Ri-interpretim, ndryshim apo përmirësim i historisë?
Historia ka peshën e saj pozitive vetëm nëse studiohet, shkruhet, interpretohet dhe shfrytëzohet si duhet. Por, e njëjta mund të jetë shumë e rrezikshme, nëse gjendet në duart e atyre që mendojnë se të mirën e tyre mund ta ndërtojnë mbi fatkeqësinë e të tjerëve, dhe e shfrytëzojnë historinë për t’u revanshuar ose akuzuar ndonjë komunitet apo grup të caktuar. Pikërisht për këtë arsye, historia kërkon trajtim të veçantë dhe shumëdimensional.
Bukur e thotë historiani i famshëm anglez, Edward Hallett (1892 – 1982): “Studioni historianin para se të filloni të studioni faktet e prezantuara nga ai”, sepse objektiviteti i historisë nuk varet vetëm nga faktet dhe dëshmitë por edhe nga interpretimi i vet historianit. Prandaj, ka shumë rëndësi: kush e shkroi historinë e popullit shqiptar?
Fatkeqësisht edhe sot, nxënësit dhe studentët tonë, vazhdojnë të mësojnë historinë e shkruar nga fiksioni i oborrtarëve të mbretërve apo diktatorëve, të cilët kanë detyruar të shkruhet ajo çka u ka shkuar për shtati interesave të ngushta personale e klanore. Histori e cila për rrjedhojë mbetet hamendjësim, e shkruar dobët, e pasaktë, e manipuluar dhe jo-atraktive për t’u lexuar. Njësoj, sikur që mbetet të jetë histori ku mbizotërojnë dozat nacionaliste dhe qasjet e njëanshme në aspekte rajonale, fetare, ideologjike etj. Historia e shkruar dhe paraqitur në këtë mënyrë mund të jetë helm, për vetë popullin e vet!
Andaj habitem, pse e tërë kjo polemikë dhe frikë nga kërkesat e Turqisë për, sipas tyre ri-interpretimin, sipas disa të tjerëve ndryshimin, apo sipas Ministrisë së Arsimit – përmirësimin e historisë së shqiptarëve në librat e ciklit para universitar në raport me periudhën e Perandorisë Osmane? Shpërthime të natyrës shumë patetike kemi parë edhe kundër argumenteve të shpalosura nga historiani i Akademisë së Shkencave të Vjenës, Oliver Schmit, madje ato nuk munguan as ndaj Profesorit Noel Malcolm, e të tjerëve!
Këto polemika dhe tendenca për të mbjellë frikë në masat e gjera, duken sa naive aq edhe qesharake! Naive e qesharake, sepse vërehet qartë që “kritikat shkencore” nuk janë të bazuara në argumente të mirëfillta por në tendenca destruktive ose në emocione të çastit.
Kërkesa nuk paraqet një urdhër, andaj pse duhet të frikësohemi? Sidomos nëse pretendojmë që faktet historike ose argumentet shkencore janë në anën tonë. Historianët, duhet “t’i matin forcat” me ekspertët nga Turqia ose cilido vend tjetër. Meqenëse sipas historianëve tanë librat prej të cilëve mësojnë nxënësit dhe studentët shqiptarë janë të bazuar në argumente, atëherë thjeshtë le t’i prezantojnë faktet, dëshmitë dhe studimet serioze historike. Dhe, nëse vërtetohet që ne e kishim mirë, atëherë përveç që do të rikonfirmoheshin ato që janë shkruar, ndoshta gjithashtu do të mund ta bindnim Turqinë e edhe të tjerët që të fillojnë dhe të ri-interpretojnë librat e tyre të historisë, dhe përfundimisht pse jo edhe të na kërkojnë falje për dëmet e shkaktuara. Eh, nëse eventualisht ndodhë që të vërtetohet e kundërta, që historia e jonë të jetë e e bazuar në emocione, e prodhuar dhe riprodhuar reciprocikisht nga këngët rapsodike dhe jo e bazuar në argumentet të mirëfillta shkencore, atëherë le të sillemi si të rritur dhe të bëjmë intervenimet e nevojshme aty ku duhet.
Dhe, këtë ta bëjmë jo për hire të miqësisë që Qeveria jonë e paska me atë të Turqisë, ose me dikë tjetër (sepse pas një kohe këto marrëdhënie edhe mund të ndryshojnë), por vetëm për hir të së vërtetës dhe profesionalizmit – vlera këto, që të paktën tani nuk na ndalon askush që t’i respektojmë.
Pse të mos ri-shqyrtohet historia e cilitdo popull, kur dihet fare mirë, e veçanërisht nga historianët, që po kërkove me pëllëmbë, vërehet lehtë që shumica e librave të historisë nuk mund as të mendohen krejtësisht të zhveshura prej subjektivitetit. Thjesht, natyra e kësaj shkence humane është e tillë. Historia, asnjëherë nuk mund të jetë tërësisht objektive. Sepse, asnjëherë nuk mund të kemi të gjitha dëshmitë që do të plotësonin çdo zbrazëtirë të mundshme të periudhave të ndryshme historike. Fakti që jo rrallëherë nuk dihet se çfarë ka ndodhur, pikërisht në ato “zbrazëtira”, hap mundësi të pafundme për interpretime të ndryshme. Dhe secili paragjykim ose supozim mund të jetë i qëndrueshëm nga evidencat që ekzistojnë.
Madje, historia nuk ka të bëj vetëm me dëshmitë. Kjo shkencë, siç u cekë edhe në fillim, është gjithashtu e varur nga interpretimi i historianëve të ndryshëm, të cilët mund të “luftojnë” me pasion për njërin ose tjetrin qëndrim, por kjo as nuk e vulosë dhe as nuk e bën tërësisht objektive historisë. Natyrisht, profesionistët e vërtetë nuk mbyllin veten e tyre në dëshmi të njëanshme apo njëburimore – ata gjithherë mundohen të lënë anash paragjykimet e tyre. Por, edhe ata janë njerëz dhe jo rrallëherë, animet e tyre personale dalin në pah deri në një masë.
Fundja, sikur historia të fitonte objektivitetin vetvetiu, apo e izoluar nga një palë burime ose dëshmi, atëherë sot shqiptarët dhe turqit nuk do të kishin qëndrime të ndryshme për Perandorinë Osmane; Kina dhe Japonia nuk do të kishin mospajtime rreth veprimeve të Japonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore; analizat e francezëve për Napoleonin do të ishin të njëjtat me ato të anglezeve etj.
Tensioni midis të kundërtave, lind realitetin. Kështu që, në vend të polemikave dhe frikës nga dalja në shesh e të vërtetave të mundshme të cilat eventualisht nuk do të na shkonin për shtati, ne duhet ta shfrytëzojmë kërkesën e Turqisë dhe sfidimet e autorëve të huaj, si mundësi reflektimi për ri-shqyrtim të detajuar të historisë tonë në tërësi. Ne nuk kemi asnjë dëm nga komisione profesionistësh, që do të punonin në shqyrtimin e historisë për të gjitha periudhat historike. Sigurisht, me kusht që këto komisione të përbëhen nga ekspertë kompetentë dhe jo nga politikanë ose militante të partive politike.
Historia është mjet për të kuptuar të kaluarën dhe të tashmen. Interpretimet e ndryshme të së kaluarës na e mundësojnë të shohim më kthjellët të tashmen dhe të punojmë drejt një të ardhme më të mirë. Andaj, pse mos të përdorim çdo mekanizëm që do të na e mundësonte të kuptojmë sa më saktësisht të kaluarën tonë? Komisionet profesionistësh do të ndihmonin në këtë drejtim.
Fundja, edhe nëse nuk mësojmë prej tyre se si duhet shkruar historia, të paktën do ta kuptojmë se si nuk duhet shkruar ajo në të ardhmen! Megjithëse, shkrimi dhe leximi i historisë janë gjëra të thjeshta, sfidë mbetet të mësuarit dhe të kuptuarit e historisë! Të gjithë ata që mendojnë se në histori ideja kryesore është të shkruash histori e kanë gabim. Në histori kryesorja është të lexosh dhe kuptosh perspektivat ose animet e autorëve të ndryshëm, të vlerësosh materialet në kontekste dhe perspektiva të ndryshme, të përgjithësosh e të konceptualizosh, dhe krejt në fund të interpretosh konkluzionet. Pra, është punë e vështirë, por kënaqësi e vërtetë dhe ia vlen të merresh me të.
A thua, a e kanë shijuar këtë “kënaqësi” ata që kanë shkruar historinë tonë? Unë, dyshoj! Po ju?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë