Ulëse në OKB për veriun
Një autonomi për një ulëse në OKB. Ulëse të kujt? Ulëse për çfarë? Kemi dëgjuar këtyre ditëve të fundit këtë lloj ideje shkëmbimesh, pre e së cilës kanë rënë shumë vetë. Tha kryeministri i Serbisë se pasi Kosova të japë diçka, mund ta fitojë mbase një ulëse në OKB. Por, e tha edhe kryeministri i Republikës së Kosovës që për një ulëse nuk e japim veriun. Kjo “diçka” e Kosovës është autonomia e veriut që po përflitet tash e sa kohë. Kryeministri i Kosovës tha: “Nuk e japim veriun”! Do me thënë që autonomia për veriun është jepje e veriut. Këtë e di kryeministri “ynë”, siç e dimë ne të gjithë. Këtë e thash sa për t’u siguruar që kur të thotë “ia dhamë autonominë” t’ia rikujtojmë që autonomia do të thotë jepje e tërë e veriut, jo se thamë ne, por se e tha vetë ai.
Çdo me thënë autonomi? Fjala autonomi rrjedh nga greqishtja “autonomos”, auto do me thënë vetë, nomos do me thënë ligj. Pra, ai/ata (subjekti) që bënë ligje për veten. Duhet të tregojmë këtu që në vendin tonë, por edhe përgjithësisht ka një pikëpamje shumë të pasaktë për autonominë si koncept politik. Sapo të përmendet autonomia njerëzve, u shkon në mendje njëfarë si lloj Parlamenti, me disa institucione përcjellëse të ngjashme me ato të një republike, por që ka kompetenca më të vogla. Po të pyesësh për dallimet, vështirë se merr përgjigje të saktë.
Autonomia nuk ka të bëjë vetëm me territorin. Ajo mund të jetë joterritoriale. Madje kohëve të fundit shihet si zgjidhje serioze potenciale, siç është për shembull çështja e rusëve në Estoni. Serbët e Kosovës gëzojnë tash e 13 vjet pas luftës autonomi. Ata e kanë autonominë kulturore, përmes të ashtuquajturave “kisha ortodokse serbe”, autonominë ekonomike, përmes kontrabandës në veri, madje edhe autonominë politike, përmes parimit të shumicës së dyfishtë dhe vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës. Ato që mungojnë janë formaliteti juridik i territorit të ndarë dhe institucionet legale që i kanë zakonisht territoret autonome.
Në parim unë nuk jam kundër autonomisë. Në fakt jam ithtar i saj si koncept. Përmes shpërbërjes së centralizmit kombëtar/shtetëror, më pas të bashkuar në një bashkësi ndërkombëtare/të përbotshme e shoh unë botën në të ardhmen. Por, autonomi sipas etnive, sipas kërkesave të forcave të mëdha politike janë veçse bomba të kurdisura që do të shpërthejnë herëdokur.
Autonomia të cilën po e zgjerojnë serbët, duke u quajtur tani “serbë të veriut” (pra që është tentim për autonomi legale dhe territoriale), mund të mos jetë territoriale. Kjo autonomi mund të mos e ketë kurrë formën klasike që neve na sillet ndërmend kur përmendim këtë emër, por e sigurt është që në format tjera të saj ajo do të rritet e do të bëhet shumë e rëndësishme jo veç për serbët, por për të gjithë ne që planifikojmë të jetojmë në Kosovë. Bile analistët dhe ata që merren me politikë, me gjithë modestinë, do t’i porosisja të mos presin për një marrëveshje ku serbëve do t’ju njihet territori autonom. Autonomia e serbëve në Kosovë do të rritet përmes marrëveshjeve të njëpasnjëshme që po arrihen në secilat raunde të negociatave Thaçi-Daçiq.
Nëse veriut i njihet autonomia e plotë ekonomike e territoriale, siç po i njihet pas marrëveshjeve të fundit për doganat; nëse kishave ortodokse u rriten kompetencat dhe zonat eksterritoriale siç ndodhi me vendimin e gjykatës për Manastirin e Deçanit; nëse serbët i ruajnë të drejtat që u janë përcaktuar si “diskriminim pozitiv” me shumicën e dyfishtë, e lëre më që këto të drejta do t’ju zgjerohen, Kosova edhe po t’i ketë 10 ulëse në OKB s’do t’i duhen për asgjë.
Edhe nëse jo formalisht, veriu autonom gjithnjë do ta kushtëzojë Republikën në atë mënyrë që të mos jetë funksionale ulësja e OKB-së. Si? Fare thjeshtë. Duke pasur fuqinë për të vendosur për territorin dhe resurset e tij; duke pasur gjithashtu mundësinë që të vendosë për orientimet e veta ekonomike, veriu do të jetë faktori kryesor në orientimet Republikës. Ja për shembull: liqeni i Ujmanit (Gazivodës) që shihet si e vetmja mundësi për ringjalljen e bujqësisë në Rrafshin e Kosovës, e bujqësia si mundësi reale e zhvillimit ekonomik do të jetë karta e parë kushtëzuese që do ta përdorë veriu për ta kontrolluar tërë Republikën. Dhe, kjo është vetëm një mundësi që më ra mua ndërmend.
Autonomia në këtë rast është më e madhe se ulësja në OKB. Ose për ta thënë më saktë, ulësja në OKB do të jetë e veriut autonom, jo e Republikës së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës