Intelektuali i përkushtuar ndaj çështjes kombëtare
Prof. Dr. Hulusi Hako, i diplomuar në Universitetin “Lomonosov” për filozofi, pas viteve ‘90 ka patur një aktivitet intensiv brenda e jashtë vendit për probleme të filozofisë së sotme botërore, për probleme të Luftës Antifashiste NCÇL dhe veçanërisht për çështjen kombëtare shqiptare, të cilës, si titullar i Shoqatës Atdhetare për Identitet e Bashkim kombëtar, i është përkushtuar në mënyrë pasionante e me ndërgjeshmëri të lartë, me shkrime e veprimtari aktive në shoqërinë civile.
Në librin e tij “Kosova-ëndrra ime”, ka përfshirë shkrimet dhe studimet e botuara në organet e shtypit qendror, sidomos ato pas vitit 2007, që flasin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe bashkimin kombëtar, çështje ende e pazgjidhur tërësisht në disa komponente të saj, për krijimin e një shteti-komb si aspiratë shekullore e shqiptarëve të një komuniteti solid me atë kohezion të qëndrueshëm dhe shtysë përparimi, siç janë sot shumica e popujve në këtë rruzull.
Të trajtuara shpesh në formën e analizave dhe eseve, ato paraqesin idetë, mendimet, debatin, dhe herë herë polemikat dhe replikat e autorit me mendime të ndryshme të botës shqiptare për çështjen madhore kombëtare, e cila nuk duhet trajtuar si alternativë, por si imperativ historik.
Falë një bibliografie të pasur, një mendimi të kthjellët dhe argumenti të fuqishëm shkencor, profesori e sjell problemin të qartë në aktualitet dhe në perspektivë, përveç një panorame historike ai futet thellë në problmet filozofike, , politke e sociale, kombëtare e ndërkombëtare të çështjes shqiptare. I gjithë botimi përshkohet nga tre nyje, tre hallka të një zinxhiri e procesi të vetëm historik, -Kosova e pavarur, ”Çështja shqiptare” dhe “shtet-kombi” i pritshëm i shqiptarëve në trojet e tyre stërgjyshore.
Qysh pas viteve 90, prof. Hulusi Hako ka qenë ngushtësisht i lidhur me këtë problem madhor. Mendja dhe zëmra e tij, sikundër e shumë shqiptarëve, ka punuar për këtë pavarësi, sepse ajo do të përbënte evenimentin mbarëkombëtar dhe realizimin më madhështor e më jetik pas ngritjes së flamurit kombëtar në Vlorë dhe krijimit e mbijetesës së shtetit amë – Republikës së Shqipërisë.
Në lidhje me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, prof. Hulusi Hako, si një intelektual i formatit të madh ka trajtuar vazhdimisht momentet e rëndësishme të saj deri në stigmatizimin e disa qëndrimeve apatike e të ngathëta të ndërkombëtarëve, e cila ka shfaqur iracionlizëm, liberalizëm dhe tolerancë të pafalshme për ringjalljen e nacionalizmit mitologjik-religjioz serbomadh, të cilët historikisht kanë qenë rrezik i paqes e sigurisë, burim i “etheve të luftës”, premisë e shpërthimit të luftërave të reja në Ballkan dhe Evropë.
Thelbi i strategjisë serbe për të eliminuar shqiptarizmin në Kosovë ka qenë zhdukja e historisë dhe kulturës së saj. Për këtë serbët arrestonin intelektualët, mësuesit e gjuhës historisë dhe letërsisë shqipe. Ka qenë e njohur strategjia e tyre se ”pa zhdukur mësuesit e historisë dhe ata të gjuhës shqipe, s’mund ta çrrënjosësh e ta zhdukësh nacionalizmin në Kosovë”.
Përkundrejt alternativës radikale, “asimilim të plotë, zhdukje fizike nga faqja e dheut për të mbetur Shqipëria një shprehje gjeografike”, prof. Hulusiu thekson se u forcua në këto troje gjallëria, vitaliteti. Përkundrejt përçmimit e denigrimit, u farkëtuan virtytshmëria dhe të tilla gjene të potencialit intelektual shqiptar.
Për ta përforcuar drejtësinë dhe legjitimitetin e kërkesave politike të Kosovës, e cila jetonte në një gjendje të tejzgjatur koloniale, autori i referohet konventave rezolutave e dokumenteve të vlefshme juridike ndërkombëtare, parimi kryesor i të cilave është vetëvendosja e sanksionuar edhe në Aktin Final të Helsinkit: “Të gjithë popujt kanë gjithnjë të drejtën të vetëvendosin në liri të plotë, kur të duan si të duan, statusin e tyre të brendshëm e të jashtëm, pa ndërhyrje nga jashtë dhe të vazhdojnë sipas dëshirës së vet zhvillimin e tyre politik, ekonomik, shoqëror dhe kulturor”.
Për të realizuar çlirimin e saj, Kosova, kapërceu vështirësi të shumta të parashtruara edhe në Memorandumin e Akademisë serbe, pesë vjet pas ngjarjeve tragjike të viti 1981 në Kosovë, një platformë politike shtetërore që përfaqëson një falsifikim flagrant të realitetit, duke nxitur dhe ndërsyer politikat agresive dhe qeverinë serbe, për rikuperim të hegjemonisë me pretekstin se “Kosova është pika kritike e de-stabilizimit të Jugosllavisë”, një pozë e të viktimizuarit që e kthente gjendjen kokëposhtë dhe gatuante shpifje monstruoze.
Në mbështetje të tezave të tij, Hako u referohet edhe politikanëve dhe akademikëve ballkanikë dhe evropianë, ndër të cilët edhe Stipe Mesiç: “Shqiptarët janë me prejardhje ilire e popull autokton. Ne, sllavët kemi ardhur në shek. VII në këto hapësira, ndërsa shqiptarët janë këtu që nga koha para romakëve… Vetshpallja dhe njohja ndërkombëtare e Kosovës nuk do ta destabilizonte rajonin ballkanik. Përkundrazi, do ta përforconte atë, do të ndihmonte përfundimin e arkitekturës së hapësirës së ish-Jugosllavisë”.
Pasi thekson sakrificat dhe frymën patriotike të popullit të Kosovës për shkëputjen “de facto” e “de juro”, më 10 qershor 1999, si “njësi” koloniale serbomadhe mbi bazën e zbatimit të parimit të vetëvendosjes së kombeve e popujve, e njohur nga e drejta e sotme ndërkombëtare, autori shqyrton problemet dhe faktorët ndërkombëtarë që dolën ndesh dhe ata që e ndihmuan deklarimin e Pavarësisë së Kosovës, i cili ishte një akt i pastër demokratik dhe human, ligjor dhe moral, një akt i mirëfilltë dekolonizimi brenda vetë Evropës, akt i konfirmuar edhe nga Gjykata e Hagës se “deklarata e Pavarësisë së Kosovës e 17 shkurtit 2008, nuk e kishte dhunuar ligjin ndërkombëtar – ajo është në pajtim me Rezolutën e 1244 të Këshillit të Sigurimit të qershorit 1999”.
Në të gjithë këtë proces roli i faktorit të brendshëm shqiptar, shkruan autori, ka qenë i moderuar, sepse janë pranuar kufizimet kategorike të ndërkombëtarëve zyrtarë që “të ndërtohet një Kosovë multietnike”. Duke qenë të bindur, shefat tanë nuk e kanë vrarë mendjen se në ç’raporte etnish një vendi i takon të cilësohet “multietnik”. Po qe se Kosova është multietnike, a mbetet ndonjë vend tjetër në botë që të mos jetë po e tillë?
Profesor Hulusi Hako e ka përjetuar me dhimbje të madhe procesin e vonuar të dekolonializmit në zemër të vetë Evropës. Veç Kosovës, çështja kombëtare e shqiptarëve ka disa komponentë të tjerë përbërës: mbetet shqetësim pushteti represiv i dhunës serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore – Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc. Është domosdoshmëri, thekson autori, mbështetja dhe solidariteti vëllazëror ndaj kërkesave të tyre për autonomi politiko-territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën, siç është shprehur në referendumin popullor të vitit 1992. Duke qenë të rrezikuar prej sjelljes armiqësore antishqiptare të pushtetit serb, shqiptarëve në këtë Luginë duhet t’iu njihet medoemos parimi i vetëvendosjes, si parim demokratik i të drejtës ndërkombëtare.
Shqiptarët në Maqedoni, autoktonë në trojet e tyre stërgjyshorë, përballen me një pozitë denigruese. Marrëveshja e Ohrit konservoi për këtë etnitet vetëm statusin e pakicës kombëtare, madje pa e emërtuar cilësisht, duke e përfshirë veten në tërësinë e “shtetit multietnik”.
Me trajtimin e shqiptarëve si minoritet, me mosnjohjen si subjekt politik të së drejtës së sovranitetit dhe të rolit shtetformues, nuk e eliminoi shkakun themelor të krizave etnike në vendin fqinj, i cili e ka të domosdoshme një kushtetutë dhe një koncept të ri shtetëror që të zhdukë çdo dominim të një etniteti mbi një tjetër, ku të njihen shqiptarët si popull autokton dhe pjesë integrale e popullit shqiptar në Ballkan.
I njëjti shqetësim – thekson autori – ndihet edhe te shqiptarët e Malit të Zi. Nismat që janë ndërmarrë për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve nuk i kanë nxjerrë ata nga statusi i qytetarëve të rendit të dytë; nuk u kanë sanksionuar atyre liritë dhe të drejtat kolektive e kombëtare, sikundër është e hidhur e kaluara e shqiptarëve në ato troje, po ashtu edhe pozita kushtetuese aktuale mbetet denigruese, sepse Mbreti Nikolla e donte fronin e vet me troje koloniale.
Problemin çam autori nuk e konsideron thjesht çështjen e disa pronave të disa nënshtetasve të Greqisë me kombësi shqiptare, por si pjesë integrale e territoreve shqiptare të shkëputura dhunshëm në 1913, si segment të plagës shqiptare më të thellë e më të hapur, si një çështje madhore kombëtare, si një preokupim i shtetit amë të rrudhur e të cunguar, që ka pritur e po pret trajtimin politiko-diplomatik adekuat.
Mbetet i hapur problemi i lirive dhe të drejtave kombëtare të shqiptarëve që jetojnë në Greqi, pavarësisht nga besimi fetar që mund të ketë zgjedhur privatisht, në të njëjtën kohë që kërkon zgjidhjen e vet edhe e drejta e kthimit të çamëve në trojet, pasuritë e varret e stërgjyshërve, vendosja e lidhjeve dhe integrimi me botën shqiptare sipas frymës së të gjitha konventave ndërkombëtare.
Pas analizave historike e aktualitetit politik, profesori tërheq vëmendjen që çështja çame të mos përdoret as për të mbajtur pezull marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, as për pazare politike dhe krijim të një stabiliteti fals, po të intensifikohet me këmbëngulje, me vullnet politik transparent e demokratik, nga pozita e raporte partneriteti e reciprociteti midis Shqipërisë dhe Greqisë, të vihen në vend parimisht padrejtësitë historike, që marrëdhëniet midis Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë të jenë vërtet të mira, të shëndosha, të një fqinjësie shembullore, të tilla që t’i shërbejnë stabilitetit dhe progresit.
Pas analizave të detajuar prof. Hulsi Hako konkludon se “Zgjidhja e ‘çështjes shqiptare’ është proces i mirëfilltë dekolonializmi brenda vetë kontinentit”. Ai i referohet prof. Rexhep Mejdanit në librin e tij “Shkëputja dhe ligji ndërkombëtar”: “Kur një shet nuk po sillet sipas saksionimit në Deklaratën e Marrëdhënieve Miqësore – tetor 1970, atëherë pjesa e popullsisë që është e diskriminuar ka të drejtë për vetëvendosje dhe shteti që ka vepruar në këtë mënyrë humb të drejtën e mbrojtjes së integritetit territorial.”
Zgjidhja e “çështjes shqiptare”, sipas Brukselit, është përcaktuar përmes integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE: “Plotësoni kushtet e kriteret, ngrihuni në standardet që përcakton ai dhe vini festen mbi sy”!
Profesorin e shqetëson ky trajtim i çështjes shqiptare, prandaj pyet: ”Cila do të jetë tabloja e jetës së shqiptarëve, çfarë i sjellë konkretisht aspiratës kombëtare ky integrim, sa dhe si i shërben zgjidhjes së çështjes së tyre nuk qartësohet kund, por nuk na japin as ndonjë përvojë e imazh politik pozitiv, as Spanja e Greqia komunitare, përkatësisht me baskët dhe shqiptarët dhe disa minoritete të tjera në shtetet e tyre. Edhe pse nuk po ravijëzohet ndonjë tablo apo perspektivë e qartë, politikat zyrtare shqiptare e kanë marrë revanin dhe po punojnë vetëm për integrimet euro-atlantike”.
Autori i librit sjell disa shqetësime për këtë udhëtim. Ai i referohet diplomatit Shaban Murati: ” A përbën sot çështja shqiptare një çështje të trajtimit shtetëror dhe zyrtar nga Shqipëria dhe Kosova, apo do ta shohim atë vetëm në drejtimin kulturor, shpirtëror, iluminist dhe koncepteve kozmopolite mjegullore për integrimet rajonale, evropiane e globale”…
Teza se shqiptarët, pavarësisht nga territoret ku jetojnë, mund të operojnë me marrëveshjet e tregtisë së lirë, me bashkëveprim ekonomik shumë më të ngushtë, është një ide evazive, thekson prof. Hako, që përshkohet nga e “mundshmja”, me supozime nuk zgjidhen probleme të mëdha kombëtare.
Linja integruese është perspektiva e Evropës së Bashkuar, po ç’lloj kohezioni do të mund të realizojë kombi shqiptar i përfshirë i tëri brenda saj nëpërmjet këtyre gjashtë njësive politiko-administrative ku shtrihet sot? Kjo kërkon zbërthimin më transparent nga politikat zyrtare shqiptare, ndryshe do të konfrontohen ashpër me një aspiratë të pa përmbushur me ndërgjegjen e popullit dhe mendimin atdhetar të intelektualëve të këtij kombi. Autori paralajmëron rrezikshmërinë e mendjelehtësisë së politikave zyrtare e ca më keq të lojërave politike në interes të këtij dhe atij “veqili të qoshes”, sepse integrimi evropian nuk është magjia e rregullimit të çështjeve kombëtare të Ballkanit. Ai citon Albin Kurtin: “Nuk ja vlen të presim integrimin në BE për tu integruar mes veti… Kemi nevojë për një shtet të ri gjithëpërfshirës për shqiptarët.”
Janë shpërbërë perandori dhe sisteme shoqërore, ç’granci ka – pyet autori – të mos shpërbëhet edhe BE-ja me gjithë frymën demokratike dhe vullnetare të saj? Një kthim i gjërave në status quo, do t’i kthente edhe katër shtetet e Ballkanit Perëndimor me trojet shqiptare si pjesë – koloni e tyre.
Ky skepticizëm i autorit është i përligjur, sepse ende në këtë bashkim mungojnë shtete të fuqishme që kanë qenë shtylla të kapitalizmit në Evropë dhe në botë, rastësi kjo…? Autori citon fragmente nga libri ”Konspiracionet më të mëdha të të gjitha kohërave”: ”…Kjo rrjetë e ka emrin Bashkimi Evropian… shndërrim i Evropës në një diktaturë të madhe e të centralizuar, është vetëm një pjesë e rrjetit botëror të turpit, por pjesë kyçe e agjendës së Rendit Botëror të ri për kontrollin e centralizuar të planetit”.
Nën këtë kontroll, të paktën shqiptarët duhet të hyjnë të bashkuar, sepse siç thekson diplomati Shaban Murati: ”Do të ishte e dëmshme çdo formë pranimi… se me integrim në BE dhe NATO do të vije harmonia qiellore mes shteteve ballkanike…”!
A nuk është një shembull konflikti i tejzgjatur i Greqisë dhe Turqisë, ndonëse anëtare të NATO-s? Sado që të relativizohet sovraniteti politik-shtetëror dhe të rrënjosen ligjet në këtë Bashkim, këto nuk kanë të bëjnë me komunitetet kombëtare, të cilët duhet të spikatin me identitetin dhe dinjitetin e tyre dhe këtë s’ka kush e bënë më mirë për çdo komb se sa shteti përkatës.
“Kombi-shtet” u shpallka i vjetruar, sepse në Evropë nuk u konceptuaka si njësi shtetërore-institucionale e administrative-territoriale, por më tepër si një kategori politiko-sociale e kulturore gjuhësore! Shqiptarëve u thuhet se misioni i shtet-kombit në rang planeti është i shteruar, i konsumuar, aspirata e bashkimit kombëtar ka kaluar në legjendë, shqiptarëve u mbetet vetëm të thërrasin “Rroftë integrimi euro-atlantik”…! Ndërkohë që fqinjët tanë, Greqia, Turqia, Serbia, Mal i zi, Maqedonia, po i forcojnë edhe më shumë tendencat nacionaliste.
Cila do të ishte tabloja reale e kombit shqiptar, kur as vetë ideja federaliste e Evropës nuk është e konkretizuar e detajuar? Si përgjigje për këtë prof. Hako i referohet Joshka Fisherit:”Si është e mundur që shqiptarët të mos shohin se si erërat e historisë fryjnë për velat e tyre”?
Në kushtet e integrimit evropian, krijimi i shtet-kombit mbetet imperativi ynë historik. Botës shqiptare në nivel politik i duhet sot një pakt kombëtar me një filozofi kombëtare dhe moral të shëndoshë, ku do të jenë sanksionuar parimet themelore të mendimit dhe veprimit politik për zgjidhjen e çështjes së vet kombëtare. Komb-shteti dhe integrimi nuk e kundërshtojnë, por e plotësojnë njëri-tjetrin.
Ndjehet se politika shqiptare është e tërhequr për shkak të sajesës keqdashëse nga serbët – “Shqipëri e Madhe”. Përse ky nocion të jetë kthyer në konotacion negativ dhe shqetësim të madh ndërkombëtar? Nuk bëhet fjalë as për të “madhe”, e as për të “vogël”, por për Shqipërinë natyrale me shqiptarë që banojnë në trojet e tyre etnike. Bashkimi i kombëtar ka qenë dhe do të mbetet ligjësi objektive dhe aspiratë e pashuar e shqiptarëve. Anëtari i Akademisë së Shkencave Franceze, profesori Zhak Burgard, ka shkruar: “Nëse ka një etni që meriton të quhet komb dhe të ketë shtetin e vet kombëtar, këta janë shqiptarët, kaq modest dhe me kaq shumë kontribute në civilizimin evropian”.
Profesor Hako pyet: ”Përse mos t’i përmbahen edhe politikat zyrtare shqiptare kësaj gjuhe të shkencës”? Historikisht dhe realisht, objektivisht dhe subjektivisht, juridikisht dhe moralisht, Republikës së Shqipërisë i takon të jetë e të bëhet trungu, baza, prapavija e “çështjes shqiptare”, siguria dhe shpresa e zgjidhjes adekuate. A janë qëndrimet e sotme përshtatje, konjukturë, vasalitet apo ndonjë “politikë- bërje krijuese”?
Në vitin 2010 u zhvillua Kuvendi Themelues i Lidhjes Mbarëkombëtare të shoqatave Shqiptare për ta bërë shoqërinë civile faktor më me rëndësi, me mision më të përkushtuar atdhetar, për të sotmen dhe ardhmërinë e kombit shqiptar – bashkim territorial të trojeve etnike, për të jetuar denjësisht të lirë, pa frikë, shtypje e diskriminim, të qetë në gëzimet e hallet e tyre, në mundësitë dhe përpjekje për progres.
Duke lexuar parashtrime të tilla na kujtohen fjalët e patriotit Haxhi Zeka: “Brezi më fatlum do të jetë ai që do t’i bashkojë trojet tona, shpirtin dhe zemrat e shqiptarëve, ashtu si gjithë popujt e tjerë të Evropës”.
Një polemikë mjaft shkencore dhe të argumentuar në planin filozofik, Hulusi Hako ka bërë në lidhje me disa shkrime që ngrenë në piedestal fanatizmin intolerant, si shkelje e drejtpërdrejt e parimit demokratik të lirisë së ndërgjegjes. Fetë kanë qenë objekt i polemikës shekullore të njerëzimit me idenë qendrore “e krijoi Zoti njeriun, apo njeriu zotin”, “udhëheq besimi apo bindja shkencore” dhe përgjigjja ka qenë se progresi i njerëzimit ka kaluar nga besimi në bindje nga feja në shkencë. Përkundër kësaj përvoje, autorët fanatikë, që duket se janë përfaqësues të fundamentalizmit islamë, vënë në shënjestër edhe Presidenten e Kosovës, Jahjaga, sepse nuk vajti në xhami ditën e Bajramit, por vizitoi katedralen e Gjeçovit… Këtë e konsiderojnë “injorim të skajshëm të myslimanizmit”!
Profesor Hako sensibilizohet nga ky qëndrim ekstrem, reagon dhe polemizon me autorët me ndërgjegje qytetare dhe argumente shkencore. Me qenë se Presidentja mban një emër mysliman, kemi të bëjmë me bindjen e rreme sikur “feja lind bashkë me njeriun” dhe emri nuk është simbol konvencional. Ata harrojnë faktin historik se shumica e shqiptarëve janë myslimanë për motive e arsye rrethanore, thjesht për të garantuar një mbijetesë të vështirë. Parimi iluminist i lirisë së ndërgjegjes u krijua si kundërpeshë e imponimit të dhunshëm politik-kishtar, të dogmës fetare. Klerikët myslimanë, të mësipërm, nuk ua njohin të tjerëve të drejtën njerëzore të zgjedhin një besim, ta ndryshojnë atë me një tjetër, ose të mos besojnë fare, sikundër edhe Presidentja, e cila ka të drejtën të mendojë e të jetojë si ia do mendja dhe zemra e vet.
Nuk do ta vlente, thekson prof. Hako, të merreshim me këtë çështje nëse do të ishte një rast i veçuar, një inat i çastit, por autorët kërkojnë të sanksionohet në Kushtetutë “ndarja e pushteteve mes përfaqësuesve politikë të bashkësive fetare”.
Këtu Profesor Hako hyn në lëmin e vet si petadod i ateizmit shkencor dhe argumenton se fetë nuk e kanë as forcën politike gjithëpërfshirëse, as funksionin e kohezionit kombëtar. Njësimi i vullnetit politik dhe kohezioni kombëtar, shprehur në parullën e madhe poetike “feja e shqiptarit është shqiptaria”, është farkëtuar “jashtë” feve dhe në kundërshtim me to.
Pikërisht kur shtrohet për zgjidhje problemi kombëtar, ata dalin me parullat kundër “katolicizmit shtetëror”, duke kërcënuar tolerancën fetare, pasi fe të tilla nuk ka gjëkundi në Shqipëri – nuk e bëjnë “katolicizmin shtetëror” shtatoret e Nënë Terezës, të Skënderbeut e të ndonjë kleriku me kontribute në kulturën shqiptare.
Edhe më absurde mbetet emërtimi i shqiptarëve “myslimanë të zënë robë nga pushtetet ortodokse”! Henri Kisingeri ka konstatuar se “çdo vërtitje me fenë e në emër të saj përbën pretekst për qëllime politike e strategjike”.
Ata zhyten thellë në obskurantizëm duke tentuar të futin përçarjen se gjoja na paska “ligjërim imperialist, e tiranocentrik, bazuar në ideologjinë dinsëze të Tiranës e cila lufton Islamin…”, duke arritur deri atje sa motivet e shqiptarëve të Shkupit paraqiten si fetare: “Është bërë arrestimi i myslimanëve shqiptarë”, duke e anashkaluar identitetin kombëtar. Me shkrimet e tyre japin imazhe e sinjale pakënaqësie, alarmi e kërcënimesh, kanosjesh e revanshi: ”…Myslimanët do të revoltohen politikisht një ditë”, se “do të prishet toleranca fetare… si pasojë Shqipëria dhe Kosova do të përfundojnë si Libani, Qiproja dhe Jugosllavia…”!
Ky është agresion mbi ndërgjegjen e shqiptarëve. Noli ka sqaruar se “fatkeqësitë e shqiptarëve nuk kanë ardhur kurrë nga diferencat fetare, por nga udhëheqësit fetarë”.
Diskutimet e shumta pro dhe kundër për futjen e fesë në shkolla, janë lakmi klerikale për indoktrinim fetar dhe shkelje të parimit demokratik të laicizmit dhe lirisë së ndërgjegjes.
Prof. Hako i ka bërë një vlerësim objektiv dhe konceptim shkencor realiteteve historike në kuadrin e jubileut të 100 vjetorit të Pavarësisë. Ai udhëton nëpër etapat e historisë mes luftërash e betejash shekullore, afirmon qëndresën dhe heroizmin shqiptar, denoncon planet dhe veprimet e “Naçertanies” dhe “Megali idhesë” ogurzezë, të cilat edhe sot e kësaj dite pikojnë gjak shqiptari.
Asnjë garanci nuk ka se përgjakja nuk do të vazhdojë edhe më tej, thekson profesori, dhe shtron kërkesën: “Objektiviteti, korrektësia dhe respekti ndaj historisë… pa vijimësi s’ka histori. Çdo popull i qytetëruar e ruan me fanatizëm dhe e pasuron historinë e vet… Historia është pasuri kombëtare, progresi shoqëror realizohet kur politikat ngrihen në nivelin e problemeve kombëtare dhe jo kur politikat dhunojnë historinë”.
Historia gjithnjë rishikohet e pasurohet, por jo ta çoj ujin në mullirin e qendrave politike të huaja, ndaj mbetet i nevojshëm debati shkencor. Ky debat do të shmangte voluntarizmin dhe ndërhyrjet partiake dhe do të ruante vlerat e vërteta historike, pavarësisht ndryshimeve gjeopolitike që ka pësuar bota.
Me kurajo, guxim qytetar dhe objektivitet shkencor ai realizon analiza të thelluara historike, social-politike e social- ekonomike, fryt i përvojës shkencore dhe ndërgjegjes së lartë qytetare e atdhetare, duke evidentuar realizimet pozitive të socializmit në të gjitha fushat e zhvillimit ekonomik e social, pasurimin e formave të ndërgjegjes shoqërore si në art, kulturë, moral etj. Këto realizime janë arritur nga mendja dhe puna e popullit shqiptar, a nuk e fyejmë popullin dhe Shqipërinë nëse ja mohojmë këto në emër të luftës antikomuniste duke e prezantuar popullin dhe jetën shqiptare në periudhën e monizmit si prapambetje, ferr dhe mesjetë?
Në antitezë me këtë propagandë nihiliste dhe poshtëruese ndaj Shqipërisë, profesori me një qëndrim kritik rigoroz përshkruan plagët shoqërore që kanë pllakosur shoqërinë e sotme shqiptare. Ajo që nuk shkon është instalimi i antikomunizmit si koncept e sistem qeverisjeje, i cili na del në Shqipëri si një lloj demokracie e deformuar që vepron si një militantokraci, në thelb një pushtet më shumë i reklamuar se sa i zbatuar si demokraci.
Si përfundim, shpirti i profesor Hulusi Hakos bën apel: “Pushtetarë e politikanë! Mjaft më me frymën nihiliste dhe lojën e tejzgjatur të kartës së antikomunizmit: punoni, po qetë të zotë, me stilin pohues e krijues të instaloni demokracinë e vërtetë borgjeze me standardet e kriteret më të mira, të njohura sot në botë, merrni vlerat e një shteti social, se kjo do ta forcojë edhe më tepër bashkimin kombëtar”.
Botimi “Kosova, ëndrra ime”, mbetet një mesazh tjetër i asaj aspirate shekullore të shqiptarëve për liri, pavarësi, sovranitet dhe bashkim kombëtar, njëherazi edhe homazh për tërë ata bij të popullit shqiptar që sakrifikuan për çështjen e madhe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit