Feja dhe kombi…
Më vjen sinqerisht keq për disa njerëz që nuk mund të bëjnë dallimin mes kombit dhe fesë. Disa mendojnë që feja të identifikon me kombin. Ky është gabim. Disa të tjerë mendojnë që nëse je mysliman, atëherë duhet të jesh patjetër turk ose arab. Ose, nëse je katolik, duhet të kesh kombësinë gjermane, angleze, franceze apo amerikane… Ose, nëse je ortodoks, duhet të kesh kombësinë greke, serbe, bullgare apo ruse.
Ta zëmë një amerikan i përket fesë myslimane: ai nuk do të thotë të jetë detyrimisht turk apo arab. Sepse, edhe në shtetet arabe ekziston pakica e krishterë, por kombësia e tyre është prej atij shteti arab që vjen, pavarësisht se është katolik. Ose, ta zëmë një arab që i përket fesë katolike: kjo nuk do të thotë të jetë anglez apo amerikan!
Feja është çështje private në një shtet demokratik. Askujt në fakt nuk duhet t’i interesojë se në çfarë beson. Beso në çfarë të duash se bindjet e tua janë personale dhe të garantuara me ligje qofshin ato fetare apo demokrate!
Feja dhe kombi janë dy gjëra të ndara nga njëra tjetra. Çështja e fesë për mua është absolutisht personale, kurse çështja kombëtare është personale dhe kolektive. Kombësia është raca se nga rrjedh. Në qoftë se një australian është me origjinë angleze, ai ka kombësi angleze, logjikisht edhe të tjerët vijojnë sipas këtij rasti.
Nuk ka Zot vetëm të shqiptarëve, arabëve, gjermanëve, sllavëve etj., por ka Zot të krijesave. Nga kjo mund të kuptojmë se Zoti dhe fetë e Tij nuk mund të nacionalizohen, pavarësisht tendencave sllave ku kishën e kanë bërë sikur qeveri, që pastaj të luftohen shqiptarët dhe të gjithë jo sllavët.
Para Zotit njerëzit identifikohen vetëm si krijesa, ndërsa njerëzit ndërmjet tyre mund të identifikohen përmes pikave identifikuese, siç janë: gjuha, emri, kombi, flamuri etj. D.m.th. këto pika identifikuese të një populli apo kombi, vlejnë vetëm ndërmjet njerëzve.
Zoti nuk i ka ndarë krijesat e Tij dhe t’i dalloj, inferiojë apo superiojë kombet ndërmjet tyre, që pastaj kombet disa të jenë të kënaqura dhe disa jo, dhe pastaj këto kombe të lajnë hesapet ndërmjet tyre dhe të luftojnë siç kanë luftuar deri më tash.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIncidenti në Big Brother, reagojnë familjarët e Gertës: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq
Milani përfundoi afatin e çmendur kalimtar duke marrë katër përforcime në ditën e fundit
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
"A po don një copë bukë, bubi i vogël?" – Banorët ironizojnë dhe sulmojnë Gjestin
“Faleminderit për kujdesin ndaj Gjestit” - një dron tjetër në Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze