8 Marsi i kujt?
Dita e gruas është ditë me përmasa ndërkombëtare dhe manifestohet e festohet që nga shekulli I kaluar. Kjo ditë është e veçantë për gruan dhe festohet edhe në Republikën e Kosovës, dhe sheshet e qyteteve tona mbushen me lule që shiten me të madhe për dhurata dedikuara për gjininë femërore. Asgjë e keqe më këtë, bile shumë bukur!
Vërtetë një traditë e mire për të mbajtur gjallë aspiratat e femrave që të emancipohen dhe të jenë pjesë e barabartë në sfida dhe mundësitë për t’u kujdesur e ruajtur familjen, shoqërinë dhe shtetin. Esenca apo thelbi i kësaj tradite me këto ingredienca është i domosdoshëm për t’i dhënë hov zhvillimit që nis nga familja që është baza e shoqërisë, për të vazhduar në shtresëzimin e zhvillimit në kulmin shtetëror.
Me dashje apo pa dashje, ingrediencat e kësaj tradite janë zbehur dhe pothuajse shënimi i kësaj dite është shndërruar në një motor të festave, për tu mbledhur, dëgjuar muzikë dhe për të vallëzuar. Asgjë e dëmshme me këto festa, bile-bile relaksim, por disi më shumë po festohet sesa po tentohet të artikulohen problemet, vështirësitë që po ndeshen femrat brenda shtetit tonë. Po krijohet një bindje se gjithçka është arritur dhe se i kemi tejkaluar shtetet që radhiten në top listën e vendeve për barazi në mes gjinive.
Ne nuk mund të lejojmë vetës komoditetin dhe të vetëkënaqemi që kemi presidenten femër apo disa femra ministre. Jo. Barazia gjinore nuk është e mjaftueshme të tregohet me numra apo me simbole, por duhet që tregohet në të gjitha instancat ku femra është e vlefshme dhe të çmohet për punën, angazhimin dhe kontributin e vet.
Është shumë e vërtetë që në shtetin tonë ekziston ligji për barazi gjinore që nga vitit 2004 dhe se femra shqiptare nuk është në margjinat e pabarazisë. Por, megjithëkëtë nuk është aty ku duhet të pozicionohet e të dëshmojë kualitetin e vetë përmes punës dhe aftësive që i zotërojnë, dhe që në këtë mënyrë të nxisë konkurrencën mes gjinive gjë që drejtpërdrejt rezulton në ngritjen e konkurrencës në nivel shtetëror.
Me synim të implementimit të ligjit për barazi gjinore duhet të veprohet që të parandalojmë pabarazinë, pasi që pabarazia edhe vetëm si koncept nuk mund të bashkëjetojë në një shtet me sistem demokratik. Po ashtu, me përpjekjen për arritjen e barazisë luftohen shumë dukuri të shëmtuara nga femra e meshkuj të papërgjegjshëm që shpërfaqen në shtetin tonë dhe duke luftuar pseudovlerat me dinjitet ta mbështetim dhe forcojmë familjen shoqërinë dhe shtetin.
Femrat të cilat janë deputete në Kuvendin e Kosovës janë pikërisht ato të cilat e kanë përgjegjësinë, që ta bartin traditën e 8 Marsit dhe të bëjnë përpjekje për barazi në mënyrë shumë më fuqishëm: jo vetëm në Kuvend, por kudo që të gjinden ato – në çdo mbledhje, seancë apo takim që e mbajnë si në sferën private, ashtu edhe në atë publike.
Deputetet tona duhet të jenë shumë më aktive se sa deri më tani dhe të mbajnë konferenca, seminare e debate të paktën një herë në muaj nëpër qytetet e Kosovës, me tema të ndryshme, me qëllim të sensibilizojnë nevojën e ngritjes së nivelit të barazisë në mes gjinive.
8 Marsi është i të gjithëve, sepse të gjithë fitojnë nga barazi në ndarjen punëve, përgjegjësive dhe marrjen e obligimeve familjare, shoqërore e shtetërore. Mu për këtë, kjo festë duhet jetë e të gjithëve dhe çdo ditë në agjendë e jo vetëm një herë në vit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3