LAJMI I FUNDIT:

Lotari për bajraktari!

Sa trimëri e lartë është kur njeriu e kupton masën e guximit dhe të frikës së tij, si dhe patjetërsinë e baraspeshimit të tyre.

Sa shumë ia kemi parë sherrin bajraktarizmit! Qysh në luftën e Preshevës, dega e pemës politike dhe e asaj ushtarake që vinin prej të njëjtit trung, sakaq u thye shumë rëndë, duke e vrarë kështu në pabesi të pabesët – serbët – Komandant Lleshin dhe ai i pemës politike, z. Halimi, fare pa e zbardhur aktin e asaj pabesia dhe paraqitjen e kërkesës për ata thyes të marrëveshjes, që sa më parë ta marrin dënimin e merituar, nuk u ndal së punuari për të mirën e atij botëkuptimi shtetëror vrasës.


Ai hyri nën dhe, dhe pas pak, ky u zgjodh deputet i vetëm shqiptar në kuvendin e Serbisë. Vreshtat vidheshin, përkundër pranisë së rojtarit dhe qenit që mashtrohej me një asht të mykur!

Para një viti, duke menduar se z. Makolli do të futej në histori si i pari që do ta shkelte Luginën e Preshevës si ministër i Kosovës, autoritetet serbe e kthyen mbrapshtë e kokulur, duke e futur kështu në analet e historisë së turpit dhe sërish Rizës që ia kishte hapur dyert z. Makollit, nuk iu bë fare vonë që të vazhdon besnikërisht karrierën politike brenda asaj mendësie serbe e poshtëruese.

Disa policë kosovarë, duket se të ndikuar prej filmave të Rambo 3-shit, përjetuan një turp të paparë, duke u plandosur kështu fërfëllueshëm për toke prej njësisë speciale serbe. Sërish dikujt nuk iu bë vonë!

Thuajse nuk morën mësime të mjaftueshme prej kësaj mendësie sllave. Disa ngritën në “kokë më vete” një lapidar, duke menduar se “helbet” nëse nuk do të hiqej ai lapidar, dikush patjetër se do të futej në kapitujt e historisë së lavdishme të këtij populli, mbase edhe do t’i shërbente ky akt si një gravitues me sasi të lartë të posedimit të magnetit për vota në zgjedhjet lokale. Ja që nuk i doli ashtu. Të kundërtën e atij lavdi assesi nuk e pranuan. Ai u hoq, u var e u lidh me litar, këta tanët si tellall filluan të na ligjërojnë për vargun historik të pabesive serbe.

Dikush tjetër për ta arsyetuar amullinë në vendin e tyre, gjetën kohë dhe hapësirë ta lartësojnë zërin deri në eter për nënçmimin e bijve të tyre prej shpurës që nuk e njohin gjuhën e argumentit dhe të cilëve nuk kemi mundësi t’ia tregojmë gjuhën e forcës.

Ky është çmimi i atyre që duan të luajnë lotari me fatin tonë, vetëm që të futen atje ku nuk e kanë vendit.

Në trend

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Kalo në kategori