Mungesa e profilizimit të partive…
Në këto vite të jetës pluraliste në Kosovë, lë për të dëshiruar konkurrenca e vlerave midis forcave politike përmes prezantimit të programeve, të cilat deri më tani nuk kanë dalluar njëra nga tjetra, madje shpeshherë duke u ngatërruar ideologjitë orientuese për të cilat deklarohen.
Në gjuhën e shifrave, rreth 97 për qind e partive politike në Kosovë janë deklaruar të profilit të qendrës së djathtë, ndërsa vetëm tre për qind janë deklaruar nga qendra e majtë, që përbën një çekuilibrim politik. Një betejë jo e proklamuar vazhdon brenda të djathtës rreth lidershipit, teksa qendra e majtë pretendon të përfaqësojnë mbi 60 për qind të shtresës sociale.
Por, si e djathta, ashtu edhe e majta, në masë të vogël kanë arritur të zbatojnë politikat e tyre orientuese të përfaqësimit. Derisa e djathta pohon se nuk ka përmbushur objektivat e saj për shkak të rrethanave politiko-juridike, të majtët nuk kanë arritur të përmbushin detyrat, pasi forca e tyre është tepër minore. Grupimet e djathta politike, në luftën brenda tyre për primatin e lidershipit, thonë se profilizimi i partive politike doemos do të ndodhë para ose pas zgjedhjeve nacionale. Kriza e përfaqësimit tashmë është një çështje faktike.
Partia Demokratike e Kosovës nga shumë shihet me sy kritik, pasi siç thonë ka devijuar nga orientimi i saj nga e majta tek e djathta. Në Konventën e fundit të kësaj partie, kjo parti u pozicionua si parti e qendrës së djathtë. Por, është edhe absurde kjo parti ta deklarojë orientimin e së djathtës, kur dihet gjeneza: njerëzit e LPK-së (Lëvizjes Popullore të Kosovës) apo grupeve majtiste dhe tani të deklarohen që janë të djathtë është absurde.
Lidhja Demokratike e Kosovës është parti e qendrës së djathtë, e cila ka dalë nga një lëvizje politike gjithëpopullore. Por, natyrisht kjo parti duhet – në disa segmente – edhe më tutje, përmes procesit të reformuar, të definojnë politikat e djathta, apo ajo që quhet qendër e djathtë në kuadër të familjeve popullore evropiane.
Lëvizja Vetëvendosje edhe pse vetë kurrë nuk është deklaruar për orientimin e tyre politik, nga një pjesë e analistëve dhe të tjerët gjithmonë është konsideruar si parti e majtë, madje nga disa edhe si parti enveriste dhe nga disa edhe marksiste!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka përcaktuar orientimin e saj të djathtë dhe gjithmonë thonë se ata janë të djathtët e vërtetë. Por, edhe kjo parti ka mjaft probleme të brendshme të profilizimit dhe gjetjes së rrugës së profilizimit.
Aleanca për Kosovë të Re që nga fillimi është deklaruar si parti demokratike-liberale!
Të vetmet subjekte politike të deklaruara nga qendra e majtë janë Partia Socialiste e Kosovës (PSK) dhe Partia Social Demokrate e Kosovës(PSDK).
Derisa nuk bëhet profilizimi i mirëfilltë i partive politike në Kosovë, do të vazhdojë beteja e egër brenda të djathtës për lidership dhe kjo do të zgjasë për një kohë të gjatë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIncidenti në Big Brother, reagojnë familjarët e Gertës: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq
Milani përfundoi afatin e çmendur kalimtar duke marrë katër përforcime në ditën e fundit
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
"A po don një copë bukë, bubi i vogël?" – Banorët ironizojnë dhe sulmojnë Gjestin
“Faleminderit për kujdesin ndaj Gjestit” - një dron tjetër në Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze