma më e fuqishme që ndihmoi në mbijetesën kombëtare.
Një histori pa të vërteta, natyrshëm pushtimin osman e krahason me atë të NATO-së dhe kështu hap shtigje tjera që në një të ardhme të afërt, gjithë ata që kapën pushkët kundër asaj perandorie, të shpallen tradhtarë.
Një histori pa të vërteta, natyrshëm eliminon heronjtë e saj, duke e shpallur pikësëpari Gjergj Kastriotin, kaçak e cub, për ta zëvendësua atë në një etapë tjetër, me shpëtimtarin Sulltan Muratin. Në sfondin e gjithë kësaj, i shohim edhe debatet e shumta që bëhen rreth figurës së tij dhe tezave që importohen nga jashtë për ta çmitizuar atë, thjesht për ta bërë kaçak.
Një histori pa të vërteta është ajo histori që bëhet pjesë e inxhinieringut politik për ta zhvatë edhe më tej këtë komb të rraskapitur dhe për t’ia prishë busullën e orientimit, në kohën kur sendërtimi i aspiratës evropiane është në rrugë e sipër.
Kush e shkruan këtë histori pa të vërteta. Këtë e shkruajnë ata që flasin për identitete të lëvizshme dhe harrojnë se jemi të njëjtit të cilët tok të bashkuar, para pak kohe çirreshim para dyerve të Evropës, duam të hyjmë brenda.
E kjo kujtesa e shkurtë kombëtare është fatkeqësia jonë më e madhe, e cila na ka çuar nga gabimet në gabim, nga pësimet në pësime, duke mbetur gjithmonë në dyert e dikujt, me parulla që na ngrihen në duar.
Ç’mund të jetë kjo tjetër veç një marrëzi që komentin më adekuat e ka te vet parullat që i ndërrojmë, sa herë na duket se janë hapur dyer të reja para nesh. Në fakt, para nesh ka qenë vetëm një derë.
Gjumi letargjik i injorancës ka marrosur disa grupe shqiptarësh, që më parë pranojnë të identifikohen me pushtuesit barbar osmanë, sesa me historinë e tyre, me heronjtë e tyre, me gjuhën e tyre, me simbolet e tyre dhe kulturën e tyre.
Ky peticion bëri mirë, sepse shprishi gjumin letargjik të atyre që të mbuluar nga pluhuri i historisë, dolën para opinionit publik pa lëvozhgën që e kanë mbajt gjatë rreth vetës.
Një histori pa të vërteta apo një histori me disa të vërteta të përçudnueme që ju përshtaten individëve e grupeve të vogla, s’është histori e kombit tonë. Këtë gjë e kërkojnë ata që krekosen kundër peticionit dhe kanë marrë flamuj jo shqiptarë, e me ta shtiren se mbrojnë shqiptarinë.
Një histori pa të vërteta i ngjan një lisi pa rrënjë. Atë mund ta mbajnë supe të trasha, derisa nuk fryn një erë, që plandos për tokë lisin dhe supet e trasha të atyre që e mbajnë.
Ra peticioni e u pamë.
Ata që shikojnë historinë me sytë e dovletit, e bëjnë sevdanë turke nga Tabir Saraji (Pallati i ëndrrave, Ismail Kadare), po e shpalosin fytyrën e tyre para pasqyrës ku për një kohë të gjatë kanë refuzuar të këqyreshin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj