“Lapidarogate” vs Watergate
Për fillim u duk sikurse shkoi mirë gjithçka, që nga ndërtimi e deri tek vendosja dhe prezantimi pompoz i këtij monumenti historik dhe shumë të mirëpritur nga populli. Shkuan gati të gjithë ta vizitonin e të vendosin lule në shenjë respekti për të rënët . Bile erdhën edhe mysafirë nga Shqipëria, një ish kryeministër dhe një pretendent për kryeministër për të vendosur lule mbi pllakën ku ishin emrat e dëshmorëve të kombit.
Por, jo gjithçka shkoi mire dhe rozë. Idila dyjavore pas vendosjes së lapidarit përfundoi me një kërkesë ultimative të Kryeministrit serb Dacic për largimin e tij, sepse ishte jashtë normave të ligjit serb për monumentet historike. Dacici nuk kërcënoi në fillim, por thjesht kërkoi largimin e tij nga qendra e qytetit, aty ku ishte vendosur. Shqiptarët refuzuan. Kjo e nervozoi edhe më shumë Dacicin duke nxitur tonet e kërcënimit në vazhdimësi dhe vendosjen e datave si ultimatum për largimin e lapidarit që po problematizohej edhe më shumë.
Kërcënime dhe kundër-kërcënime, reagime dhe kundër-reagime… Mediat bënë punën e tyre – ato infiltruan në vorbullën e një skandali që po dukej se ishte i tillë që nga fillimi edhe fytyrat prominente politike, ushtarake dhe diplomatike të dy republikave shqiptare: Kosovës dhe Shqipërisë. Pas këtyre, skandali "Lapidarogate" përfshiu edhe diplomatët perëndimorë duke arritur deri në Uashington. Po kush do ta kishte imagjinuar dot se një lapidar aq i vogël i vendosur në qendrën e një qyteze do të shkaktonte një ri-përballje të tillë në shqiptaro-serbe dhe përfshirjen e diplomacisë ndërkombëtare . Askush. As edhe ata që e financuan, ndërtuan dhe vendosën.
"Lapidarogate" është skandali që filloi me datën 16 nëntor të vitit 2012, në qytetin e Preshevës, kur shqiptarët duke dashur të festonin 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, me iniciativën e disa shoqatave shqiptare nga Perëndimi e vendosën një lapidar në formë të një pllake përkujtimore, për të përkujtuar 27 luftëtarët dëshmorë të ish gueriles shqiptare që luftoi për lirinë e këtyre tokave nga kolonializmi serb 100 vjeçar. Ky skandal zgjati 35 ditë dhe përfundoi me datën 20 janar të vitit 2013 pas invazionit ushtarako-policor serb mbi qytetin e Preshevës, kur forcat e dislokuara e larguan me buldozer dhe e "internuan" diku në Serbi.
Ky skandal përfshiu kryetarin e Komunës së Preshevës, veteranët e luftës, ish-udhëheqësit ushtarakë dhe politikë të ish gueriles shqiptare të Luginës së Preshevës, kryeministrin e Kosovës, kryeministrin e Serbisë, mediat, gazetarët, opinionistët… deri tek qytetarët e Preshevës dhe Kosovës. Të gjithë u bënë copëza të skandalit më të madh shqiptar të viteve të fundit. Skandalit “Lapidarogate”.
Por , zakonisht skandalet e këtij niveli marrin dikë me vete, shkaktojnë viktima të fajshme e pafajshme. Tek “Lapidarogate” nuk kishim një përfundim të stilit alla Watergate. Tek skandali amerikan Watergate shkoi koka e vet presidentit amerikan Nikson dhe dhjetëra nëpunësve të administratës së tij. “Lapidarogate” jo që nuk kishte forcën shkatërrimtare të Watergate, por terreni ku kishte goditur nuk ishte i njëjti me terrenin ku ra Watergate.
“Lapidarogate” goditi mbi një rajon ku demokracia praktikisht nuk ekziston si metodë sundimi; ku klasa sunduese sundon mbi bazat e manipulimit dhe monopolit ekonomik mbi qytetarët; ku gazetaria sulmohet dhe shantazhohet me metodat sovjetike; ku mentaliteti qytetar funksionon mbi parimin leninist shtet-parti-lider; ku libreza partiake vret çdo diplomë universitare dhe punësimi nuk kërkon kualifikim akademik; ku biznesi nuk dallon nga hajnia dhe politika nuk dallon nga biznesi; ku qytetari nuk duhet të dijë të mendojë – ai vetëm duhet të dijë të jetë shërbyes i politikës ditore, deri në verbëri. Qytetari nuk guxon të mendojë, sepse po ndodhi e kundërta, ai do të quhet tradhtar, spiun, labil, joserioz . Andaj “Lapidarogate” nuk pati suksesin filtrues të Watergate.
Morri fund edhe ky skandal. Askush nuk u dënua, askush nuk dha përgjegjësi për situatën traumatike që përjetuan qytetarët gjatë mëngjesit të 20 janarit 2013. Asnjë shkarkim, asnjë kërkim falje për gabimet, asgjë. Thjeshtë "nuk ndodhi ", kaq. Qytetarët atë që duhet të bëjnë është "ta harrojnë" skandalin dhe vazhdojnë tutje. Ndryshe do të quhen spiunë, tradhtarë, labilë, joseriozë.
“Lapidarogate” zbuloi atdhetarët e sinqertë dhe seriozë nga atdhetarizmi i kot deklarativ. Zbuloi mendjet e mençura dhe të durueshme nga kokat e nxehta disfatiste. Zbuloi qytetarin e thjesht, por patriot, dhe qytetarin intelektual e të etur për pushtet dhe lavdi. Zbuloi shpirtin tonë, mentalitetin tonë, besimin tonë dhe në fund na zbuloi vet neve: popullin shqiptar të Kosovës Lindore.
Kush di ta shfrytëzojë për të mirë le të mësojë, e kush do ta shfrytëzojë për të keqe le të mësojë nga ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës