Rudina Xhunga dhe dallimi Kosovë – Shqipëri
Ditë më parë Rudina Xhunga botoi një shkrim me titull “Serbi afër teje”, ndaj të cilit u vërsulën shqiptarët e Kosovës që nga penat më të mprehta të gazetarisë kosovare e deri te komentuesit që nxijnë nëpër portale interneti.
Këto reagime mëtojnë ta nxjerrin Rudinën si pro-serbe apo si një autore joserioze që flet pa e njohur realitetin.
Në fakt, ky është vetëm një moskuptim thelbësor mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë. Kur unë them se shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri përbëjnë dy kombe të ndryshme, nuk mendoj se ka dallime në gjuhë dhe gjak, por dallimi është në konceptimin politik.
Rudina Xhunga dhe reaguesit kosovarë ndaj saj flasin të njëjtën gjuhë, por fjalitë e tyre kanë kuptime të ndryshme, sepse Rudina dhe këta reagues u takojnë dy kombeve të ndryshme përkatësisht dy sistemeve të ndryshme vlerash.
Kosovarëve nuk u vjen turp që para të huajve të ankohen se Serbia i ka vrarë, i ka prerë, i ka burgosur, i ka përdhunuar. Intenca e tyre vazhdon të jetë ajo e të dëshmuarit se ishin viktima të pastra të Serbisë. Për të dëshmuar këtë sa më qartë, kosovarët përpiqen të fshehin çdo të keqe që u kanë bërë serbëve. Çdo kush që bien ndesh me këtë koncept të tyre, për kosovarët është tradhtar, i shitur, gjakprishur, gjenetikisht i dyshimtë etj.
Kjo ndodh kështu ngase shqiptarët e Kosovës sapo kanë lindur si komb. Meqë janë në foshnjërinë e tyre kombëtare, ata madje ende nuk e kuptojnë se kanë lindur si komb. Ende trashëgojnë mentalitetin e pakicës etnike, ku krejt çfarë duhet bërë politikisht është të artikulojnë qartë ankesat dhe kërkesat e tyre është detyrë e shtetit amë që të merret me ankesat dhe kërkesat e tyre.
Shqiptarët e Kosovës harrojnë se që nga momenti që kanë shpallë shtetin tyre, shtet amë i tyre është Kosova e jo Shqipëria. Harrojnë, po ashtu, se më nuk kanë të drejtë morale të ankohen dhe se ata tani duhen të merren me ankesat e të tjerëve.
Në anën tjetër, Rudina Xhunga i takon një kombi tashmë 100 vjeçar. I takon një kombi që ka dalë në jetë si një komb i papjekur, madje edhe më i papjekur se kombi kosovar në momentin që ka dalë në jetë, por që për dallim prej kombit kosovar që po mbushë pesë vjet jete, ai shqiptar tashmë ka mbushur 100 vjet.
Rudina si pjesëtare e një kombi 100-vjeçar, e ka për turp të pranojë se serbët i kanë vrarë, prerë e përdhunuar shqiptarët. Paraqitja e saj është shumë më dinjitoze. Ajo përpiqet të relativizojë, të tregojë se jo vetëm serbët janë komb, por të tillë janë edhe shqiptarët. Por, derisa krahasimi i shqiptarëve me serbët për Rudinën është një gjë e mirë, sepse dëshmon se jemi komb, për kosovarët që ende nuk e kanë idenë se edhe ata tashmë janë komb është krahasim i keq, sepse kosovarët nuk kanë sy me i pa serbët si komb, por vetëm si zullumqarë. Prandaj, Rudina përpiqet të dëshmojë se jo vetëm serbët u kanë “hipur” shqiptarëve gjatë historisë, por edhe shqiptarët u kanë “hipur” serbëve me raste.
Ftesa e saj serbëve që të mos vazhdohet më me këtë lojë “të hipa” ,“më hipe”, është një ftesë civilizuese dhe dinjitoze. Është ftesë që mundësi i drejton të mundurit.
Problemi është se kosovarët ende nuk e ndjejnë vetën fitimtarë, sepse problemi kosovar është më i thellë. Kosovës nuk i mjafton që Serbia është e mundur, Kosova ende nuk e sheh veten si mundës, sepse ende nuk është ngritur në këmbët e veta.
Ndërsa, Shqipëria e sheh veten si mundës ndaj Serbisë. Njëqind vjet Serbia e nëpërkëmbi Shqipërinë duke ia marrë Kosovën, duke ia shtypur vëllezërit e gjuhës e të gjakut, dhe tashmë kjo mori fund.
Patriotëve shqiptarë u bëhet qejfi kur shohin që vëllezërit e tyre të gjuhës e të gjakut (kosovarët), deri dje të nëpërkëmbur, tani ulën në një tavolinë në Bruksel me dhunuesit e deridjeshëm (serbët). Në Tiranë e dinë se përfaqësuesit serbë dhe ata kosovarë nuk janë të barabartë në Bruksel, sepse përfaqësuesve kosovarë u mungon dija, përvoja e shumëçka, por e dinë se pikërisht për këtë, ulja e tyre në një tavolinë në Bruksel është poshtërim për Serbinë. Por, kjo çfarë u duket për mburrje në Shqipëri u duket për turp në Kosovë.
Se dallimet konceptuale mes Kosovës dhe Shqipërisë ekzistojnë, kjo është një gjë që duhet pranuar e shpjeguar dhe jo të mohohen e të heshtën. Heshtja e këtyre dallimeve shpien në konflikt. Pranimi i dallimeve të shtyn të mendosh dhe të përpiqesh ta kuptosh tjetrin para se ta akuzosh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInjorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
"Fitore e shitur", Rezarti me akuza të forta për produksionin e BBVK: A jeni gati t'i nxirrni votat Drilon-Gjesti në gjykatë? Me qëllim i tërhiqnit kamerat për Drilonin
Robert Nolfe thyen heshtjen: Parashqevia nuk u paraqit në gjykatë plot katër seanca, kam paguar qiranë 12 vite për të
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama